Kur Vrasjet Behen Menyre Jetese

Ndersa Miloshevic dhe bashkepunetoret e tij shkallezojne sulmet mbi opoziten dhe median, nje dhune e ashper mund te behet e pashmangeshme ne Serbi.

Kur Vrasjet Behen Menyre Jetese

Ndersa Miloshevic dhe bashkepunetoret e tij shkallezojne sulmet mbi opoziten dhe median, nje dhune e ashper mund te behet e pashmangeshme ne Serbi.

Thursday, 10 November, 2005

Zoran Djindjic, president i Partise Demokratike te Serbise (DS) dhe nje nga udheheqesit e bllokut te opozites te Aleances per Ndryshime, ka bere disa deklarata rreth pergatitjeve te autoriteteve Jugosllave per ta vrare ate.


Djindjic ka thene ne 20 Tetor se ai kishte marre informacione nga disa oficere policie te cilet i kane thene se apartamenti i tij, si edhe ato te miqve te tij, eshte vene nen survejim. Edhe rruget qe ai pershkruan zakonisht me makine po analizohen. Sipas Djindjic, policia po pergatit nje dosje mbi rojet e tij te trupit dhe armet qe kane ne dispozicion.


"Ka te dhena qe ne tashme kemi hyre ne nje faze te politikes ku vrasjet jane pjese e jetes politike ne Serbi," tha Djindjic.


Figurat e opozites mendojne se incidenti i fillimit te Tetor ku u perfshi Vuk Draskovic, udheheqesi i Levizjes per Riperteritje Serbe (SPO), ka qene nje perpjekje per ta vrare ate. Ne rast se keto pretendime jane te verteta, atehere paralajmerimet e Djindjic duhet te merren seriozisht. Draskovic shpetoi pa u demtuar kur nje kamion u perplas perpara makines se tij dhe kater prej shoqeruesve te tij vdiqen.


Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe gruaja e tij e fuqishme, Mirjana Markovic, duket se jane vene ne gare me njeri tjetrin se kush shan me teper opoziten. Mitingje proteste te perditeshme jane organizuar qe prej dates 21 Shtator nga Aleanca per Ndryshim, ku politikane dhe qytetare te thjeshte kane kerkuar doreheqjen e presidentit.


Ne deklarata publike, Miloshevic i ka quajtur demonstruesit frikacake dhe te shitur tek Perendimi. Ai ka thene se qytetaret mund te votojne per ke te deshirojne ne zgjedhjet e ardheshme - pervec atyre qe po shkaterrojne vendin.


Nje kercenim shume me serioz ka bere gruaja e tij. Ne nje interviste dhene gazetes se Vatikanit "Famiglia Cristiana" ne mes te Tetorit, Markovic ka akuzuar komunitetin nderkombetar se po i fryn luftes civile ne Serbi dhe ka shpallur Djindjic si krye bashkepunetor te tyre dhe tradhetar. Ajo ka akuzuar udheheqesin e DS se ai eshte vene ne sherbim te qeverive perendimore gjate bombardimeve te NATO-s dhe ka aluduar se NATO i ka ngarkuar atij detyren e shperthimit te luftes civile ne Serbi. Si nje aleat politik dhe ushtarak, ka thene ajo, ai u ka sugjeruar atyre se cilat vende duhet te bombardohen.


Ne cdo moment tjeter keto akuza mund te hidhen poshte. Markovic, udheheqesja e se Majtes se Bashkuar Jugosllave (JUL), e ka pershkruar Djindjic si nje dezertor ushtarak, vrases te popullit te tij, nje burracak dhe gjarper. Por ngjarjet e koheve te fundit kane treguar se denoncime te tilla mund te kene rezultate fatale.


Ne Shtator te vitit te kaluar, ne nje artikull te botuar ne revisten e Beogradit Bazar, Markovic kishte akuzuar Slavko Curuvija, pronarin e gazetes se perditeshme te pavarur Dnevni Telegraf, se ai po hidhte idene se bombardimi i Serbise ishte i vetmi mjet per ti sjelle ne vete Serbet - nje akuze qe Curuvija e hodhi poshte me force. Ne Prill, ai u vra me arme zjarri perpara shtepise se tij, dhe vrasesit akoma nuk jane gjetur.


Tani, bashkepunetore te tjere te Miloshevicit jane bashkuar me keto kercenime. Goran Matic, Ministri Jugosllav i Informacionit dhe nje zyrtar i JUL te Markovic, tha me 18 Tetor se "agjensi te huaja" po pergatisin sulme mbi udheheqes te opozites, per te cilat me vone do te fajesojne autoritetet Serbe.


"Vargu i incidenteve dhe provokimeve qe me siguri do te synojne udheheqes te opozites do te shkaktohen nga agjensi te huaja apo grupe rivale brenda kolones se peste, me qellim qe te akuzohen autoritetet se po shkaktojne keto incidente dhe se po perpiqen te largojne nga skena kundershtaret politik me mjete jo demokratike," tha Matic.


Nje dite me pas, Gjeneral Dragoljub Ojdanic, shefi i shtabit te pergjitheshem te Ushtrise Jugosllave, ka akuzuar opoziten se ka bashkepunuar me NATO-n gjate bombardimeve. Ai gjithashtu i eshte referuar protestave qe vazhdojne, duke thene se ata qe jane perfshire ne to kane keshilluar NATO-n.


Pothuajse te gjitha partite e opozites ne Beograd e kane konsideruar kete sulm kritikash si nje shenje te nje konflikti civil eminent. Aleanca Civile e Serbise mendon se keto deklarata jane parathenie e nje vale te re dhune te organizuar nga autoritetet. Alternativa Demokratike mendon gjithashtu se rregjimi po pergatitet kushtet "per krime me ane te se cilave ajo do te largoje kundershtaret politik dhe deshmitaret me te rendesishem te politikes se saj tragjike qe i kushtoi Serbise humbjen e territorit, jeteve, dinjitetit dhe reputacionit nderkombetar."


Skena e nxehte politike eshte trazuar edhe me teper kete jave nga dalja e nje organizate terroriste.


Me 18 Tetor, nje grup i vetequajtur Ushtria Clirimtare e Serbise (OSA) ka marre persiper pergjegjesine per atentatin ndaj Vuk Draskovic. Ne nje njoftim per mediat, te shkruajtur ne nje makine shkrimi te tipit te vjeter dhe te shperndare zyrave te agjensive te lajmeve, OSA akuzonte Draskovic se eshte nje tradhetar pro-komunist. Letra, me vulen me shqiponje me dy koka te familjes Nemanjic dhe nje kafke dhe kocka te kryqezuara, ishte nenshkruar nga "Komanda Supreme e OSA."


Dalja ne skene e "terroristeve te vertete" ne Serbi eshte pritur me tallje - pothuajse te gjithe dyshojne se rregjimi eshte krijuesi i OSA. Analistet politik kane arritur ne perfundimin se qellimi i regjimit eshte te largoje vemendjen nga fakti qe nuk ka arritur ndonje rezultat ne zgjidhjen e incidentit te Draskovic.


Kunder ofensiva e Tetorit e Miloshevicit ndaj kundershtareve te tij politik duket se po shpaloset ne disa drejtime. I mbizoteruar nga abuzimi i opozites ne mediat shteterore dhe abuzimi fizik neper rruge, presioni mbi median e pavarur po rritet nepermjet Ligjit brutal te Informacionit.


Si Narodne Novine ne Nis ashtu edhe Svitel Television ne Svilajnac jane gjykuar ne Tetor 1999. Ne nje seance te pershpejtuar, Narodne Novine eshte gjobitur me 200,000 dinar (rreth 7,500$) sepse kishte botuar nje shkrim per rrogat e drejtuesve te nje kompanie lokale. Procedurat ndaj Svitel jane vonuar disa dite. Stacioni televiziv po akuzohet per shkak te nje interviste me historianin Milan Protic, nje udheheqes i Aleances per Ndryshim, i cili nuk eshte dakort me autoritetet Socialiste lokale.


Nderkohe, gjyqi ndaj shtypshkronjes ABC Grafika, botuese e se perditeshmes Glas Javnosti, filloi me 20 Tetor ne Beograd. Krimi i ABC Grafika eshte se ka shtypur fletepalosje per Aleancen per Ndryshim. Rreth 52 akuza te ndryshme jane ngritur ndaj saj.


Media e pavarur po vizitohet gjithnje e me shpesh nga policia financiare, te cilet kontrollojne llogarite, pagesat, taksat dhe te tjera si keto. Keto jane bere kaq te shpeshta, thone gazetaret, saqe ata kane filluar tu drejtohen inspektoreve si "kolege".


Shume njerez ne Serbi tashme frikesohen se dhuna eshte e pashmangeshme. Perfaqesues te qeverise kane lajmeruar miratimin e nje ligji te ri per pushtetin lokal dhe zgjedhje te shpejta lokale. Mendohet se regjimi do te perpiqet te marre pushtetin nga armiqte e tij, me cdo cmim, ne te gjitha qytetet e kontrolluara nga opozita.


Nebojsa Popov, nje sociolog dhe redaktor i se permuajshmes Republika, thote se sulmet e dhuneshme do te jene vetem nje vazhdim i politikes se ndjekur prej kohesh nga autoritetet. "Problemi yne eshte se si te dalim nga cikli i dhunes ne te cilin gjendemi qe prej shume kohesh, dhe jo se si te parandalojme fillimin e saj," thote ai.


Vlado Mares eshte nje korrespondent i rregullt i IWPR ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists