KROACI: ZAGREBI PERFSHIHET NGA MOSMARREVESHJET KUFITARE

Nacionalistet e se djathtes ekstreme po perdorin ceshtjen e sovranitetit per te dobesuar qeverine Kroate e cila gjendet nen presion.

KROACI: ZAGREBI PERFSHIHET NGA MOSMARREVESHJET KUFITARE

Nacionalistet e se djathtes ekstreme po perdorin ceshtjen e sovranitetit per te dobesuar qeverine Kroate e cila gjendet nen presion.

Wednesday, 28 August, 2002

Kryeministri Ivica Racan eshte gjendur nen presionin e nacionalisteve te djathte Kroate per te debuar barkat e peshkimit Sllovene pas nje mosmarreveshjeje kufitare ndermjet dy shteteve.


E gjithe zhurma ka filluar mbi te drejten e peshkimit ne Gjirin Piran ne bregdetin e Adriatikut. Ne nje marreveshje te vitit te kaluar ndermjet Racan dhe kolegut te tij Slloven Janez Drnovsek eshte rene dakort qe kufinjte detar te Kroacise te zhvendosen me ne lindje, duke i dhene nje pjese te ujerave te saj territoriale dhe duke i lejuar Sllovenise dalje ne det te hapur.


Qe pas nenshkrimit te kesaj marreveshjej, barkat e peshkimit, te shoqeruara edhe nga policia Sllovene, kane hyre ne ujerat e dhena nga Zagrebi. Megjithate, nacionalistet Kroate te zemeruar kane thene se meqenese asnje prej parlamenteve nuk ka ratifikuar ende marreveshjen, ajo nuk ka hyre ende ne fuqi dhe barkat e peshkimit nuk kane te drejte te hyjne ne ujerat Kroate.


Partite ekstremiste te djathta Kroate kane perdorur kete mosmarreveshje si nje mjet te mire per te goditur qeverine e dobet te Racan. Koalicioni i tij qeveritar ka mbijetuar me veshtiresi pas nje largimi ne fundin e muajit Qershor nga Partia Social Liberale Kroate, HSLS, e drejtuar nga Drazen Budisa.


Pasi kane kaluar nje lufte te ashper vetem shtate vjet me pare, Kroatet jane shume te ndjeshem ndaj temes se sovranitetit territorial dhe e konsiderojne ate me nje fare misticizmi. Ne kete menyre ceshtjet kufitare e bejne Racan nje objektiv te lehte per tu akuzuar se "po anashkalon ceshtjet e sovranitetit".


Sllovenia i qendron idese se me ose pa ratifikimin e parlamenteve, marreveshja tashme ka hyre ne fuqi dhe se dy te tretat e gjirit te Piran jane tashme ne sovranitetin e saj.


Javen e kaluar, ministri i jashtem i Sllovenise Dimitrije Rupel ka theksuar se nuk do te kete me bisedime rreth percaktimit te kufinjve ne gjirin e Piran, duke lene te kuptohej se kjo status quo - duhet te ruhet.


Ne pergjigje te deklarimit te Rupel, Racan ka thene se "Ne do te mbrojme Kroacine ne Gjirin e Piran duke bere cdo perpjekje per te shmangur incidente dhe per te vazhduar diskutimin e problemit sepse kjo eshte ne interesin e Sllovenise dhe Kroacise.


"Nese ne nuk mund te zgjidhim mosmarreveshjen kufitare, ne duhet te pranojme arbitrim nderkombetar ose thjesht te ngrijme gjendjen e tanishme, gje te cilen e kane bere edhe disa shtete te tjera. Kroacia dhe Sllovenia mund te bejne te njejten gje".


Kufiri per te cilin Racan ka thene se mund te ngrihet eshte ai ekzistues ne mesin e Gjirit te Piran, i cili ka ekzistuar perpara se kryeministrat te arrinin marreveshjen e tyre.


Analistet politik mendojne se problemet kufitare te Kroacise - vecanerisht ato me Sllovenine - jane renduar me teper nga pozicioni i dobet i koalicionit qeveritar ne Zagreb. Ky pozicion i dobet vetem sa inkurajon partite e ekstremit te djathte te shkaktojne edhe me teper probleme.


Mosmarreveshja me Sllovenine nuk eshte i vetmi problem kufitar qe shqeteson Zagrebin qe prej shperberjes se ish Jugosllavise dhe shpalljes se pavaresise se Kroacise.


Me 28 Korrik, policia kufitare Jugosllave ka qelluar me arme mbi kokat e disa Kroateve te cilet po lundronin pergjate lumit Danub per te vizituar ishullin e pabanuar te Sarengradska ada, ne te cilin ata kane jetuar perpara se Serbia ta merrte ne fillim te luftes.


Fshataret, nga Sarengrad ne bregun e djathte te lumit Danub, kane dashur te shohin kasollet ku ata kane jetuar dikur dhe lendinat ne te cilat kane kullotur bagetine e tyre. Ata kane qene te shoqeruar nga drejtuesi Kroat i rrethit te Vukovar-Srem, Nikola Safer, dhe nga kryetari i bashkise Zvezdan Kisiq nga Backa Palanka ne krahun Jugosllav te Danubit.


Kisiq ka dashur te shohe mundesine per rifillimin e bashkepunimit te qytetit te tij me banoret Kroate te Sarengradska ada. Ne regjistrat e tokes thuhet se ky ishull prej 900 hektare siperfaqe i takon Zagrebit, por ai eshte ende i pushtuar nga trupat e Beogradit.


Kjo ndodhi ka shtuar tensionet ndermjet dy vendeve dhe ka cuar edhe ne thirrje per nje hakmarrje te armatosur nga radikalet Kroate. Megjithate, Racan eshte takuar me ministrin e jashtem Jugosllav Goran Svilanoviq menjehere pas incidentit, ne nje ure mbi Danub prane qytetit Kroat te Ilok dhe Bacak Palanka ne Serbi, duke ulur nje pjese te madhe te tensioneve.


Megjithate, kryeministri i dobesuar Kroat ka per te diskutuar edhe nje ceshtje te pazgjidhur kufitare.


Ka pasur nje perplasje tjeter rreth gadishullit te Prevlakas ne jug te Kroacise ne bregun e Adriatikut. Zagrebi thote se gadishulli eshte pjese e Kroacise, ndersa Beogradi e kerkon ate sepse pjesa me jugore e Prevlakes kontrollon hyrjen per ne gjirin e Kotorrit - vetmi port natyror ku mund te ankorohet flota Jugosllave.


Vezhguesit ushtarak te OKB-se kane qene ne Prevlake prej vitesh, dhe misioni i tyre vazhdon te shtyhet ne menyre te perseritur. Zgjidhja e kesaj mosmarreveshjeje ndoshta do te ishte demilitarizimi, pas se ciles gadishulli do te mbetej nen sovranitetin e Kroacise.


Ne fillim te pranveres ka shperthyer nje tjeter mosmarreveshje kufitare ne zonen e lumit Una ndermjet Kroacise dhe Republika Srpska ne Bosnje-Herzegovine. Zagrebi kerkon kontrollin e nje pjese territori prej 35 hektare toke ne bregun e djathte te lumit, e cila eshte ne fakt e regjistruar si prone Kroate.


Fale nderhyrjes ne kohe te komunitetit nderkombetar, i cili vazhdon te kete nje presence te forte ne Bosnje-Herzegovine, mosmarreveshja eshte zbutur por mbetet ende e pazgjidhur. Ky duhet te jete nje tjeter shqetesim per Racan, i cili po perpiqet te konsolidoje bazen e tij te pushtetit dhe te qetesoje nacionalistet.


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Support our journalists