KRYETARI I BASHKISE DO TE PUBLIKOJE TE DHENA PER KORRUPSIONIN

Administratori i pjeses Perendimore te Prishtines ka shkaktuar tronditje kur ka kwrcenuar se do te publikoje emrat e zyrtareve te perfshire ne ndertimin e banesave te paligjeshme.

KRYETARI I BASHKISE DO TE PUBLIKOJE TE DHENA PER KORRUPSIONIN

Administratori i pjeses Perendimore te Prishtines ka shkaktuar tronditje kur ka kwrcenuar se do te publikoje emrat e zyrtareve te perfshire ne ndertimin e banesave te paligjeshme.

Zyrtari nderkombetar i cili drejton administraten e Prishtines ka alarmuar koleget Shqiptare duke kercenuar se do te publikoje nje liste te politikaneve te cilet kane ndertuar shtepi pa leje apo jane perfshire ne forma te tjera korrupsioni.


Ivo Sanc, nga Republika Ceke, ka njoftuar javen e kaluar se ai kishte "informacion te sakte dhe te besueshem per korrupsionin ne bashkine e qytetit" dhe ka thene se tashme ka nisur nje hetim.


Bomba qe ka hedhur zyrtari nderkombetar ka shqetesuar administraten locale te dominuar nga anetare te Lidhjes Demokratike te Kosoves, LDK, te drejtuar nga Ibrahim Rugova. Berim Ramosaj, drejtuesi Shqiptar i keshillit te qytetit dhe nje anetar i LDK-se ka pranuar raste te vecanta korrupsioni por ka insistuar se ato nuk kane te bejne me te gjithe administraten.


Korrupsioni ne lidhje me lejet e ndertimit nuk eshte nje gje e re ne Kosove. Ndertimi i paligjshem ka qene i perhapur shume ne Prishtine kohe me pare vendosjes se komunitetit nderkombetar ne rajon tre vjet me pare, pasi jane larguar forcat Serbe.


Por problemi eshte keqesuar ndjeshem, kryesisht per shkak te nje fluksi te madh te njerezve te ardhur nga provincat perreth. Qyteti ka pasur rreth 250,000 banore perpara konfliktit te vititi 1999. Tani popullsia e tij eshte shtuar dhe ka arritur ne rreth gjysem milioni, duke shkaktuar nje krize per apartamente banimi.


Ndertimi i shtepive te paligjshem nuk eshte i vetmi problem. Imigracioni ne shkalle te gjere ka pasur nje efekt te madh mbi te gjitha sherbimet lokale. Kerkesa per energji elektrike eshte rritur shume dhe ka filluar te ndjehet mungesa e ujit te pijshem. Rreth 150,000 makina qarkullojne ne rruget e ndertuara per te perballuar shume me pak trafik, duke shkaktuar bllokime te shumta.


Ndotja e ambjentit eshte shtuar se tepermi. Infrastruktura e qytetit nuk eshte e pergatitur per nje influks te tille, dhe si rezultat Prishtina eshte mbuluar nga tymrat e leshuara nga stacionet elektrike aty prane, te cilat leshojne ne atmosfere rreth 20 ton pluhur ne dite - 70 perqind mbi mesataren e lejuar.


Pesha e zgjidhjes se ketyre problemeve bie mbi autoritetet locale. Personeli nderkombetar eshte aty per te kontrolluar apo korrigjuar vendimet e keshillit. Administratori perendimor mund te vendose veton mbi to, por kjo ka ndodhur shume rralle.


Qe prej vitit 2000, inspektoret vendas te ndertimit kane pikasur rreth 4,000 ndertesa te ngritura pa leje. Ekzistojne dyshime se shume prej tyre jane ndertuar pasi pronaret kane paguar nen dore zyrtaret vendas te bashkise per te mos nderhyre. Te tjere nuk kane leje sepse aplikimet e tyre nuk jane studiuar si duhet.


Nje ndertues i paligjshem, Enver Sadiku, nje punetor i sitemit elektrik, ka thene se ai ka filluar ndertimin pa leje sepse i duhej te priste per shume kohe. "Bashkia nuk punon," thote ai. "Une kam pritur nje vit te tere per nje leje dhe kur pashe qe gjithe te tjeret po ndertonin pa pasur lejen, vendosa te beje edhe une te njejten gje".


Sanc ka thene se perdorimi pa leje i pronave te qeverise eshte nje problem i vecante dhe se Ramosaj nuk i ka dhene atij nje liste te pronave te zena me force. Naser Krasniqi, nje zyrtar i cili merret me pronat e bashkise, ka llogaritur se rreth 10,000 ndertesa jane zene ne menyre te paligjeshme.


Jane bere shume pak perpjekje per te ndaluar kete tendence. Sanc eshte ankuar me pare se ne administraten bashkiake ekziston nepotizem. Nje raport mbi ndertimet e paligjeshme i botuar ne te perditeshmen e Prishtines Koha Ditore tregon se Nebih Zariqi, nje zevendes kryetar i bashkise, eshte pronar edhe i nje kompanie ndertimi e cila kishte ndertuar nje shtese te paligjeshme. Por ka edhe aresye te tjera, si mungesa e stafit te domosdoshem dhe pagat e ulta te administrates, te cilat luajne rol ne shtimin e korrupsionit.


Megjithese zyrtare te qytetit kane paralajmeruar se ata do te shkaterrojne ndertimet e paligjeshme, pak njerez e kane marre seriozisht kete kercenim. Autoritetet duket se do ta kene te veshtire te shkaterrojne 4,400 prona ne nje bashki ku strehimi perben nje problem kaq te madh. Ne fakt, bashkia ka marre pajisje te nevojeshme per shkaterrimin e ndertesave. Por keto makineri kane nje zakon dhe prishen menjehere sapo vihen ne pune - gje e cila edhe ashtu ndodh rralle. Deri me tani jane shkaterruar vetem 30 ndertesa.


Per shkak se shkaterrimi ne mase nuk eshte i mundur, keshilli po mendon per strategji te tjera. Nje nder to eshte vendosja e nje takse per ndertimet e ngritura pa leje ne toka ne pronesi te privateve, dhe shkaterrimin e atyre te ngritura ne pronat shteterore.


Nderkohe, Sanc dhe keshilli lokal shkembejne akuza mbi fajin e njeri tjetrit. Sanc ka kerkuar thithjen ne pune te me teper profesionisteve te kualifikuar. "Une njoh njerez ne Universitetin e Prishtines dhe ne rradhet e shume kompanive te cilet mund te ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve ne bashki," ka thene ai, "por ata nuk pelqejne te perfshihen ne politike dhe ne strukturat ekzistuese".


Ai ka thene gjithashtu se mungesa e veprimit te keshillit eshte edhe aresyeja per mungesen e investimeve te huaja: "Asgje nuk po ecen per faj te mungeses se interesit te bashkise".


Deri me tani, qeverisja lokale ka fajesuar per te gjitha problemet e saj, te kaluaren dhe trashegimine e konfliktit te vitit 1999. Por kjo gje nuk mund te vazhdoje edhe per shume kohe. Tani topi eshte ne fushen e Kryetarit te Bashkise Sanc dhe lista e tij e zyrtareve te korruptuar po pritet me shume interes. Njerezit e thjeshte shpresojne qe me ne fund do te ndermerren masa kunder korrupsionit, krimit, ndertimeve te paligjeshme, dhe kaosin ne rritje qe mbizoteron ne qytet.


Nehat Islami eshte drejtuesi i projektit te IWPR-se ne Prishtine


Kosovo
Support our journalists