Kroacia Perballe Nje Krize Institucionale

Njoftimet e koheve te fundit rreth shendetit te presidentit jane pritur me skepticizem ne Kroaci, ku vezhguesit druhen se partia ne pushtet nuk do te ndalet perpara asnje gjeje per te mbajtur pushtetin politik.

Kroacia Perballe Nje Krize Institucionale

Njoftimet e koheve te fundit rreth shendetit te presidentit jane pritur me skepticizem ne Kroaci, ku vezhguesit druhen se partia ne pushtet nuk do te ndalet perpara asnje gjeje per te mbajtur pushtetin politik.

Thursday, 10 November, 2005

Zyrtare te larte te Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) kane bere deklarata te habiteshme gjate javes se fundit rreth shendetit te presidentit te semure. Deklaratat me te fundit thone se Franjo Tudjman i shtruar ne spital po permiresohet dhe tani mund te beje njoftimin zyrtar per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare branda pak ditesh


Por disa njoftime te tjera nga burime mjekesore jo zyrtare por te besueshme thone se presidenti eshte jo koshient dhe mbahet ne jete me anen e nje makine per frymemarrje.


Ivan Pasalic, keshilltari i fuqishem i Tudjman per politiken e brendeshme, i tha BBC se "ai nuk priste qe presidenti te ishte ne gjendje te kryente mandatin e tij," duke shtuar "se presidenti nuk ka qene ne gjendje te kryeje detyrat e tij qe prej disa ditesh". Keto komente kane koinciduar me njoftimet se gjendja e Tudjman po stabilizohet, duke detyruar Pasalic te hedhe poshte deklaratat e tij per median Britanike, duke deklaruar se ai ishte cituar "jashte konteksti".


Semundja e Tudjman ka ardhur ne momentin me te keq per HDZ, duke prishur te gjithe planet elektorale te saj. Disa jave me pare Tudjman deklaroi se zgjedhjet parlamentare ishin planifikuar per me 22 Dhjetor, por ai nuk njoftoi zyrtarisht per mbajtjen e tyre. Data e planifikuar, qe eshte nje jave perpara Krishtlindjeve, ka provokuar nje sere protesta publike.


Por kjo date e propozuar eshte e pershtateshme per HDZ, partia ne pushtet e Tudjmanit, e cila ka humbur shume popullaritet gjate vitit te fundit. Ne nje anketim te 4,000 veteve te publikuar me 19 Nentor dhe te bere nga PULS dhe Instituti Republikan Nderkombetar Amerikan, koalicioni kryesor i opozites del se ka marre 35 per qind, ndersa HDZ 24 perqind, pra nje ndryshim prej 11 perqind. Diaspora Kroate, mbeshtetese tradicionale e HDZ nacionaliste, kthehen rregullisht ne Kroaci me rastin e pushimeve per Krishtlindje. Per me teper disa politikane te opozites theksojne se mundesite per mashtrime elektorale do te jene me te medha gjate periudhes se festave.


Megjithate, shendeti i keq i presidentit ka prishur disi planet e HDZ. Shume vezhgues jane teper dyshues per deklaratat mbi permiresimin e gjendjes shendetesore te Tudjman dhe i konsiderojne deklaratat e fundit te HDZ si nje perpjekje per te manipuluar kalendarin politik.


20 Nentor eshte data e fundit e mundeshme per thirrjen zyrtare te zgjedhjeve parlamentare me 22 Dhjetor. Limitet kohore te kushtetutes lejojne organizimin e zgjedhjeve deri me 27 Janar, te vitit 2,000, por HDZ eshte teper e vendosur te caktoje daten e zgjedhjeve perpara Krishtlindjeve.


Perderisa vete Tudjman te shfaqet ne televizion, edhe nga shtrati i tij ne spital, per te treguar se ai eshte koshient dhe ne gjendje te mire shendetesore per te kryer detyrat e tij, publiku dhe politikanet e opozites do te vazhdojne te jene skeptik rreth deklaratave zyrtare te HDZ.


Presioni ndaj kryeministrit Zlatko Matesa po rritet qe ai te kerkoje nje mendim nga Gjykata Kushtetuese ne se Tudjman eshte ne gjendje te kryeje detyrat e tij dhe funksionet e tij presedenciale.


Me 17 Nentor, Matesa vizitoi Tudjman ne spital dhe bisedoi me ekipin mjeksor qe ndjek presidentin. Ndersa po largohej nga spitali ai konfirmoi se e kishte takuar presidentin por refuzoi te komentonte mbi gjendjen e Tudjman apo nese kishin shkembyer ndonje fjale mes tyre. Matesa u nis menjehere per ne takimin e Stambollit te Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, duke vonuar keshtu cdo referim tek Gjykata Kushtetuese.


Ne rast se Gjykata Kushtetuese vendos se Tudjman eshte shume i semure per te kryer detyrat e tij presidenciale, apo ne rast se presidenti vdes, atehere Kryetari i Parlamentit Kroat, Vlatko Pavletic, do te marre ne dore drejtimin e vendit deri sa te zgjidhet nje president i ri.


Kjo praktikisht do te thote dy gjera: sipas Kushtetutes, Kryetari i Parlamentit Pavletic nuk do te mund te jete presidenti i ri pas Tudjman. Por akoma me teper, manipulimet rreth gjendjes shendetesore te presidentit ndoshta do te vazhdojne, per te siguruar qe Tudjman te jete ne gjendje te therrase zgjedhjet ne kohe. Perndryshe, partia do te humbase rastin per te mbajtur zgjedhjet ne daten e saj te preferuar.


Vendimi i HDZ me 12 Nentor per te terhequr nje propozim per shperndarjen e Parlamentit Kroat, e ka shtuar edhe me teper konfuzionin. HDZ ka thene se kushtet shendetesore te Tudjman kane detyruar HDZ te nderroje mendim, duke argumentuar se do te ishte e papergjegjeshme te lihet vendi pa Parlament kur Presidenti eshte ne gjendje kaq te rende shendetesore.


Megjithate, disa vezhgues druhen, se motivet jane krejt te ndryshme. Sipas Kushtetutes, nese Tudjman vdes apo konsiderohet si i paafte te vazhdoje te kryeje detyrat e tij, zgjedhjet presidenciale duhet te zhvillohen brenda 60 diteve. Per momentin, HDZ ka nje shumice prej dy te tretash ne parlament, duke i lejuar asaj te beje ndryshime ne kushtetute pa ndonje kundershtim nga partite e tjera. Disa njerez thone se HDZ planifikon te ndryshoje nenet e kushtetutes per zgjedhjen e kryetarit te shtetit - duke zevendesuar nevojen per zgjedhje te pergjitheshme me nje zgjedhje te presidentit nga parlamenti. Kjo do ti lejonte HDZ te zgjidhte nje njeri nga rradhet e saj per ne postin e presidentit.


Pa nje shfaqje publike te Tudjman, HDZ ka pak shpresa te binde shumicen e njerezve se ndonje vendim i marre nga presidenti per te konfirmuar zgjedhjet e pergjitheshme parlamentare me 22 Dhjetor eshte i vertete. Kjo do te shkaterronte edhe me teper shanset e saj per te fituar shumicen e vendeve ne parlamentin e ardheshem. Pra, pa zgjedhje me 22 Dhjetor, mundesia e nje krize kushtetuese dhe politike ne Kroaci duket pothuajse e paevitueshme si edhe levizjet e HDZ ne perpjekje per te ruajtur pushtetin.


Drago Hedl, nje bashkepunetor i vjeter i IWPR, eshte nje gazetar i njohur i pavarur dhe redaktor ne Kroaci, dhe nje bashkepunetor i Feral Tribune.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists