KROACI: SERBET TE ZEMERUAR NGA LISTA E KRIMINELEVE TE LUFTES

Nacionalistet Kroate publikojne listat e 'krimineleve te luftes' Serbe me qellim presionin ndaj ketij komuniteti per t'u larguar.

KROACI: SERBET TE ZEMERUAR NGA LISTA E KRIMINELEVE TE LUFTES

Nacionalistet Kroate publikojne listat e 'krimineleve te luftes' Serbe me qellim presionin ndaj ketij komuniteti per t'u larguar.

Wednesday, 13 March, 2002

Pothuajse cilido ne Kroaci mund te beje nje liste te krimineleve te luftes dhe, pa asnje lloj prove, ta botoje ate ne formen e nje libri, apo ta nxjerre ate ne internet. Ata qe e bejne kete, i bejne presion Serbeve vendas te largohen dhe ne te njejten kohe dekurajojne ata te cilet deshirojne te kthehen.


Avokati nga VukovariRadovan Krstiq eshte nje nder disa mijera Serbe te permendur si nje "kriminel" ne nje liber te titulluar "Kriminelet e luftes te formacioneve ushtarake dhe paraushtarake Serbe ne Podunavljen Kroate nga viti 1991-1995".


Permbajtja e librit prej 80 faqe eshte vendosur e tera ne adresen e internetit www.ljubija.hr, e kontrolluar nga Shoqata e Kroateve - nje shoqate e veteraneve te luftes nga Prijedor, ne Bosnje. Prokurori i republikes muajin e kaluar ka hedhur poshte perpjekjen ligjore te Krstiq per te marre masa ligjore ndaj pronarit te kesaj faqeje ne internet. Avokati tani mendon te hape nje proces gjyqesor privat.


Krstiq, i cili ka qendruar ne Vukovar deri sa ai ra ne duart e Ushtrise Kombetare Jugosllave, JNA, me 18 Nentor 1991, dhe qe ishte atje kur autoritetet Kroate u rikthyen aty pas reintegrimit paqesor te qytetit me 15 Janar, 1998, nuk ka pasur asnjehere probleme me administraten e re. Ai ka marre dokumenta Kroate dhe apartamenti i tij, i shkaterruar gjate luftes, eshte rindertuar.


Per te hequr dyshimet mbi emrin e tij per krime lufte, Krstiq vitin e kaluar ka ngritur akuze zyrtare ndaj Shoqates se Kroateve. "Une jam ndjere teper keq kur kam marre telefonata nga miqte e mi ne Amerike dhe Gjermani te cilet me pyesnin se cfare krimesh kisha kryer une ne Vukovar," thote ai. "Une jo vetem qe nuk kam kryer krime, por kam bere gjithe sa kam pasur mundesi per te parandaluar shperthimin e luftes ndermjet Kroateve dhe Serbeve".


Pas renies se Vukovarit, ai thote se ai eshte perpjekur te shpetoje disa Kroate dhe ka vizituar gjithashtu Marin Vidiq, perfaqesuesin Kroat te qytetit, i cili ishte i arrestuar nga JNA ne Serbi. Vidiq eshte liruar me pas gjate nje shkembimi pengjesh.


Vidiq, i cili tani punon ne industrine e sigurimeve, konfirmon deklarimet e Krstiq. "Ai nuk ka te beje me krimet e luftes. Ai ka biseduar me JNA-ne ne fund te veres se vitit 1991 se bashku me mua dhe kryetarin e bashkise se Vukovarit Vladimir Stengl," ka thene ai.


Vidiq ka thene gjithashtu se theniet ne liber se Krstiq ka qene kryetar i gjykates ushtarake te JNA-se ne Vukovar ne vitin 1991 jane "qesharake", sepse qyteti ne ate kohe kontrollohej nga forcat Kroate.


Akuzat zyrtare te Krstiq ndaj faqes se internetit kane arritur ne gjykaten lokale vitin e kaluar. Por ne Shkurt, prokurori i rrethit te Vukovarit, Zlatko Jariq, i ka hedhur poshte akuzat, sepse ato nuk permbushnin dy kushte te rendesishme.


Jariq ka thene se megjithese ai e pranon historine e Krstiq, nuk ishte e mundur te provohej se pronaret e faqes se internetit e cila permban listen e te dyshuarve per krime lufte "kane shperndare informacion te fallsifikuar". Ai ka thene se gjithashtu nuk ka prova qe informacioni ne kete faqe interneti ka shqetesuar nje numer te madh njerezish.


Ky deklarim eshte kundershtuar nga drejtuesi i Serbeve te Vukovarit, Milos Vojnoviq, i cili ka thene se komuniteti i tij eshte shqetesuar se tepermi nga botimi ne internet. "Nese dikush ben lista me njerez krejtesisht te pafajshem dhe i akuzon ata per krime lufte, asnje akt amnistie i miratuar nga Kroacia nuk do ti ndaloje keta njerez te emigrojne," ka thene ai.


Libri i shume perfolur, i cili eshte shkruar ne menyre anonime, mendohet se eshte botuar fillimisht ne Vinkovci ne vitin 1997 nga Qendra per Dokumentim per Luften e Kroacise per Pavaresi. Megjithate, nje qender e tille nuk ekziston.


Nese data e botimit te pare eshte e vertete, ajo eshte domethenese, sepse ajo parashikon perfundimin e reintegrimit te Podunavljes, pjeses se fundit te ish Republikes Srbe te Krajinas, RSK, te cilen Serbet e kane marre nen kontroll ne vitin 1991.


Libri eshte nje prej disa botimeve te publikuara ne mesin dhe fundin e viteve Nentedhjete - me mbeshtetjen e ish qeverise se Tugjmanit - ne te cilat Serbet akuzohen per krime lufte. Nuk ka asnje dyshim rreth aresyeve te botimit te ketyre librave - ato kane si synim te ushtrojne presion ndaj pakices Serbe per t'u larguar nga vendi dhe te ndalojne kthimin e refugjateve.


Megjithese Kroacia ne ate kohe perpiqej ti tregonte komunitetit nderkombetar se ajo po ndiqte nje politike pajtimi me Serbet, emrat e autoreve dhe botuesve te ketyre librave jane mbajtur te fshehte.


Autoritetet e tanishme Kroate thone se ata po ndjekin nje politike krejt te ndryshme ndaj Serbeve, por ata ende lejojne aktivitetet e atyre qe ndjekin linjen e ish presidentit Franjo Tugjman dhe kolegeve te tij te HDZ-se.


Drago Hedl eshte redaktor i projektit te IWPR-se ne Kroaci.


Frontline Updates
Support local journalists