'LARG DUART' NGA BOSNJA
Beogradi dhe Zagrebi njohin integritetin territorial te Bosnjes por lene me nje ane ceshtje te tjera te rendesishme ne takimin Ballkanik.
'LARG DUART' NGA BOSNJA
Beogradi dhe Zagrebi njohin integritetin territorial te Bosnjes por lene me nje ane ceshtje te tjera te rendesishme ne takimin Ballkanik.
Kryetaret e shteteve te Jugosllavise dhe Kroacise kane premtuar ne nje takim ne Sarajevo kete jave se nuk do te bejne asnje perpjekje per te marre pjese te territorit te Bosnjes.
Premtimi, megjithate, ka qene nje nder pikat e rendesishme te takimit te 15 Korrikut ndermjet presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica, kolegut te tij Kroat Stjepan Mesiq dhe presidences tre paleshe te Bosnjes, te perbere nga Beriz Belkiq, Zivko Radishiq dhe Jozo Krizanoviq.
Te tjera probleme te veshtira jane lene te paprekura. Bisedimet ishin cilesuar si historike sepse ato kane qene te parat e ketij lloji qe prej nenshkrimit te marreveshjes se paqes se Dejtonit, e cila i dha fund luftes ne Bosnje ne Nentor 1995. Per me teper, ky takim eshte organizuar pa ndihmen e komunitetit nderkombetar.
Drejtuesit kane dhene shume premtime per paqen dhe stabilitetin por nuk kane folur konkretisht mbi ndonje prej ceshtjeve te rendesishme te cilat ende pengojne marredheniet normale midis ketyre vendeve. Megjithate, premtimi per te repsektuar integritetin territorial te Bosnjes eshte konsideruar si nje arritje e rendesishme.
Gjate dekades se kaluar, si Kroacia edhe Jugosllavia e mbetur jane perpjekur te ndajne vendin ndermjet tyre. Ne Sarajevo, drejtuesit e Beogradit dhe Zagrebit kane njohur pa ekuivok ekzistencen e shtetit te Bosnjes. Koshtunica dhe Mesiq kane premtuar te respektojne mosndryshimin e kufinjve te tij.
Mesiq ka qene me i prere duke thene se “Te gjithe ata qe kane menduar se nje Serbi e Madhe apo nje Kroaci e Madhe mund te krijohej ne kurriz te Bosnje Herzegovines duhet ti harrojne keto iluzione”.
Takimi ka perfunduar me nje deklarate shume te vaget prej shtate pikash, e cila “kerkonte”, “theksoi”, “konfirmoi” dhe “inkurajoi” zhvillimin e marrdhenieve te mira.
Kryetaret e shteteve kane theksuar vendosmerine e tyre per te zbatuar parimet e marreveshjes se paqes se Dejtonit, kane kerkuar bashkepunim rajonal dhe kthimin e refugjateve si edhe kane denuar te gjitha format e terrorizmit, pavaresisht motiveve apo identitetit te fajtoreve.
Por drejtuesit nuk kane diskutuar per probleme serizoe te cilat ende pengojne marredheniet e mire midis shteteve. Nuk eshte permendur fare kompensimi per demet e luftes, arrestimi i krimineleve te luftes, ceshtjet e pronave, apo akuzat per genocid te ngritura nga Sarajevo ndaj Jugosllavise ne Hage.
Kerkesat e Bosnjes per te perdorur portin Kroat te Ploces si portin e saj kryesor nuk jane diskutuar. Gjithashtu nuk eshte folur as per Prevlakan, nje territory i kontestuar ne kufirin ndermjet Jugosllavise dhe Kroacise.
Pjesemarresit kane shmangur diskutimin edhe per ceshtje te cilat kishin premtuar se do te ishin ne qender te takimit – sic ishte kerkesa e faljes nga Koshtunica per luften ne Bosnje.
Disa politikane Boshnjak kane theksuar perpara bisedimeve se marredheniet ndermjet Beogradit dhe Sarajevos do te permiresoheshin ndjeshem vetem pasi Koshtunica dhe koleget e tij do te kerkonin falje per rolin e Serbise dhe Jugosllavise ne konflikt.
Gjate gjithe luftes, Serbia ka mbeshtetur haptazi forcat Serbe te Bosnjes dhe ka marre pjese direkt ne operacionet e tyre ushtarake. Vetem dy dite perpara mbajtjes se takimit, grupi rinor Musliman ka shpendare postera ne te gjithe Sarajevon ku paraqitej Koshtunica me nje automatik Kallashnikov ne dore duke cituar pjese nga nje fjalim ne te cilin ai ka vleresuar lart traditat e levizjes Serbe te Cetnikeve.
Disa dite perpara takimit, kryetari Musliman Boshnjak i presidences se Sarajevos, Berzi Belkiq, ka thene per median se Koshtunica nese nuk kerkon falje te pakten te shprehe keqardhje per konfliktin.
Por sapo Beogradi la te kuptohej haptazi se presidenti Jugosllav nuk kishte nder mend te pranonte keto sugjerime, Belkiq e zbuti pozicionin e tij. Nje dite perpara takimit, ai ka thene per median lokale se ai nuk deshironte qe kjo ceshtje te pengonte zhvillimin e takimit.
Koshtunica e ka shprehur qarte se mendimi i tij per te kaluaren eshte i ndryshem nga ai i Sarajevos. Ai nuk i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve nese ai do te perdorte keto bisedime per ti bere thirrje te dyshuarit kryesor per krime lufte ne rajon – drejtuesit Serb te Bosnjes se kohes se luftes, Radovan Karaxhiq – per tu dorezuar ne Hage. “Une nuk shoh ndonje aresye qe te flas per kete problem,” ka thene kryetari i shtetit Jugosllav me nje ton te ftohte. “Ka shume gjera te tjera te cilat jane ne vemendjen time”.
Per shkak te ndjenjave te medha armiqesore ndaj Koshtunices dhe zyrtareve te tjere te Beogradit qe merrnin pjese ne takim, jane marre masa te rrepta sigurimi. Disa media lokale kane spekulluar se Muslimanet e linjes se ashper mund te perpiqeshin te vrisnin Koshtunicen por as NATO dhe as policia lokale nuk ka konfirmuar ekzistencen e nje mundesie te tille.
Gjate fundjaves, forcat paqeruajtese te SFOR, nen drejtimin e NATO-s, kane rrethuar te gjithe Sarajevon dhe kane ngritur postoblloqe, duke kontrolluar te gjitha makinat qe hynin ne qytet. Makinat disa here kane pritur edhe per tre ore ne rradhe per te hyre ne kryeqytet.
Senad Slatina eshte gazetar i se perjaveshmes se Sarajevos, Slobodna Bosna.