KROACI: SERBET E PASTREHE NUK PERFITOJNE KOMPENSIM

Nje ligj qe nuk lejon Serbet te kerkojne kompensim per shtepite e shkaterruara gjate luftes pritet te shkaktoje zemerim ne Perendim.

KROACI: SERBET E PASTREHE NUK PERFITOJNE KOMPENSIM

Nje ligj qe nuk lejon Serbet te kerkojne kompensim per shtepite e shkaterruara gjate luftes pritet te shkaktoje zemerim ne Perendim.

Tuesday, 6 September, 2005

Serbet te cilet kerkojne demshperblim per demet e shkaktuara nga ushtria dhe policia gjate luftes mund te kene pak mundesi per te rimbursuar keto humbje nese parlamenti miraton legjislacionin e ri javen e ardheshme.


Ky ligj do te lejoje qytetaret e plagosur gjate konfliktit te aplikojne per kompensim, por nuk lejon kerkesat per demshperblim per pronat – dicka qe pritet te zemeroje komunitetin nderkombetar dhe ndoshta te kercenoje perpjekjet e Zagrebit per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian.


Parlamenti ka shfuqizuar nje ligj te vitit 1996 i cili lejonte qytetaret te kerkonin rimbursim per pronat e patundeshme te shkaterruara qellimisht nga anetare te ushtrise dhe policise Kroate.


Dhe tre vjet me pas asambleja praktikisht ka ndaluar te gjitha kerkesat e bera per kete qellim perpara vitit 1996.


Autoritetet kane thene atehere se ato do te miratonin nje ligj te ri i cili do te percaktonte pergjegjesite per pronat e demtuara apo te shkaterruara – por ato ende nuk i kane permbushur premtimet e tyre.


Sipas vezhguesve nderkombetare, legjislacioni i ri do ti jape fund praktikisht kerkesave per kompensim te pasurive te humbura nga Serbet e Kroacise.


Dhe zyrtaret perendimore kane sugjeruar tanime se ata do te mbajne nje qendrim te ashper nese Zagrebi miraton nje ligj te tille.


“Eshte jashtezakonisht e rendesishme qe te sigurohet rifillimi i te gjitha procedurave gjyqesore te cilat kane te bejne me qytetare te cilet kane paraqitur kerkesa per demshperblim ne baze te ligjit te vjeter,” ka thene Alessandro Fracassetti, zedhenes i misionit te OSBE-se ne Zagreb.


Shefi i misionit te OSBE-se ne Kroaci, Peter Semneby, ka thene se “Vendimet e gjykatave ne lidhje me kerkesat per demshperblim financiar nuk duhet te nderpriten, sepse nje gje e tille eshte ne kundershtim me detyrimet ligjore nderkombetare te shtetit te Kroacise”.


Projekt ligji, te cilin qeveria pritet ta paraqese ne parlament javen e ardheshme, nuk do te lejonte dhenien e kompensiomit per prona te shkaterruara, megjithese ne shume raste ushtria dhe policia Kroate ka qene fajtore per keto veprime.


Vetem qytetaret te cilet kane pasur demtime fizike apo familjet e njerezve te vrare do te kene te drejten te perfitojne demshperblim.


Ne nje moment kur zyrtaret Kroate po perpiqen te permiresojne imazhin e vendit ne perpjekjet e tyre per anetaresim ne BE, mangesite e ketij ligji nxjerrin ne pah veshtiresite me te cilat po perballet qeveria per te zgjidhur problemet e pakicave.


Vezhguesit thone se administrata po kerkon ndryshimin e ligjit sepse ajo ka frike se kompensimi i Serbeve per shtepite e shkaterruara do te shfrytezohet nga e djathta dhe nje gje e tille do te conte ne humbjen e votave – vecanerisht ne rradhet e refugjateve Kroate te cilet ende jane ne pritje te rindertimit te shtepive te tyre – ne zgjedhjet te cilat pritet te mbahen me vone kete vit.


Por duke u bere leshime te djathteve, Kryeministri Ivica Racan rrezikon te demtoje rende perpjekjet e vendit per anetaresim ne Bashkimin Europian.


Rreth 20,000 shtepi, shume prej te cilave ne pronesi te Serbeve, jane djegur dhe shkaterruar me qellim apo bombarduar gjate luftes ndermjet viteve 1991 dhe 1996, sipas shifrave te dhena nga disa organizata jo qeveritare ne Kroaci.


Shume prona te Serbeve jane shkaterruar nga ushtria dhe policia Kroate, si nje shenje paralajmerimi ndaj anetareve te tjere te komuniteti Serb se cfare mund tu ndodhte nese nuk largoheshin nga Kroacia.


Pjesa me e madhe e pronave te Serbeve jane shkaterruar gjate ofensives ushtarake Kroate te ndermarre ndermjet Maj dhe Gusht 1995, kur fshatra te tere jane djegur.


“Vendimi i qeverise per te mos paguar demet edhe per shtepite e djegura me qellim eshte nje vazhdim i politikes se Tugjman per diskriminimin e pakicave,” ka thene avokati Kroat Mario Nobilo, i cili perfaqeson rreth 20 Serbe te cilet kerkojne kompensim.


Nderkohe, Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg po shqyrton kerkesat per apelim te disa dhjetra pjestareve te komunitetit Serb perpjekjet e te cileve per rimbursim deri tani kane deshtuar.


Gjykata kishte vendosur ne favor te nje prej 50 rasteve, duke urdheruar qe Kroacia te paguaje 10,000 euro deme per familjen Kutiq nga Bjelovar, shtepia e se ciles eshte shkaterruar ne vitin 1991.


Ne te njejten kohe, gjykata i ka kerkuar autoriteteve te Zagrebit te permiresojne legjislacionin per kompensimin e pronave te demtuara deri ne mes te muajit Mars te ketij viti.


Ministri i drejtesise se Kroacise Ingrid Anticeviq-Marinoviq ka premtuar pranveren e kaluar gjate nje vizite te kryetarit te gjykates Luzius Wildhaber se Zagrebi do te rifuste ne ligj ato nene te cilat ishin hequr ne vitin 1996.


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists