Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

KROACIA DHE SLLOVENIA NE MOSMARREVESHJE PER KUFIRIN DETAR

Sllovenia ka terhequr ambasadorin e saj nga Kroacia ndersa mosmarreveshja per kufirin detar thellohet.
By Drago Hedl

Tensionet e vjetra ndermjet Kroacise dhe Sllovenise jane pershkallezuar ne nje lufte fjalesh ne lidhje me pretendime territoriale ne Detin Adriatik.


Kroacia thote se ajo do te vazhdoje planet e saj per te vendosur kontrollin ekonomik mbi nje zone detare, duke bllokuar keshtu daljen e Sllovenise ne detin Mesdhe.


Analistet thone se mosmarreveshja tregon nje qendrim te vjeteruar nacionalist ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne fushen e politikes se jashteme, ne nje kohe kur te dyja vendet po kerkojne anetaresim ne Bashkimin Europian, BE.


Sllovenia ka terhequr ambasadorin e saj nga Zagrebi, Petar Bekes, "per konsultime" me 31 gusht, pasi ministri i jashtem i Kroacise, Tonino Picula ka konfirmuar se vendi i tij ishte i vendosur te deklaronte nje Zone Ekskluzive Ekonomike, ZEE, ne Adriatik. Picula i ka bere keto deklarime ne nje interviste te botuar ne gazeten Slobodna Dalmacija po ate dite.


Nje dite me pas, ministri i jashtem i Sllovenise, Dimitrije Rupel, ka paralajmeruar se pasi vendi i tij te anetaresohet ne BE ne muajin maj, ai mund te mos mbeshtese aplikimin e Kroacise per anetaresim ne valen tjeter, ne vitin 2007.


Qeveria e Kroacise ka lene te kuptohet se vendimi i saj eshte perfundimtar, dhe se ai do te paraqitet ne parlament ne tetor, nje hap i cili duket se perjashton edhe mundesine e bisedimeve te metejeshme dhe te nje kompromisi te mundeshem ne bisedimet e caktuara me Sllovenine per me 16 shtator.


Kryetari i parlamentit te Kroacise, Zlatko Tomciq, ka kundershtuar akuzat e bera nga kolegu i tij slloven se qendrimi i Zagrebit per ZEE eshte nje taktike per zgjedhjet. Ideja ka qene se qeveria e qendres se majte e drejtuar nga kryeministri Ivica Racan, e cila perballet me zgjedhje te parakoheshme ne muajin nentor, duhet te beje dicka per te shtuar kredencialet e saj nacionaliste.


Kroacia po kerkon nje ZEE ne baze te Konventes se Kombeve te Bashkuara per Ligjin per Detet, e cila do ti jepte asaj nje pjese te madhe te detit Adriatik pergjate brigjeve, e cila do te zgjatet shume me teper se ujerat territoriale prej 12 miljesh qe kontrollon tani. Kroacia nuk do te kishte sovranitet te plote mbi kete zone, por do te kishte te drejten ekskluzive per te peshkuar dhe shfrytezuar burimet minerale. Ky aspekt eshte bere shume i rendesishem vecanerisht pas zbulimit te rezervave te gazit ne Adriatik.


Zyrtaret kroat e kane bere te qarte se ata nuk jane dakort me qendrimin e Sllovenise e cila mund te nderhyje ne nje vendim qe Zagrebi mund ta marre vete.


Sllovenia, me vetem 47 kilometra linje bregdetare e vendosur ne pjesen me veriore te Adriatikut, rrezikon te humbase te gjitha te drejtat per peshkim dhe gaz jashte zones se saj te vogel detare, dhe anijet e saj te kalojne nepermjet ujerave te huaja sa here qe drejtohen per ne Mesdhe.


"Nese te gjitha vendet e Mesdheut do te nisnin te shpallnin zonat e tyre te tregtise, atehere do te ishte kaos," ka thene ministri i jashtem Rupel.


Sllovenia nuk ka te drejte te shpalle zonen e saj ekonomike sepse ujerat e saj territoriale nuk kane dalje ne det te hapur. Por gjate javeve te fundit politikanet dhe ekspertet e saj ligjor kane thene se Kroacia nuk ka te drejte te beje te sajen nje pjese te detit, sepse nuk eshte perfunduar ende nje ndarje zyrtare qe prej shperberjes se shtetit te vjeter te Jugosllavise. Ata thone se si nje prej vendeve qe ka trasheguar territorin dhe pasurite e Jugosllavise, Sllovenia duhet te kete nje pjese te territorit detar te ish shtetit.


Ajo qe i ka zemeruar edhe me teper sllovenet eshte se ata mendonin qe e kishin zgjidhur tanime kete ceshtje dhe kishin nje marreveshje me Kroacine. Marreveshja e Gjirit te Piran, e pergatitur ne vitin 2001, ka percaktuar nje ndarje territoriale te re te ujerave nderkombetare ne Adriatik, duke i dhene Sllovenise nje korridor nder zonat prej 12 milje te Kroacise dhe Italise. Por politikanet kroate me pas duket se jane terhequr nga marreveshje, duke e konsideruar ate si nje leshim te madh dhe humbje territoriale, dhe nuk kane pranuar ta ratifikojne perfundimisht ate. Njoftimi me i fundit i Picula se ZEE do te shpallej se shpejti, duket se i ka dhene goditjen perfundimtare marreveshjes se Piran.


E ndodhur perballe mundesise se nje mosmarreveshjeje ndermjet dy anetareve te ardheshme per ceshtje kufitare, BE deri me tani nuk ka nderhyre por u ka bere thirrje te dyja vendeve te arrijne nje zgjidhje kompromisi. Zyrtaret europiane shpresojne qe bisedimet dy paleshe me 16 shtator te sjellin nje fare marreveshje.


Te dyja vendet kane nje te kaluar mosmarreveshjesh per ceshtjet e pazgjidhura te cilat kane dale pas shperberjes se Jugosllavise. Pervec mosmarreveshjes per sovranitetin e Gjirit Piran, ata kane pasur mosmarreveshje edhe mbi reaktorin berthamor ne Krsko, i ndertuar nga te dy vendet por i cili ndodhet ne territorin slloven, dhe rreth borxheve te vjetra te bankes tanime te falimentuar sllovene, Ljubljanska Banka.


Disa analiste vendas jane te pakenaqur me ate qe ata e shohin me teper si nje vazhdim te sjelljeve kundershtuese, te cilat kane qene tipike per te kaluaren dhe jo per te ardhmen ne nje europe te integruar. Profesori i drejtesise nga Sllovenia, Lojze Ude, i cili ka qene i perfshire edhe ne ratifikimin e konventes se OKB per detin kur ai ka qene minister i drejtesise ne Jugosllavine e vjeter, ka thene se politikanet nga te dyja palet jane "skllave te nacionalizmit".


Damir Grubisa, nje analist ne Institutin e Marredhenieve Nderkombetare ne Zagreb, mendon se politikanet e te dyja vendeve kane deshtuar.


"Politika kroate dhe sllovene duhet te distancohen nga ballkani," ka thene ai. "Por mund te thuhet se deri tani ato drejtohen nga politikane tipik ballkanik, ne kuptimin me te keq te fjales te perdorur ne te dyja vendet".


Sllovenia ne ate qe e ka pershkruar si shenje te deshires se mire, ka rikthyer ambasadorin e saj ne Zagreb me 12 shtator.


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Osijek.