KUVENDI I SERBISË NUK APROVON DEKLARATËN MBI SREBERNICËN
Frika se Serbia do të detyrohet të paguaj kompenzim të luftës fundos planet për dënimin e masakrës së vitit 1995.
KUVENDI I SERBISË NUK APROVON DEKLARATËN MBI SREBERNICËN
Frika se Serbia do të detyrohet të paguaj kompenzim të luftës fundos planet për dënimin e masakrës së vitit 1995.
Parlamenti i Serbisë ka tërhequr planin për dënim formal të krimeve të luftës në Srebernicë, dhe vëzhguesit pohojnë se kjo është edhe një shenjë i mosgatishmërisë së Beogradit për të pranuar përgjegjësinë mbi të kaluarën.
Vëzhguesit besojnë se parlamenti druante se një deklaratë mbi Srebernicën mund të ndikojë në padinë në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi, ICJ, të cilën Bosna dhe Hercegovina ka ngritur kundër Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1993.
Në këtë rast, Sarajeva ka akuzuar qeverinë e Beogradit për bashkëfajësi në gjenocid. Nëse Bosna fiton rastin, Serbia dhe Mali i Zi, si trashëgues i shtetit të vjetër të Jugosllavisë, do të duhet të paguaj dëmshpërblim.
Zyrtarisht, megjithate, parlamenti nuk ka dënuar vrasjet e rreth 8000 boshnjakëve në këtë qytet në korrik të vitit 1995 pasi fraksione të ndryshme parlamentare nuk janë pajtuar rreth përmbajtjes së deklaratës.
Disa deputetë dëshironin që teksti të përmend Srebernicën në mënyrë specifike, derisa të tjerët dëshironin një deklaratë të përgjithshme.
Shumë OJQ dhe aktivistë politik sulmuan mosveprimin si një dëshmi e paaftësisë së Serbisë për të distancuar vetëvetën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Një aktivist tha se ai nuk ishte i befasuar nga dështimi, pasi “një pranim i krimeve të Srebernicës do të implikonte palët e përfaqësuara në parlament.”
Qeveria minoritare e Vojisllav Koshunicës me mbështetjen e Partisë Socialiste të Sërbisë të Millosheviqit, dhe Partisë Radikale e Serbisë, lideri i së cilës Vojisllav Sheshel gjendet në Hagë së bashku me Millosheviqin, ka 83 deputet në parlamentin prej 250 anëtarëve.
Deklarata origjinale, e përpiluar para disa javëve, ishte iniciativë e tetë OJQ-ve dhe dy anëtarëve të parlamentit, Natasa Micic dhe Zarko Korac.
Biljana Kovacevic Vuco, presidente e Komisionit të Avokatëve për Drejta të Njeriut, e cila përpiloj draftin e deklaratës së OJQ-ve, i tha Raportit të Krizës për Ballkan, BCR, se çka përmbante deklarata.
“Deklarata nënvizoj se shteti i Serbisë duhet çartë të distancoj vetëvetën nga gjenocidi i Srebernicës dhe gjithçka që është bërë në emër të Serbisë,” tha ajo.
Andrej Nosov, nga Iniciativa Rinore për Drejta të Njeriut, një nga OJQ-të e përfshira, tha se aprovimi i deklaratës do të thoshte se Serbia pranonte se kishte “udhëhequr një politikë të gjenocidit, humbur luftën, ishte agresore, dhe prandaj, duhet të pranonte përgjegjësinë morale dhe politike.”
Kjo iniciativë mund të jetë zhdukur pa ndonjë gjurmë po të mos kishte qenë paraqitja e inçizimit shokant televiziv i cili tregoj anëtarët e njësitit paramilitar të Serbisë, Shkorpionët, duke ekzekutuar disa të burgosur të rinjë musliman nga Srebernica në vitin 1995.
Inçizimi, i cili goditi publikun në Serbi, u zbulua në Hagë dhe u transmetua në televizionin e Serbisë B92 në fillim të qershorit.
Reagimi i parë erdhi nga SRS, e cila përpiloj një draft të rezolutës duke dënuar të gjitha krimet e luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë, duke mos përmendur Srebernicën në mënyrë specifike.
Nën presion nga bashkësia ndërkombëtare dhe publiku i Serbisë, kryeparlamentari Predrag Markovic, gjithashtu morri iniciativën.
Të tjerët iu bashkangjitën, duke lënë parlamentin me katër verzione të ndryshme të deklaratës për konsiderim.
Dhe nuk ishte befasi se u ngritën mospajtime se cila rezolutë duhej të aprovohej.
Partia e Koshtunicës, Partia Demokratike e Serbisë, DSS, dhe SPS, e bënë të çartë se ata dëshironin dënim të të gjitha krimeve, pa marrë parsysh se kush i kishte kryer ato.
Në ndërkohë, Partia Demokratike, DS, e udhëhequr nga Presidenti i Serbisë Boris Tadic, dhe Partia për Lëvizje të Re, SPO, e udhëhequr nga ministri i jashtëm i unionit, Vuk Drashkovic, dëshironin të theksonin krimet në Srebernicë.
Mirëpo, shumë vëzhgues besojnë se aryesja e vërtetë pse parlamenti braktisi deklaratën nuk ishte dështimi për tu pajtuar rreth tekstit të dokumentit por thjeshtë për arsye financiare lidhur me akuzën e tanishme në ICJ.
Bosna ngriti akuzën pas zbulimit në vitin 1993 të kampeve të burgimit në Omarska dhe Keraterm të udhëhequra nga serbët, ku shumë boshnjakë ishin ekzekutuar.
Kovacevic Vuco beson se rezoluta nuk do të ndikonte në përfundimin e rastit.
“Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos në të mirën e Bosnës dhe Hercegovinës… ne do të duhet të paguajmë dëmshpërblim… dhe ne nuk mund t’i shmangemi kësaj duke mohuar apo refuzuar të aprovojmë deklaratën,” ajo tha.
Vojin Dimitrijevic, ekspert i të drejtës ndërkombëtare dhe drejtor i Qendrës së Beogradit për të Drejta të Njeriut, u pajtua, duke thën se deklarata e Serbisë do të ishte një “akt moral, e cila nuk do të përdorej në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.”
Ai tha se rasti i Bosnës do të ketë sukses vetëm nëse gjindjet një lidhje e drejtëpërdrejtë me vrasjet e Srebernicës dhe aparatit shtetëror të Jugosllavisë dhe vërtetoj se Beogradi jo vetëm se ka sigurar mbështetje financiare por se ushtria dhe policia e saj kanë marrur pjesë në luftim.
Zarko Korac, i cili paraqiti deklaratën e OJQ-ve në parlament, tha se ishte turp që Serbia kishte mbetur prapa entitetit serb të Bosnës, Republikës Srpksa, RS, sa i përket pranimit të rëndësisë së masakrës.
“Kjo politikë, e cila rezultoj në masakrimin e 7,800 boshnjakëve në Srebernicë, u krijua në Beograd,” Korac tha për BCR.
“Prandaj edhe është vështirë [për ne] të pranojmë përgjegjësinë dhe kërkojmë falje – nga vendi ku i gjithë projekti është planifikuar.”
Danica Vucenic është gazetare për B92.