KROACI: SERBET TE ZEMERUAR NGA REZULTATET E REGJISTRIMIT TE POPULLSISE

Deklarimet se tani Serbet perbejne vetem 4 perqind te popullsise, nga 12 perqind nje dekade me pare, kane shkaktuar akuza per manipulim.

KROACI: SERBET TE ZEMERUAR NGA REZULTATET E REGJISTRIMIT TE POPULLSISE

Deklarimet se tani Serbet perbejne vetem 4 perqind te popullsise, nga 12 perqind nje dekade me pare, kane shkaktuar akuza per manipulim.

Nje drejtues i Serbeve te Kroacise ka akuzuar qeverine reformiste se “po vazhdon efektet e spastrimit etnik” pasi disa informacione rreth rezultatit te regjistrimit te popullsise kane treguar nje renie drastike te numrit te komunitetit Serb ne vend.

Statistikat e diskutueshme te perberjes etnike te vendit nuk do te publikohen deri me 18 Qershor. Por vendimi i nje gazete kombetare per te botuar disa te dhena te marra ne menyre jo zyrtare, sipas te cilave ne Kroaci ka vetem rreth 176,000 Serbe, 4 perqind e popullsise prej 4.4 milion banore, ka shkaktuar nje zhurme te madhe te cilen autoritetet do te kishin preferuar ta shmangnin.

Regjistrimi i fundit i popullsise ne vitin 1991, i organizuar pak kohe perpara se Kroacia te shpallte pavaresine nga Jugosllavia, ka dhene numrin e pakices Serbe ne rreth 600,000, rreth 12 perqind e popullsise se atehershme prej 4.7 milion banore.

Milorad Pupovac, i Keshillit Kombetar Serb, mendon se numri i Serbeve te cilet jetojne tani ne Kroaci nuk eshte me i vogel se 6 perqind e popullsise. “Ku kane shkuar 400,000 njerez?” ka pyetur ai i zemeruar.

Pas offensives ushtarake te vitit 1995 ndaj shtetit te vete shpallur te Serbeve ne Kroaci, Republikes Serbe te Krajinas, RSK, rreth 200,000 Serbe ose jane larguar ose jane detyruar te largohen nga shtepite e tyre.

Legjislacioni per mbrojtjen e te drejtave te pakicave, i cili eshte miratuar si nje para kusht per njohjen nderkombetare te Kroacise ne vitin 1991, eshte lene me nje ane dhe rreth 20,000 shtepi jane djegur dhe disa qindra civile Serbe jane vrare.

Agjensia e Kombeve te Bashkuara per refugjatet, UNHCR, ne Zagreb thote se rreth gjysma e Serbeve te cilet jane larguar ne ate kohe, tashme jane kthyer. Por kjo shifer nuk duket te jete e reflektuar ne shifrat te cilat pritet te publikohen javen e ardheshme.

Pupovac ka akuzuar Zyren Kombetare te Statistikave se ka ulur me qellim numrin e komunitetit Serb duke lene pa regjistruar rreth 130,000 refugjate te cilet sipas tij figurojne qe jetojne ende ne Serbi.

Zyrtaret kane arritur ne keto shifra duke deguar formulare cilitdo qe ka banuar ne Kroaci per te pakten nje vit. Ata te cilet nuk kane qene ne vend, megjithese mund te kene prona, nuk jane regjistruar.

Kriteret per regjistrim kane perjashtuar shume refugjate te cilet jane kthyer gjate vitit te kaluar, pas humbjes ne zgjedhje te Bashkimit Demokrat Kroat, HDZ, te ish presidentit Tugjman ne vitin 2000.

Deri ne zgjedhjet e dimrit te vitit 2000, refugjatet Serbe jane perballur me pengesa serioze per kthimin e tyre. Vete presidenti Tugjman eshte mburrur se perqindja e Serbeve ne Kroaci ka rene ne 3 perqind te popullsise.

Tani, ekziston nje qendrim me tolerant ne rradhet e zyrtareve, megjithate i vetmi politikan qe ka mbeshtetur haptazi te drejtat e pakicave mbetet pasuresi i Tugjman, Stipe Mesiq, i cili e ka pasur ate si temen kryesore te fjalimit te tij vitin e kaluar ne pervjetorin e dhjete te pavaresise se Kroacise.

Kryeministri Social Demokrat, Ivica Racan, megjithese shpesh perpiqet te paraqese kredencialet e tij pro Europiane, duket me pak i shqetesuar nga deshtimi i Kroacise per t’u shnderruar ne nje shoqeri multi etnike. Komenti i tij i vetem rreth lajmeve te botuara mbi regjistrimin ka qene se nuk ka aresye per tu ankuar “edhe nese shifra prej 4 perqind eshte e vertete”.

Qendrimi i Racan eshte influencuar nga ai i partnereve te tij me nacionaliste Social Liberale ne qeveri, te cilet vazhdojne te fajesojne agresionin e ushtrise Jugosllave te dominuar nga Serbet per problemet etnike te Kroacise dhe nuk pranojne qe Kroatet kane qene gjithashtu te perfshire ne largimin e pakices Serbe.

Lufta ndermjet Kroacise dhe ushtrise Jugosllave dhe aleateve te saj lokal Serbe ka bere qe vendi ne vitin 1991 te ndahej praktikisht ne dy pjese. Pothuajse nje e treta e territorit te republikes eshte kontrolluar nga RSK dhe gjysem milioni Kroate jane detyruar te largohen nga shtepite e tyre.

Ne te njejten kohe, shume Serbe jane larguar nga shtepite e tyre. Rreth 240,000 jane regjistruar si refugjate nga Kroacia deri ne Gusht te vitit 1992. Per me teper, shtepite e mijera te tjereve te cilet kane qendruar pas pavaresise jane shkaterruar ne zonat e kontrolluara nga qeveria.

Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strazburg i ka kerkuar Zagrebit te kompensoje njerezit qe kane humbur pronat, por kjo ceshtje eshte penguar nga insistimi i Kroacise qe fillimisht Serbia duhet te paguaje demet e luftes.

Ne qytetin lindor te Osijek, luftetare vullnetare te cilet jane mburrur se kane hedhur ne ere shtepite e Serbeve ne vend qe te denoheshin per keto akte kane perfituar dhe vazhdojne te perfitojne pensione.

Edhe ne Zagreb, ku mbizoteron nje atmosfere me liberale, popullsia Serbe eshte pakesuar rreth 50 perqind ne krahasim me periudhen perpara vitit 1991. Tani ne Zagreb jetojne rreth 30,000 Serbe, dhe organizata per mbrojtjen e te drejtave te tyre nuk guxon as te vendose nje shpallje ne deren e zyrave te saj. Vetem pak metra me larg zyres, shiten haptazi gazeta te cilat glorifikojne regjimin fashist Ustash, te Luftes se Dyte Boterore, te drejtuar nga Ante Paveliq.

Kthimi i refugjateve Serbe eshte me i ndjeshem ne zonat rurale. Por keto zona te prekura rende nga lufta, te populluara ndonjehere edhe nga Serbet qe jane kthyer dhe refugjate Kroate te Bosnjes, shpesh drejtohen nga nacionalistet e HDZ-se se Tugjmanit.

Kur nje Serb eshte zgjedhur kohet e fundit si kryer bashkie ne Vojnic, bashki ne jug te Zagrebit ne ish RSK, gjate ceremonies se marrjes se detyres prej tij ka pasur skena te dhuneshme dhe nje seri shperthimesh eksplozivi te pashpjegueshme, te cilat sipas te gjtha gjasave jane kryer nga refugjatet Kroate te Bosnjes.

Tensionet jane shtuar edhe nga njoftimet sensacionale te mediave, sipas te cilave Kroatet do te shnderrohen ne pakice ne disa pjese te vendit si rezultat i rikthimit te Serbeve.

Serbet e kaluar ne moshe te cilet nuk ndjehen te sigurte ne fshatrat e largeta dhe te izoluara mund te mos ndjehen te sigurte te tregojne origjinen e tyre etnike haptazi ne nje klime te tille. Serbet ne martesa te perziera mund te jene regjistruar gjithashtu si Kroate per te shmangur problemet e mundeshme, duke e ulur edhe me teper shifren e Serbeve ne regjistrimin e popullsise. Eshte veshtire te fshehesh statusin etnik ne Kroaci. Per shembull studentet jane te detyruar te deklarojne perkatesine e tyre etnike edhe ne librezen e notave te shkolles.

Aresyeja qe drejtuesit e komunitetit Serbe ne Kroaci insistojne qe ata perbejne te pakten 6 perqind te popullsise se pergjitheshme eshte sepse nje ligj per zgjedhjet lokale i vitit 2001 permban nje baze minimale prej 5 perqind per perfaqesimin e pakices ne administratat lokale. Kjo perqindje eshte kritikuar si teper e larte nga Komisioni i Venecias i Keshillit te Europes.

Drejtuesit Serbe kane frike se nese ky limit aplikohet edhe ne nivel kombetar, komuniteti do te kete te njejtin status si pakica Italiane prej 26,000 anetaresh, perqindja e se ciles ne nivel qeveritar eshte shume normale.

Problemet e sigurise mund te shtyjne nje raund te ri zgjedhjesh ne nivel lokal ne 50 qytete dhe fshatra, me synim shtimin e numrit te perfaqesuesve te pakicave ne keshillat bashkiake, te cilat jane planifikuar te mbahen me vone kete vit.

Prej dy vjetesh pritet miratimi i nje ligji per keto zgjedhje dhe miratimi i tij kerkon mbeshtetjen e dy te tretave te anetareve te parlamentit.

Disa aktiviste Kroate te te drejtave te njeriut mendojne se argumentat nese pakicat etnike ne Kroaci duhet te kene nje ose disa perfaqesues ne asamble jane nje diversion.

Profesor Zarko Puhovski, i Komiteti Kroat te Helsinkit, thote se krijimi i nje komiteti parlamentar shume etnik per te shqyrtuar te gjithe legjislacionin do te ishte nje menyre me efektive per te monitoruar te drejtat e pakicave etnike ne vend, se bashku me legjislacionin e ri per nxjerrjen jashte ligjit te gjuhes radikale ose nxitjes se urrejtjes etnike.

Puhovski ka thene se kritikat ndaj regjistrimit te popullsise jane te gabuara. “Njerezit nuk duhet te thyejne pasqyren sepse ata nuk pelqejne imazhin e vendit i cili, per fat te keq, e ka zgjidhur ceshtjen Serbe nepermjet spastrimit etnik te pakthyeshem,” ka thene ai.

Dominic Hipkins eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR-se.

Serbia, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists