Kroaci - Kleriket Sulmojne Qeverine

Vatikanit po i kerkohet te nderhyje tek kleriket Kroate qe ata te mos perpiqen te rrezojne qeverine e Racanit.

Kroaci - Kleriket Sulmojne Qeverine

Vatikanit po i kerkohet te nderhyje tek kleriket Kroate qe ata te mos perpiqen te rrezojne qeverine e Racanit.

Friday, 2 November, 2001

Vendet e Bashkimit Europian i kane kerkuar Vatikanit te beje presion ndaj Kishes Katolike ne Kroaci ne menyre qe ajo te moderoje qendrimin e saj ndaj qeverise se qendres se majte te Stipe Mesiq dhe Ivica Racan dhe te ndaloje mbeshtetjen e saj per nacionalistet e djathte.


Vatikani deri me tani nuk ka bere komente publike rreth ndonje aktiviteti nacionalist te klerikeve ne Kroaci. Vatikani ka pasur lidhje te ngushta me ish qeverine e djathte te Franjo Tugjmanit, i cili kishte nenshkruar edhe nje marreveshje ne vitin 1997 me Seline e Shenjte. Traktati ka qene shume i leverdisshem per kishen, sepse Kisha Katolike perjashtohej nga taksat ndaj te ardhurave dhe ne kete dokument behej fjale edhe per kthimin e pronave te shtetezuara te Kishes gjate qeverisjes komuniste ne Jugosllavi.


Nje marreveshje e mundeshme kompromisi mund te perfshinte pranimin nga ana e Zagrebit per te mos ndryshuar kushtet e marreveshjes se Tugjmanit ne shkembim te nderhyrjes se Selise se Shenjte prane peshkopeve Kroat qe ata te ndalojne sulmet ndaj qeverise dhe te qendrojne larg politikes. Nje moment i mire per nje diskutim te tille do te jete fundi i Nentorit, kur peshkopet Kroate do te shkojne ne Rome per tu takuar me Papen. Ambasadoret e BE-se kane filluar levizjet e tyre ne fillim te Tetorit kur ata kane nderhyre prane Vatikanit per te mbrojtur qeverine nga sulmet e perfaqesuesve Katolik.


Diplomatet i kane thene Zhan Luis Tuaran, sekretarit te Vatikanit per ceshtjet e jashteme, gjate vizites se tij ne Zagreb se Kisha Kroate po bashkohej krejtesisht me te djathten nacionaliste dhe po mbeshtet fushaten e tyre per te rrezuar qeverine. Nje pjese e udheheqjes se Kishes ne Kroaci mbeshtet haptazi thirrjet e nacionalisteve per ti dhene fund bashkepunimit me gjykaten e Hages, nderprerjen e gjyqeve per krimet e luftes ne vend dhe rrezimin e asaj qe e djathta e quan "qeveria anti Kroate, tradhetare dhe komuniste' e Racanit.


Jo te gjithe peshkopet e kane kete mendim. Josip Bozaniq, Peshkopi i Zagrebit, eshte nje nder te moderuarit e pakte nga drejtuesit e Kishes. Megjithate, ai gezon pak influence ne gjirin e zyrtareve te tjere te kishes. Disa klerike thuhet se kane perdorur fjalimet dhe deklaratat publike per te nxitur mosbindjen civile ndaj qeverise. Te tjere kane shkuar edhe me larg, duke shfaqur haptazi simpati per qeverine Kroate pro-Naziste te luftes te drejtuar nga Ante Paveliq, duke mbajtur mesha pershpirtjeje per ish diktatorin dhe duke e quajtur ate si nje luftetar te pavaresise.


Ky eshte nje zhvillim i rrezikshem sepse Kisha Katolike ka nje influence te madhe mbi shoqerine Kroate, vecanerisht ne zonat rurale. Por kjo influence po rritet edhe ne qytete, vecanerisht si rezultat i futjes se edukimit fetar ne shkolla ne fillim te viteve nentedhjete.


Pas nderhyrjes se BE-se, Vatikani ndoshta do te duhet te beje dicka, sepse Roma ka njoftuar tashme qe Papa ishte pergjigjur pozitivisht nje ftese nga Kryeministri Racan dhe Presidenti Mesiq per te vizituar Kroacine per here te trete.


Vizita e Papes ne Kroaci pritet te zhvillohet vitin tjeter. Per te krijuar klimen e duhur per viziten, Vatikani ka mundesi te filloje te beje presion ndaj peshkopeve ne Kroaci per te moderuar pozicionin e tyre, vecanerisht ndersa elemente ne qeverine e qendres se majte kane filluar te flasin per nje rishikim te marreveshjes me Kishen. Kriza ekonomike qe po kalon vendi ka shkaktuar kritika rreth neneve per perjashtimin nga taksat te perfshira ne kete marreveshje.


Deri me tani, hapat e qeverise se Racanit per te rishikuar problemin e taksave nuk kane prekur te drejtat e garantuara nga qeveria e kaluar per Kishen Katolike. Por disa ministra kane kritikuar haptazi marreveshjen si antikushtetuese. Kritiket e kesaj marreveshjeje kane denuar favoritizmin e nje komuniteti te vetem fetar, ne nje kohe qe kushtetuta garanton barazi per te gjithe qytetaret, pavaresisht perkatesise se tyre fetare dhe raciale. Ne regjistrimin e fundit te popullsise, ne vitin 1991, 76 perqind e popullsise e ka konsideruar veten si Katolik.


Goran Graniq, zevendes kryeminister, ka thene se marreveshjet e nenshkruara ndermjet Vatikanit dhe Kroacise e kane vendosur Kishen Katolike ne nje pozicion te privilegjuar ne krahasim me komunitetet e tjera fetare.


Ne nje kohe kur po ndryshohen shume politika te vjetra te regjimit te kaluar, qeveria natyrisht deshiron te vendose marredheniet e saj me komunitetet fetare mbi baza te reja.


Kjo mund te thote pakesim i lidhjeve me Kishen Katolike dhe permiresimi i marredhenieve me grupet e tjera, vecanerisht me Kishen Ortodokse Serbe, vendstrehimi shpirteror i komuniteti me te madh te pakices.


Dragutin Hedl, redaktor i projektit te IWPR-se ne Kroaci, eshte nje gazetar i Feral Tribune.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists