KROACIA LLOGARIT KOSTON E VIZITES SE PAPES

Mbeshtetja e kishes do te jete teper e rendesishme per qendrimin e koalicionit te Ivica Racan ne pushtet.

KROACIA LLOGARIT KOSTON E VIZITES SE PAPES

Mbeshtetja e kishes do te jete teper e rendesishme per qendrimin e koalicionit te Ivica Racan ne pushtet.

Tuesday, 6 September, 2005

Vizita e sukseseshme e Papes Johani Pavel i II mund te kete shtuar shpresat e Kryeministrit Ivica Racan per anetaresim ne Bashkimin Europian, por ne te njejten kohe i ka kujtuar atij edhe borxhin qe Kroacia duhet te paguaje.


Vizita e papes – e cila ka mbuluar disa qytete nga 5 deri me 9 Qershor – duket se ka forcuar pozicionin e Racan ndersa ai pergatitet per zgjedhjet parlamentare ne vjeshte.


Megjithate, nje anetar i rendesishem i qeverise se koalicionit, i cili nuk ka dashur te permendet me emer, ka thene per IWPR se “Ne e kuptojme se sa e rendesishme eshte vizita e Papes ne Kroaci, por ne jemi gjithashtu te vetedijshem per faktin se mbeshtetja qe kemi marre ka cmimin e saj.


“Heret apo vone, Racan do te duhet te permbushe detyrimet e tij ndaj kishes – dhe ato nuk jane aspak te vogla dhe te parendesishme”.


Ne vitin 1990, pas kerkesave te perseritura nga Roma, qeveria e Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, e ish presidentit Franjo Tugjman ka pranuar te ktheje te gjitha pronat e kishes te sekuestruara gjate periudhes se komunizmit. Megjithate, ky vendim ka qene problematik, sepse disa ndertesa ishin shnderruar ne shkolla dhe institucione shteterore.


Kur koalicioni i tanishem qeveritar ka ardhur ne pushtet, Racan i ka ofruar kishes aksione ne kompani te cilat ishin me fitim ne shkembim te pronave. Kjo oferte eshte pranuar, por Kroacia ende nuk ka zbatuar anen e saj te marreveshjes.


Per me teper, problemet e buxhetit kane cuar ne nje mungese prej 24 milion euro ne financimin shteteror per kishen – megjithese kohet e fundit eshte ndertuar nje zyre luksoze per klerikun me te larte te ushtrise ne Zagreb me nje kosto prej pese milion euro e financuar nga ministria e mbrojtjes.


Pavaresisht ketyre ceshtjeve, vizita e Atit te Shenjte eshte pershendetur si nje sukses i madh pasi ai ka shprehur mbeshtetjen e tij per perpjekjet e Kroacise per anetaresim ne Bashkimin Europian.


Tani Racan po shpreson se gjate procesit te zgjerimit te BE, Papa do te ushtroje te njejten influence dhe autoritet moral qe ka perdorur ne vitin 1992, kur Vatikani ka qene i pari qe ka njohur Kroacine si shtet i pavarur.


Pas takimit te tij me atin e shenjte ne Rijeka me 9 Qershor, kryeministri ka thene se “Nese arritem te fitonim pavaresine ne ato rrethana te veshtira, fale mbeshtetjes se Papes, ne natyrisht do te kemi sukses tani me mbeshtetjen e tij per anetaresim ne Bashkimin Europian”.


Zagrebi ka paraqitur nje kerkese zyrtare per anetaresim ne BE ne muajin Shkurt, dhe Racan shpreson se Kroacia do te mund te behet anetare brenda vitit 2007 – dhe ai ka nje deshire te madhe te jete ne pushtet nese ndodh kjo gje.


Shanset e tij per te qendruar ne pushtet jane shtuar nga vizita e papes, e cila e ka lene koalicionin e qendres se majte te Racan ne nje pozicion shume me te forte ne prag te zgjedhjeve parlamentare te cilat pritet te zhvillohen ne fund te ketij viti.


Rivalja e tyre me e forte, HDZ, nuk mund te mburret me se Papa e ka vizituar Kroacine dy here gjate qendrimit te saj ne pushtet. Vezhguesit kane thene se ky udhetim i trete ka provuar se Ati i Shenjte nuk eshte ne te vertete i interesuar se kush eshte ne pushtet momentalisht.


Anketimet e opinionit publik te kryera perpara vizites se papes kane treguar se tre partite me te fuqishme ne koalicionin e Racan – Partia e tij Social Demokrate, Partia Popullore e Kroacise dhe Partia Fshatare e Kroacise – gezojne mbeshtetjen e 34 perqind te votuesve, ndersa HDZ pason me 23 perqind.


Por Racan, si nje politikan pragmatist, e kupton se hapja e autostrades se sapo ndertuar ndermjet Zagrebit dhe Splitit, ulja e nivelit te papunesise dhe nje shtim i prodhimit vendas mund te mos mjaftojne qe ai te fitoje zgjedhjet.


Analistet thone se nese koalicioni do te fitoje nje tjeter mandat qeverises, Racan tani duhet te ruaje mbeshtetjen e kishes per qeverine e tij duke zgjidhur disa nga problemet te cilat kane zemeruar Vatikanin gjate viteve te fundit.


Pervec perfundimit te procesit te transferimit te aksioneve te premtuara kishes, autoritetet duhet te punojne gjithashtu edhe per te zgjidhur problemin e buxhetit per fene.


Nderkohe, kisha po shtrin gjithnje e me teper influencen e saj ne jeten e perditeshme ne Kroaci.


Pasi ka kerkuar me ngulm futjen e mesimit fetar ne te gjitha nivelet e shkollave shteterore, ajo tani po ben presion mbi qeverine qe te ndaloje kryerjen e cdo pune diteve te Djela. Koalicioni i Racan por kerkon te arrije nje kompromis per kete ceshtje, dhe eshte pergjigjur duke pergatitur nje ligj i cili kufizon oret e punes gjate dites se shenjte te se Djeles.


Kisha gjithashtu po kerkon qe programet fetare televizive te mos transmetohen ne oret e vona te darkes por ne oret me te ndjekura te mbremjes.


Te gjitha keto kane shtuar shqetesimet ne rradhet e disa vezhguesve nderkombetare te cilet mendojne se Vatikani po ushtron shume influence mbi ceshtjet e politikes se brendeshme te vendit.


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Osijek.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists