Ku do të Godasë Fillimisht Gjykata Ndërkombëtare?

IWPR vlerëson se cilat nga konfliktet e tanishme në botë do të përbëjnë rastet e para për Gjykatën e sapo krijuar.

Ku do të Godasë Fillimisht Gjykata Ndërkombëtare?

IWPR vlerëson se cilat nga konfliktet e tanishme në botë do të përbëjnë rastet e para për Gjykatën e sapo krijuar.

Tuesday, 22 February, 2005

Gjykatësit janë përzgjedhur, gjykata është inauguruar dhe tani ka filluar kërkimi për një prokuror. Askush nuk dyshon që Gjykata e Krimeve Ndërkombëtare, ICC, është e gatëshme për të filluar punën. Pyetja është – cilën luftë do të synojë ajo fillimisht?


Përgjigja më e mundëshme do të ishte konfliktin e afërt në Gjirin Persik, ku anëtarët e Gjykatës, Australia, Britania dhe Spanja mund të përfshihen.


Por 200 ankesat të cilat i kanë arritur tanimë gjykatës kanë të bëjnë me luftra të tjera.


Ndërsa ankesat po mbahen sekret, deri në caktimin e prokurorit të gjykatës, IWPR mundohet të hedhë dritë mbi origjinën e tyre të mundëshme.


Nga 89 shtetet të cilat janë anëtarësuar në këtë gjykatë, vetëm tre po kalojnë tani luftëra – Afganistan, Kolumbi, dhe Republika Demokratike e Kongos. Burime diplomatike kanë thënë për IWPR se vendi i katërt, Bregu i Fildishtë, megjithëse nuk është vend anëtar i gjykatës, mund të paraqesë një kërkesë që ICC të hapë gjyqe në atë vend.


AFGANISTAN


Kabuli ka nënshkruar anëtarësimin në ICC vetëm në muajin Shkurt. Megjithëse realtivisht në paqe që kur koalicioni i drejtuar nga Amerikanët ka rrëzuar regjimin e Talebanëve në vitin 2001, në vend ende vazhdojnë luftime në shkallë të vogël.


Në jug të vendit, trupat Amerikane kanë luftuar kohët e fundit me grupe Talebanësh dhe luftëtarë të al-Qaeda në zonat jugore të vendit të banuara nga Pashtunë. Edhe në rajone të tjera ka tension, por deri më tani nuk ka pasur përplasje të armatosura ndërmjet kryetarëve të fiseve rivale, megjithë përpjekjet e Taxhikëve, Uzbekëve Hazarëve dhe të tjerëve për të ushtruar influencën e tyre.


Shqetësimi më i madh në Kabul momentalisht është fakti që në jug të vendit janë shfaqur forcat e ish komandantit të luftës Gulbuddin Hekmatyar, artileria dhe bateritë e raketave të të cilit kanë shkatërruar pothuajse gjysmën e kryeqytetit Afgan në luftërat në fillim të viteve 1990.


Nëse do të ketë një shpërthim të ri të luftimeve, ICC do të ketë ndihmë të konsiderueshme ndërkombëtare për të mbledhur prova: ushtarët Amerikanë janë aktiv në pjesën më të madhe të vendit, dhe një forcë e OKB-së e cila tani drejtohet nga Gjermania dhe Hollanda është e vendosur në Kabul.


Një numër i madh agjensish të ndihmave dhe specialistë po përpiqen ndërkohë të rindërtojnë sistemin ligjor të vendit. Afganistani përbën një pikë të mundëshme për fillimin e punës së gjykatës por megjithatë vështirë të mendohet se do të nisë ndonjë proces gjyqësor këtë vit.


REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS


Mendohet se kanibalizmi do ti shtohet listës së krimeve ndërkombëtare të luftës sapo të fillojnë proceset dhe hetimet për krimet e kryera në këtë vend.


Nëntë ushtri, gjashtë grupime të mëdha rebele dhe shumë grupe të vogla paraushtarake kanë luftuar në mënyrë tepër konfuze dhe janë përfshirë në spastrime etnike në këtë vend të shkatërruar gjatë viteve të fundit.


Një problem i madh për prokurorët do të jetë fakti që shumë krime nuk mund të dënohen për faktin se ato janë kryer përpara 1 Korrik 2002, datës së fillimit të veprimtarisë së ICC.


Misioni i OKB-së në vend ka paraqitur raporte te vazhdueshme për masakra ndaj civilëve, si edhe tortura sistematike dhe veprime kanibalizmi të kryera nga grupet paraushtarake. Këto raporte i janë dërguar ICC në Hagë.


Krimet e kryera në këtë territor mund të cojnë në akuza ndaj forcave lokale dhe ushtrive të disa vendeve fqinje. Këtu përfshihen forcat ushtarake të Angolës, Namibisë, Ugandës, Ruandës, Zimbabve. Të gjitha këto ushtri kanë luftuar në Kongo në momente të ndryshme të tërhequra kryesisht nga pasuria e vendit në diamantë dhe ar.


Megjithëse marrëveshjet e paqes kanë siguruar një tërheqje të forcave të huaja ushtarake nga vendi, ato në fakt janë zëvendësuar nga grupime paraushtarake.


Gjendja e pastabilizuar në Kongo dhe zinxhiri tepër i komplikuar i komandimit do të përbëjnë sprovën e parë të vështirë për avokatët dhe gjykatësit e ICC për të provuar funksionimin e ligjeve dhe rregullave të gjykatës. Kongo ka mundësi të jetë vendi i parë i cili do të provojë drejtësinë e ICC.


KOLUMBIA


Pjesa më e madhe e vendeve të Amerikës Latine kanë nënshkruar dhe janë anëtarësuar në ICC. Vetëm Kolumbia ka një konflikt të armatosur aktiv. Një kryengritje ka filluar njëzet vjet më parë nga Forcat Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, FARK, një lëvizje e majtë. Që prej asaj kohe kjo lëvizje e armatosur është shndërruar në një luftë civile.


Për pasojë në vend kanë dalë në skenë një sërë grupimesh paraushtarake. Kohët e fundit, forcat Amerikane janë përfshirë në luftime në disa zona ku ndohen fusha të mbjella me drogë. Trupat Amerikane janë të mbrojtura nga hetimet nga një marrëveshje e nënshkruar me qeverinë e Kolumbisë, por kjo nuk mund të ketë fuqi për forcat lokale.


Dhe prokurorët e gjykatës do të tregojnë vëmendje jo vetëm për forcat qeveritare, por për të gjitha fraksionet ndërluftuese.


Rebelët e majtë, ashtu si edhe forcat qeveritare dhe grupet paraushtarake të djathta janë akuzuar për krime të rënda ndaj civilëve.


Kërcënimi, dhuna dhe torturat janë përdorur shpesh ndaj fshatarëve civilë. Zyrtarët e Hagës ka shumë mundësi të thonë që jo vetëm forcat qeveritare, por edhe FARK dhe i gjithë spektri i formacioneve paraushtarake do të mund të hetohet dhe gjykohet për krime lufte.


Dhe zyrtarët e drejtësisë në Kolumbi, të cilët shpesh kërcënohen me vrasje dhe rrëmbim mund të jenë të kënaqur që këto raste tepër të vështira do të merren në dorë nga Haga.


BREGU I FILDISHTË


Një luftë civile në këtë vend të vogël Afrikan ka tërhequr në vend trupa paqeruajtëse Franceze në përpjekje për të kufizuar masakrat – dhe së bashku me to edhe mundësinë për gjyqe për krime lufte.


Një gjyq i tillë do të pasonte modelin e atij në ish koloninë Britanike të Sierra Leone, një gjykatë e krijuar për të gjykuar krimet vetëm në këtë vend. Por një alterantivë është paraqitur nga zyrtarët Francezë, duke e lënë të hapur mundësinë që OKB të kërkojë përfshirjen e ICC në këtë vend.


Një hap i tillë do të kërkonte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit, përfshirë SHBA, e cila ka kundërshtuar haptazi ICC.


Megjithëse disi e vështirë për tu menduar në këtë moment, një lëvizje e tillë do të ishte një mbështetje e madhe për ICC. Zyrtarët e gjykatës së re thonë privatisht se një hap i tillë do të shtonte buxhetin dhe do të forconte pozicionin e saj, dhe mbi të gjitha, do ti siguronte gjykatës njohjen e OKB-së.


Neil Arun është një bashkëpunëtor i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists