LIGJI PER KRIMET E LUFTES JO I PLOTE

Serbia po pergatitet te miratoje nje ligj per krimet e luftes i cili nuk do te arrije te siguroje arrestimin e "peshqve te medhenj" sepse shume prej tyre jane ende ne pozita te rendesishme shteterore.

LIGJI PER KRIMET E LUFTES JO I PLOTE

Serbia po pergatitet te miratoje nje ligj per krimet e luftes i cili nuk do te arrije te siguroje arrestimin e "peshqve te medhenj" sepse shume prej tyre jane ende ne pozita te rendesishme shteterore.

Parlamenti i Serbise po pergatitet te miratoje nje ligj i cili u lejon gjykatave lokale qe per here te pare te gjykojne raste te krimeve te luftes, por kritiket thone se ky ligj nuk do te mund te beje sa duhet ne menyre qe vendi te perballet me te kaluaren e tij.


"Ne me ne fund duhet te kryejme kete spastrim dhe te pranojme se disa prej bashkeqytetareve dhe patrioteve tane kane kryer krime ne emrin tone dhe se keta njerez duhet te pergjigjen per ato qe kane bere," ka thene ministry i drejtesise Vladan Batiq perpara parlamentit ndersa ka paraqitur projektin e ligjit me 24 Qershor.


Ligji eshte shume perfshires, dhe ka fuqi vepruese per te gjitha krimet e kryera ne te gjithe territorin e ish Jugosllavise.


Por kritiket thone se ai nuk eshte pergatitur me gjithe zemer dhe ne pjesen me te madhe eshte thjesht kozmetike.


Ne rradhe te pare, ligji nuk do te kete fuqi vepruese mbi te gjithe personat e perfshire ne krime. Projekt ligji parashikon vetem hetimin dhe denimin e ushtareve te thjeshte - atyre te cilet kane kryer keto krime ne terren - dhe nuk zgjidh ceshtjen e pergjegjesise se atyre qe kane qene me lart ne zinxhirin e komandimit.


James Lyon, perfaqesuesi i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Serbi, ka thene per IWPR se ceshtja e atyre te cilet kane dhene urdherat per krime lufte mund te mos adresohet asnjehere per shkak se shume prej tyre jane ende ne pushtet.


Ai e konsideron projekt ligjin si nje "menyre qe qeveria te perpiqet te tregoje se po ben dicka, por me koston me te ulet te mundeshme".


Sic ka theksuar Batiq, projekti parashikon krijimin e nje zyre te vecante prokurorie dhe qendrave te vecanta te burgimit per te dyshuarit per krime lufte.


Megjithate, projekt ligji nuk parashikon krijimin e njesive speciale policore per arrestimin e te dyshuarve. Kjo eshte nje mungese e madhe, thote Natasha Kandiq, drejtoreshe e Qendres Humanitare Ligjore ne Beograd. "Ketu ende ekzistojne lidhjet e vjetra ndermjet prokurorise dhe policise, te cilet vete kane qene te perfshire ne lufte dhe nuk pranojne te japin provat e nevojeshme per denimin e fajtoreve," ka thene ajo per IWPR.


Kandiq nuk mendon se legjislacioni i ri do te beje qe ceshtja e krimeve te luftes te shnderrohet ne nje ceshtje te rendesishme ne axhenden zyrtare te Serbise. Qeveria nuk ka arritur te kuptoje se sa serioze eshte ceshtja e trashegimise se krimeve te luftes, dhe eshte e pasigurte politikisht per te ndermarre nje vendim te rendesishem, ka thene ajo. Fjalimi i ministrit te drejtesise ka qene vetem nje pranim me zorr i procesit te krimeve te luftes. Ai ka nxituar te fokusoje vemendjen e parlamentit ne ato qe ai i konsideron si deshtime te Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage.


Ai ka akuzuar gjykaten se ka dhene "nje drejtesi selektive," duke permendur si shembull deshtimin e gjykates se Hages per te ngritur akuza ndaj drejtuesve te tanishem Shqiptare ne Kosove per krimet te cilat ata mendohet se kane kryer gjate konfliktit ne vitin 1999. Ne menyre te vecante, ai ka pershkruar komandantet e kohes se luftes Hashim Thaci, Agim Ceku dhe Ramush Haradinaj - te cilet tani respektivisht jane ne krye te Partise Demokratike te Kosoves, Trupave Mbrojtese te Kosoves, dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves, - si "kriminelet me te medhenj qe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore".


"Bashkepunimi me gjykaten e Hages eshte nje e keqe e domosdoshme e cila na eshte detyruar me force. Askush nuk e deshironte ate…. Por ne nuk mund te kundershtojme Shtetet e Bashkuara te Amerikes," ka thene Batiq, duke shtuar se ai shpresonte qe fillimi i gjyqeve ne vend do te sillte edhe ndalimin e ngritjes se akuzave nga gjykata e Hages.


Batiq ka thene se ai nuk priste te kishte nje numer te madh ceshtjesh penale. Ai ka permendur dy ceshtje te rendesishme te cilat do te gjykohen - ekzekutimi i rreth 250 te burgosurve Kroate ne vitin 1991 ne Vukovar, dhe rastin e disa qindra Shqiptareve trupat e te cileve jane gjetur te varrosura ne rrethinat e Beogradit, ne Batajnica ne Qershor te vitit 2001.


Drinka Gojkoviq, drejtore e Qendres se Dokumentimit te Lufterave te viteve 91-99, mendon se retorika e Batiq reflekton nje qendrim cinik dhe mbrojtes nga ana e zyrtareve te Beogradit. Serbet e thjeshte nuk ngurojne te ndermarrin nje qendrim moral ndaj krimeve te kaluara te vendit te tyre, por ata jane te hutuar nga mesazhet kontradiktore qe jep qeveria, ka thene ajo.


Qendrimi i Beogradit per ceshtjen e krimeve te luftes eshte ndryshuar disa here. Ne Janar te vitit 2001, ish kryeministri i atehershem i Serbise Zoran Gjingjiq ka siguruar mbeshtetjen e Sekretarit te Shtetit Amerikan Colin Powell dhe kryeprokurores se Hages Carla Del Ponte per procedimin e krimeve te luftes ne menyre lokale. Gadishmeria e dukeshme e qeverise per te bashkepunuar me Hagen eshte nderprere ne menyre te menjehereshme pas ekstradimit te ish Presidentit Sllobodan Millosheviq ne Hage ne veren e vitit 2001. Analistet atehere i konsideruan deklarimet e mepareshme positive si thjesht nje propagande per te diskredituar Millosheviqin.


Me pas per kete ceshtje ka pasur pothuajse nje heshtje te plote deri kur Gjingjiq eshte vrare ne muajin Mars te ketij viti dhe qeveria ka zbuluar se disa nga te dyshuarit kryesore per vrasjen e tij kane qene njerez te cilet ose jane implikuar direkt ne krime lufte, ose kane qene te perfshire ne lobin Serb anti Hages. Ne ate moment, qeveria ka kuptuar se nuk mund te linte me jashte vemendjes kete ceshtje dhe ka filluar te krijoje nje marredhenie me te mire me gjykaten. Ne te njejten kohe qeveria ka shpallur edhe planet e saj per krijimin e nje gjykate per krimet e luftes.


Pamja e cila shfaqet tani eshte ajo e nje qeverie e cila eshte ende e pavendosur apo e pamundur per te zgjidhur me vendosmeri ceshtjen e krimeve te luftes. Deri ne momentin kur ajo te ndihet me e sigurte, dhe te kete me teper besim se ajo ka mbeshtetjen morale te elektoratit, veshtire qe drejtuesit e Serbise te mund te krijojne nje sistem te fuqishem per te gjykuar krimet e luftes.


Zeljko Cvijanoviq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Beograd.


Balkans, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists