LIRIMI I REBELIT SHQIPTAR NXITË ZEMËRIM NË MAQEDONI

Qeveria fajësohet pasi gjykata liroj të akuzuarin i cili kontrolloj një fshat për muaj të tërë.

LIRIMI I REBELIT SHQIPTAR NXITË ZEMËRIM NË MAQEDONI

Qeveria fajësohet pasi gjykata liroj të akuzuarin i cili kontrolloj një fshat për muaj të tërë.

Friday, 2 September, 2005

Qeveria e Maqedonisë mbajti seancë të jashtëzakonshme me 1 shtator për të diskutuar si një shqiptar i cili shndërroj një fshat jashtë Shkupit në zonë të ndaluar për policinë është lejuar të largohet i lirë, pasi paraqitjes së tij vullnetare para gjykatave dy javë më parë.


Derisa disa analistë mbrojtën këtë vendim, duke thënë se qeveria zgjodhi një problem të gjatë pa veprime të dhunshme policore, të tjerët druajnë se kjo mund të ofroj një shembull të rrezikshëm.


Agim Krasniqi dhe dhjetëra meshkujt të tjerë të armatosur kanë shkaktuar kokëçarje për qeverinë që nga nëntori i kaluar, kur ata morën nën kontroll fshatin e Kondovës, dhjetëra kilometra larg Shkupit, faktikisht duke e shndërruar në zonë të sigurt për kriminelët nga Maqedonia dhe Kosova.


Qeveria injoroj thirrjet për operacion të gjerë policor për të rikthyer kontrollin e fshatit, për shkak të frikës se kjo mund të nxisë tensionet etnike në vend dhe mobilizoj mbështetje për Krasniqin.


Policia lëshoj fletë arrest për arrestim të tij pasi ai injoroj thirrjen në gjykatë për dëgjimin e akuzave që përfshinin vjedhje, kidnapim dhe armëmbajtje pa leje.


Por Krasniqi qëndroj mospërfillës, duke paralajmëruar se nëse policia do t’i afrohej fshatit ai do të hakmerrej me bombardim të Shkupit.


Në ndërkohë, një politikan shqiptar i tha Raportit të Krizave për Ballkan, BCR, se Krasniqi kishte kontaktuar me zyrtarë shqiptarë, për të kërkuar garanci për një gjykim të drejtë nëse ai dorëzohej.


Në korrik, Presidenti Branko Crvenkovski thirri një seancë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë për të diskutuar situatën në Kondovë. Këshilli pastaj dha dritën e gjelbër për policinë për të vendosur Krasniqin para drejtësisë.


Por çka u konsiderua si rezultat i një marrëveshje të amnistisë, Krasniqi në mënyrë vullnetare u paraqit para një gjykatësi hetues me 18 gusht.


Gjykatësi vendosi se ky veprim përbënte garanci të mjaftueshme se ai do të vijonte seancat gjyqësore gjatë procesit gjyqësor. Si rezultat i kësaj, ata tërhoqën fletë arrestin dhe vendosën të mos e paraburgosin.


Vendimi i gjykatës për ta liruar atë nxiti kritika të rënda si nga presidenti ashtu edhe nga partitë opozitare.


Ata akuzuan qeverinë se ajo po përmbushte kërkesat e partnerit shqiptar qeverisës dhe për ushtrim të presionit mbi gjykata për të liruar Krasniqin.


“Duke marrë parasysh se Krasniqi dhe grupi i tij ballafaqohen me akuza për krime serioze, dyshime dhe zemërim rreth veprimeve të prokurorisë janë të kuptueshme,” tha Crvenkovski me 26 gusht.


Presidenti theksoj se vendimi ishte në kundërshtim të plotë me thirrjet e Këshillit të Sigurimit me 14 korrik që policia të arrestonte Krasniqin.


Partitë nacionaliste opozitare theksuan këto ankesa. Nikola Gruevski, lideri i VMRO DPMNE, tha se ai ishte i bindur se Krasniqi ishte liruar pas një marrëveshjeje, duke paralajmëruar se një veprim i tillë vetëm se do të inkurajoj kriminelët e tjerë.


Si rezultat i këtij shembulli, ai tha, ngjarjet në këtë fshat “mund të përsëriten në të ardhmen, duke krijuar problemet e njëjta sërish.”


Qeveria insiston se ajo nuk ishte e përzier në vendimin e gjykatës dhe pohon se nuk ka ushtruar kurrfarë presioni mbi gjyqësinë.


Në mes të kritikave të rënda dhe thashethemeve për amnisti të Krasniqit, zyra e prokurorit publik gjatë kësaj jave publikisht mohoj të ketë ofruar ndonjë amnisti. “Asnjë nga akuzat apo kërkesat kundër Krasniqit nuk janë tërhequr,” theksoj deklarata.


Por shumë analistë dhe profesorë të juridikut mbesin të bindur se qeveria kishte ndikuar në këtë rast, përkundër mohimeve publike.


“Gjykatësi kishte mjaft arsye për të urdhëruar paraburgimin e Krasniqit,” deklaroj për BCR, Vllado Kambovski, profesor i juridikut, duke shtuar se ai nuk mund të kuptonte vendimin e gjykatësit.


Gordan Kalajdziev, një profesor tjetër i juridikut, u pajtua, duke pohuar se ishte e çartë se një marrëveshje politike ishte arritur.


“Ka raste kur prokuroria kërkon paraburgim për personat e akuzuar me vjedhje të 50 eurove,” ai tha. “Asnjë gjykatës me integritet nuk do të lejonte lirimin e një personi i cili ballafaqohet me akuza të tilla.”


Të tjerët mbrojnë gjykatën, duke u përqendruar në të ardhmen e largët.


Ata besojnë se veprimet e gjykatës janë pjesë e vendimit të vetëdijshëm për të zgjidhur krizën e Kondovës para vendimit të pritur nga Brukseli për statusin e kandidimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian; në kohë të tillë, vendi nuk mund të ketë pjesë të vendit ku sundimi i ligjit nuk aplikohet.


Ljubomir Frckovski, një analist politik, tha për BCR se qeveria kishte vendosur të liroj Krasniqin në mënyrë që çështja e Kondovës të zgjidhet në mënyrë paqësore.


“Qeveria ka vendosur se është më mirë që Kondova të zgjidhet përmes negociatave politike,” tha Frckovski për BCR, duke shtuar se përfundimi “është duke provokuar një revoltë të arsyetueshme tek popullata.”


Mersal Biljalli, këshilltar i qeverisë, përshkroi veprimet rreth rastit të Krasniqit si “veprime të guximshme.”


“Mënyra se si gjërat u zgjodhën ishte duke zgjedhur të keqën më të vogël,” tha ai. “Pa marrë parasysh reagimin e publikut, në aspektin afatgjatë ky është një veprim pozitiv.


“Rasti i Krasniqit nuk është zgjidhur. Institucionet janë treguar tolerante por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të dënohet në procesin gjyqësor kundër tij.”


Përkundër këtij optimizmi, pyetje të rëndësishme mbesin pa përgjigje në rastin e Kondovës.


Për shembull, nuk është e çartë se çka ka ndodhur me armatimin e rëndë që Krasniqi ka pohuar se mban në fshat.


Dhe sikur një diplomat tha, “çfarë janë garanci se kjo nuk do të ndodh sërish?”


Në ndërkohë, Krasniqi mund të shihet në kafenetë në qendër të Shkupit. “Gjithçka që kam të them, do ta them në gjykatë,” tha ai për BCR.


Mitko Jovanov është gazetar me të përditshmen Dnevnik.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists