Leshimet e para
Vizita e udheheqesit Serb Milutinovic ne vendin ku zhvillohen bisedimet ne Paris eshte njoftuar gjeresisht si nje mundesi per te nenvizuar edhe nje here pozicionet e linjes se ashper. Por pavaresisht nga rezultati, kukulla e Miloshevicit ne fakt ndihmoi n
Leshimet e para
Vizita e udheheqesit Serb Milutinovic ne vendin ku zhvillohen bisedimet ne Paris eshte njoftuar gjeresisht si nje mundesi per te nenvizuar edhe nje here pozicionet e linjes se ashper. Por pavaresisht nga rezultati, kukulla e Miloshevicit ne fakt ndihmoi n
Ne diten e gjashte te bisedimeve per Kosoven, ne Rambouillet, prane Parisit u shfaq Presidenti Serb Milan Milutinovic, per nje vizite surprize ekipit negociator Serb. Qe prej emerimit te tij ne 1997, Milutinovic eshte pare thjesht si nje kukull e Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic, dhe qellimi i vizites se tij u be shkak per spekullime te shumta.
Sipas disa burimeve te mire informuara ai kishte sjelle nje mesazh te rendesishem nga shefi i tij. Disa te tjere thane se ekipi Serb do te ndryshohej shume shpejt. Kampi i trete thane se kjo ishte nje perpjekje e nendheshme: Milutinovic kishte ardhur si rezultat i presionit Perendimor mbi Miloshevicin, per te siguruar qe nje avancim i nevojshem te arrihej perpara perfundimit te javes se pare te bisedimeve. Si zakonisht, keto teori rezultuan pothuajse krejtesisht te pabazuara.
Nuk eshte se bisedimet nuk kishin nevoje per nje shtytje. Gjate javes se pare, si Serbet ashtu edhe Shqiptaret mbeten te palevizur ne pozicionet e tyre fillestare. Shqiptaret vendosen si nje para kusht te nevojshem deklarimin e nje armpushimi dhe dislokimin e forcave te NATO-s. Ky fakt nuk u mire prit jo vetem prej Serbeve por edhe prej ndermjetesuesve nderkombetar. Serbet kerkuan qe te dyja palet te nenshkruanin nje liste pre 10 "principesh" (ne fakt linjat e bisedimeve te formuluara me pare nga Grupi i Kontaktit), perpara se ata te fillonin bisedimet. Keto principe perfshijne deklarata te pergjitheshme rreth nje zgjidhje paqesore te konfliktit ne Kosove, nevojen per vet-vendosje, respektimin e te drejtave te njeriut, etj. Por ketu ka nje pike: nje nga keto principe, ashtu sic e kuptojne Serbet, perfshin "ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit te Jugosllavise". Shqiptaret u vune ne pozite shume te veshtire per te filluar bisedimet mbeshtetur ne kete baze pa perfituar dicka ne kembim. Me fjale te tjera, secila pale ngulte kembe qe pala tjeter te nenshkruante dicka te ngjashme me kapitullimin qe perpara se te fillonin bisedimet.
Kjo ishte situata ne Rambouillet perpara se te mberrinte Milutinovic. " Ne fakt, Milutinovic erdhi me kerkesen tone, sepse gjerat po veshtiresoheshin shume ketu", tha nje prej anetareve te delegacionit Serb disa dite me vone. "Detyra e tij ishte te bindte ministrat e Grupit te Kontaktit te benin presion mbi Shqiptaret qe ata te nenshkruanin 10 principet", tha po ky burim. "Per fat te keq ai deshtoi".
Por kishte edhe nje faktor tjeter. Aresyeja e vertete qe ekipi Serb kerkonte prezencen e Milutinovicit eshte qe ata po ndiheshin te shtypur ne mes te urdherave qe vinin nga Beogradi per te mos ndryshuar qendrim nga njera ane, dhe presionit qe ushtrohej ndaj tyre nga ndermjetesuesit nderkombetar per te filluar diskutimet mbi propozimet e Grupit te Kontaktit, nga ana tjeter. Ata donin qe Milutinovic te provonte kete presion vete, dhe me pas ti ndihmonte ata te benin leshime pa humbur fytyren.
Me sa duket, kjo pati sukses. Megjithese Milutinovic vazhdoi te fliste rreth 10 principeve, ai ne fund inkurajoi ekipin Serb te fillonte te studionte dokumentat e pergatitura nga Grupi i Kontaktit dhe te lejonin fillimin e bisedimeve te verteta. Ai gjithashtu mbajti nje sere konferencash per shtyp gjithmone me sensin e tij te vecante te humorit. "Ne deshirojme te kemi bisedime balle per balle me palen tjeter" , tha ai. "Ne rast se ata pranojne [nje marrveshje], ne jemi gati t`i puthim ata." Ai tha gjithashtu se Beogradi ndoshta do te binte dakort te lejonte dislokimin e trupave te NATO-s ne Kosove, "ne rast se Jugosllavia behej anetare e NATO-s" Kur dikush e pyeti ate ne se po fliste seriozisht, ai u pergjigj: "Mos me pyesni mua, pyesni NATO-n." Milutinovic dhe ekipi Jugosllav vazhduan te kundershtojne idene e dislokimit te trupave te NATO-s por dhane edhe sinjale se mund te kete hapesire per nje marrveshje te tipit lesho per te fituar.
Duke lene me nje ane shakate, pas fillimit te keq te javes se pare, vizita e Milutinovicit ishte e nje rendesie te vecante per fillimin e bisedimeve. Mberritja e tij krijoi nje hapesire e cila i dha ekipit Serb nje mundesi per te marre fryme dhe i ndihmoi ata per te kapercyer veshtriresite proceduriale--si psh. refuzimin fillestar nga ana e tyre per t`u ulur balle per balle me "terroristet" e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Per te pare nje rezultat te vertete duhet te pritet edhe me, dhe dite pas dite ata qe ndjekin me vemendje bisedimet shohin nivele te ndryshueshme pesimizmi mbi arritjen e nje marrveshje te mundeshme. Natyrisht qe fijet levizen prej diku tjeter. Por si perfundim mund te thuhet, se vizita nuk ishte e keqe po te kemi parasysh se ai eshte nje kukull.
Dejan Anastasijevic eshte gazetar i Vreme ne Beograd.