Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

LIGJI MBI FLAMUJT NXITË KONFLIKT ME OPOZITËN MAQEDONASE

Partitë e djathta kërkojnë nga gjykatat të anuloj ligjin e ri i cili lejon shqiptarët të vendosin flamurin e tyre në ndërtesa shtetërore.
By Boris Georgievski

Partitë opozitare të Maqedonise kanë premtuar se do të luftojnë në gjyqin kushtetues ligjin e ri i cili lejon shqiptarët të vendosin flamurin e tyre në ndërtesat qeveritare.


Me 18 korrik, Presidenti Branko Crvenkovski firmosi ligjin mbi përdorimin e simboleve etnike pasi parlamenti aprovoj këtë ligj javën e kaluar.


Ligjëvënësit aprovuan ligjin, një nga reformat e fundit ligjore që buron nga marrëveshja e Ohrit 2001, vetëm pas tri jave të debatit intenziv.


Por partitë opozitare mbesin të zemëruara se flamuri i dalluar i kuq, i cili mbanë një shqiponjë me dy koka, mund të valoj nga institucionet qeverisëse pranë flamurit maqedon në rajonet ku shqiptarët përbëjnë të paktën gjysmën e popullatës.


Në realitet, kjo do të thotë se 16 nga 84 komunat e vendit mund të vendosin këtë flamur.


Ata thanë se është e papranueshme që minoriteti shqiptar të lejohet të përdorë flamurin “e një shteti tjetër”, që do të thotë Shqipërisë, në këtë mënyrë.


Ata thanë se kjo do të kompromitojë sovranitetin e Maqedonisë nëse flamuri shqiptar do të vendoset në bazat ushtarake, gjykatat dhe stacionet policore.


Me 15 korrik, deputetët e opozitës lëshuan seancën e parlamentit në shenjë proteste para arritjes së vendimit.


Disa deputetë nga partia qeverisëse Social Demokrate gjithashtu kundërshtuan ligjin derisa deputetët nga parneri më i vogël i koalicionit, Liberal Demokratët, abstenuan.


Fitorja e ngushtë e qeverisë në këtë votim nuk do të përfundoj mosmarrëveshjen, pasi VMRO-DPMNE dhe VMRO Narodna, një parti e re nacionaliste, e udhëhequr nga ish kryeministri Ljupco Georgievski, premtuan të dërgojnë këtë çështje në gjykatën kushtetuese.


Ata dëshirojnë që autoriteti më i lartë gjyqësor në vend të ndalojë këtë ligj, sikurse bëri këtë kur një ligj i ngjashëm u kalua në vitin 1997.


“Lejimi i vendosjes së flamurit të një vendi tjetër në institucionet shtetërore do të thotë ndarje të sovranitetit,” tha Silvana Boneva, deputete e VMRO-DPMNE.


Ajo tha se ligji i ri ishte në kontradiktë me klauzat e kushtetuetës maqedone të cilat mirren me sovranitetin e vendit, “Kjo gjithashtu shkel marrëveshjen paqësore të Ohrit mbi flamujtë, e cila thekson se flamujtë [e tjerë lokal] mund të vendosen në ndërtesat komunale por jo në institucionet shtetërore.


“Shtuarja e një flamuri etnik, flamurit të një vendi tjetër, në ndërtesat shtetërore do të thotë se ne jemi duke ndarë sovranitetin me flamurin e atij vendi të cilën flamuri përfaqëson.”


Sondazhet tregojnë se vendimi i qeverisë nuk është i popullarizuar. Një sondazh i bërë në fund të qershorit tregoj se më shumë se 63 përqind të njerëzve kundërshtuan ndërrimet.


Ekspertët gjithashtu i janë bashkangjitur këtij grupi, duke ngritur brengat e tyre rreth ilegalitetit dhe humbjes se sovranitetit.


“Asnjë vend në botë nuk lejon përdorimin e flamurit të një vendi tjetër në këtë mënyrë,” tha Gordana Siljanovska, profesoreshë e drejtësisë dhe ekspert i qeverisë lokale.


“Ju nuk mund të shihni flamuj të vendeve të tjera të vendosura madje edhe në shtetet konfederale, si Zvicra. Në Slloveni, minoritetet hungareze dhe italiane kanë të drejtë të përdorin flamujtë e tyre por vetëm në nivelin lokal dhe gjatë festave.”


“Flamuri është shenjë e shtetësisë dhe sovranitetit,” Trajan Bendevski, profesor i drejtës ndërkombëtare, deklaroj për të përditshmën Vreme. “Nëse një flamur i huaj vendoset brenda kufinjëve të atij shteti, kjo do të thotë se sovraniteti i atij vendi është në pyetje.


“Paramendoni vendosjen e flamurit të Puerto Rikos apo Meksikës në SHBA.”


Ekziston një histori përplot tension rreth përdorimit të flamujve në Maqedoni, derisa bashkësia shqiptare, e cila shënon rreth një të tretën e popullatës, vendos rëndësi të madhe në faktin se a munden, apo jo, të vendosin simbolet e tyre në publik.


Në vitin 1997, konfliktet rreth vendosjes së paautorizuar të flamurit shqiptar në ndërtesat komunale rezultoj në përplasje me policinë në qytetet e dominuara me shqiptarë të Tetovës dhe Gosivarit, në perëndim të Maqedonisë.


Policia rrahu dhe arrestoj dhjetra prortesues derisa kryetarët e dy qyteteve kaluan kohë në burg.


Pasi parlamenti në vitin 1997 vendosi të kaloj një ligj i cili lejon komunitetet etnike të përdorin flamujt e tyre, gjykata kushtetuese në vitin 1998 deklaroj këtë vendim jokushtetues.


Opozita shpreson se skenari i njejtë do të përsëritet këtë herë gjithashtu.


Edhe nëse shpresat e tyre realizohen, kjo çështje nuk do të harrohet lehtë.


Ligji është pjesë e rëndësishme e një pakoje më të gjërë të ndërrimeve ligjore të cilat buruan nga marrëveshja paqësore e Ohrit e mbështetur nga ndërkombëtarët.


Çdo tentim të dobësohen apo t’i shmangen kushteve të marrëveshjes, e cila i dha fund grindjes së hidhur në vitin 2001, nuk do të ballafaqohet me opozitë vetëm nga shqiptarët por gjithashtu edhe nga fuqitë perëndimore, mbështetja e së cilëve është esenciale për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.


Siljanovska tha se ajo nuk dëshironte të spekuloj rreth përfundimit të vendimit të gjykatës por e bëri të çartë se çfarë vendimi ajo priste.


“Nëse kjo është një gjykatë e integritetit dhe e cila respekton vendimet e paraardhësve, atëherë unë pres që ajo do ta mbroj kushtetutën dhe ligjet, e jo qeverinë,” ajo tha.


Qeveria, në anën tjetër, është plot besim se gjykata nuk do të guxoj të sfidoj kushtet e marrëveshjes së Ohrit.


Kryeministri Buckovski thotë se sulmet e opozitës janë alarmante dhe të bazuara në pohime të rreme.


“Sidoqoftë, flamuri maqedon do të vendoset pranë flamujve [lokal],” ai tha. “Integriteti territorial i Maqedonisë nuk do të kompromitohet.”


Boris Georgievski është gazetar me të përditshmën Utrinski Vesnik.