Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Loja E Pritjes

Megjithese te deshiruar per tu kthyer ne shtepite e tyre, shume refugjate Kosovare neper kampet e Shqiperisepo presin me durim qe te marrin nje sinjal per tu kthyer ne Kosove nga agjensite e ndihmave.
By IWPR

Nje studim i kryer ne mes te refugjateve Kosovare ne Shqiperi ka rezultuar se megjithese te deshiruar per tu kthyer ne shtepite e tyre, pjesa me e madhe e familjeve jane te pergatitura te presin edhe me teper se nje muaj ne se i kerkohet te bejne kete nga KFOR dhe agjensite e ndihmave nderkombetare.


Por anketimi gjithashtu ka treguar edhe nevojen urgjente per nje fushate informimi publik per te siguruar nje rikthim te rregullt dhe te sigurte.


Studimi eshte kryer ne baze te 311 intervistave te kryera me refugjate ne tete kampe ne Tirane, Korce dhe Kukes, ndermjet datave 11 dhe 13 Qershor nga Instituti per Studime Politike dhe Ligjore (IPLS), nje organizate jo qeveritare me seli ne Tirane dhe Shoqata Amerikane per Avancimin e Shkences (AAAS) me qender ne Washington.


Studimi tregoi se megjithese refugjatet jane te gatshem te kthehen ne shtepi menjehere, ata jane te shqetesuar per kushtet ne te cilat do te kthehen, dhe vecanerisht per sigurine e tyre.


78 per qind e te pyeturve thane se nuk do te ktheheshin deri sa te besonin se ishte e sigurte, nje pozicion te cilen ata e barazonin me prezencen e NATO-s si pjese e KFOR-it.


Shume refugjate thane se ata deshironin qe NATO-ja ti shoqeronte ata per ne shtepi dhe, te vendosur, shtuan se nuk do te ktheheshin ne zonat e kontrolluara nga ushtaret Rus. Intervistuesit nuk kane bere pyetje eksplicite per nje zone te kontrolluar nga Ruset dhe trupat Ruse akoma nuk kishin marre kontrollin e aeroportit te Prishtines kur eshte kryer anketimi.


Pervec frikes per sigurine, refugjatet gjithashtu shprehen shqetesime per ushqimin, strehimin, transportin dhe parate per karburantin, megjithese pergjigjet ishin te ndryshme neper kampe te ndryshme.


Refugjatet ne kampet ne Tirane, kryeqytetin e Shqiperise, dhe Kukes, ne kufi me Kosoven, jane kryesisht te shqetesuar per ushqimin dhe transportin, ndersa strehimi preokupon refugjatet ne kampet ne Korce dhe rreth saj.


Studimi rezultoi se 26 per qind e refugjateve kishin nje forme transporti, qe do te thote se pjesa me e madhe do te kene nevoje per ndihmen e agjensive per tu kthyer ne shtepite e tyre. Per me teper, sa me larg qe eshte kampi nga Kosova, aq me pak refugjate kane mjetet e tyre. Ndersa ne Tirane rreth 22 per qind e refugjateve kishin nje mjet transporti, ne Korce vetem 2 per qind e kishin ate.


Pjesa me e madhe e refugjateve te cilet kane filluar te kthehen per ne Kosove nga Shqiperia e kishin bere rrugen me makinat dhe mjetet e tyre, pjesa me e madhe traktore, dhe kishin jetuar ne kampet rreth Kukesit.


Refugjatet pranonin nevojen e te qenit te durueshem dhe shpreheshin se ata jane te gatshem te presin, ne se zyra e Komisariatit te Larte per Refugjatet e OKB-se (UNHCR) i rekomandon te bejne kete.


Me teper se gjysma e refugjateve te intervistuar (56.7 per qind) thane se ata ishin te pergatitur te prisnin per me teper se nje muaj perpara se te kthehen ne Kosove, duke sugjeruar se agjensite e ndihmave do te jene ne gjendje te planifikojne kthimin e tyre ne disa faza brenda nje periudhe kohore prej disa muajsh. Megjithate, me qellim qe te sigurohet qe procesi eshte i rregullt, agjensite duhet te marrin masa per te informuar refugjatet per gjendjen aktuale ne terren.


“Nje fushate informimi publik per te gjithe, vecanerisht refugjatet nga zonat rurale dhe ne kampet jashte Tiranes eshte e nje rendesie te vecante,” thote Patrick Ball i AAAS. “Shqiptaret e Kosoves kane nevoje per tu informuar dhe tu jepen mekanizmat te cilat do tu lejojne ata marrin pjese ne diskutimet dhe marrjen e vendimeve te agjensive te ndihmave.”


Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR dhe Kim Gildersleeve eshte nje artikullshkrues i specializuar per Europen Lindore.