KROACI: HDZ E SIGURTE NE RILINDJEN E SAJ

Partia e Franjo Tugjman shpreson te arrije nje rikthim te saje ne pushtet pas zgjedhjes muajin e ardheshem te drejtuesve te saj te rinj.

KROACI: HDZ E SIGURTE NE RILINDJEN E SAJ

Partia e Franjo Tugjman shpreson te arrije nje rikthim te saje ne pushtet pas zgjedhjes muajin e ardheshem te drejtuesve te saj te rinj.

Tuesday, 6 September, 2005

Partia e drejtuar dikur nga ish presidenti Franjo Tugjman eshte e sigurte se ajo do te fitoje zgjedhjet e ardheshme, dy vjet pas humbjes se saj ne zgjedhje e cila i dha fund sundimit te saj prej nje dekade ne Kroaci.


Votuesit ne shumice te madhe kane hedhur poshte Bashkimin Demokratik Kroat, HDZ, ne Janar 2000, kur nje koalicion i qendres se majte nen drejtimin e Ivica Racan morri pushtetin. Por tani partia po planifikon te rikthehet ne pushtet, pasi te zgjedhe nje drejtues te ri ne kongresin e saj ne Prill. Cilido qe te fitoje do te perpiqet te shfrytezoje pakenaqesine popullore ndaj deshtimit te qeverise ne permiresimin e gjendjes ekonomike.


Drejtuesi i ardheshem i HDZ-se do te synoje te riktheje frymen mbizoteruese ne jug-lindje te Europes sipas se ciles partite pro Perendimore kane fituar ndaj atyre nacionaliste. Kandidatet kryesore per postin perfaqesojne fraksionet e linjes se moderuar dhe ate te ashper te partise.


Ivo Sanader, 48 vjec, president i tanishem i HDZ-se, thote se perpjekjet e tij per te krijuar nje alternative te gjere konservatore ndaj koalicionit pese partish te drejtuar nga Racan po fitojne perkrahje nga partite e krahut te djathte ne Europen Perendimore. "Ne jemi prane Kristian Demokrateve Gjermane," ka thene ai.


Kjo nuk eshte nje mburrje e kote nga ish zevendes ministri i jashtem i cili ka krijuar lidhje te ngushta me Edmund Stoiber, i djathti nga Bavaria i cili perben nje kercenim serioz per Kancelarin Gerhard Shroder ne zgjedhjet e pergjitheshme te Prillit ne Gjermani.


Sanader thote se nje fitore e Stoiber do te jepte nje shtytje te madhe psikologjike per HDZ-ne. "Une po perpiqem te ndryshoj imazhin tone nacionalist ne nje imazh pro Europian," ka thene ai.


Rivali i tij kryesor, Ivica Pasaliq, 41 vjec, ka qene ish keshilltar i Tugjmanit. Ai drejton fraksionin e linjes se ashper te HDZ-se dhe ndjen nje rryme ne Europe e cila toleron politikanet e diskutueshem. "Nese i djathti Austriak Hajder dhe Kryeministri Italian Berlusconi pranohen, atehere duhet te pranohemi edhe ne," thote ai.


Pjese te publikuara nga bisedat e regjistruara te bera me ish presidentin e paraqesin Pasaliq si nje figure te diskutueshme i cili ka luajtur nje rol ne skemat e privatizimit shume te diskutueshme ne vend. Shpesh, keto privatizime kanqe qene mbulese per operacione te dyshimta financiare, te zhvilluara ne favor te njerezve te afert te partise.


Ai fajesohet per survejimin nga ana e sherbimeve sekrete te gazetareve kundershtare te regjimit, te cilet ai i ka pershkruar si "mosmirenjohes per ate qe HDZ ka arritur gjate koheve te veshtira te luftes dhe pushtimit". Keto nuk e kane ulur figuren e Pasaliq ne rradhet e radikaleve ne seksionet e te rinjve te partise, apo ne ato pjese te vendit te cilat jane prekur me rende nga lufta e viteve 1991-1995 me forcat Serbe dhe Jugosllave. HDZ ka mbajtur pushtetin deri pas zgjedhejve te vitit 2000, ne koalicion me Partine e Djathte Kroate te ekstremit te djathte. "Njerezit ne nivel lokal me mbeshtesin mua," thote ai.


Pasaliq se fundi ka thene se prioriteti i tij do te jete mbrojtja e interesave te Kroateve te Bosnjes - nje shenje qe ai ka ne plan te nderhyje ne ceshtjet e brendeshme te Bosnjes sipas shembullit te politikave te diskredituara te Tugjmanit. Duke qene se vjen nga Herzegovina, ne jug-perendim te Bosnjes, Pasaliq mbeshtetet ne reputacionin e tij si nacionalist. Ai ka kerkuar haptazi rishikimin e marreveshjes se paqes se Dejtonit ne vitin 1995 per Bosnjen, per te krijuar nje entitet te drejtuar nga Kroatet.


Ndjenja te tilla - nese kane mbeshtetje - do te zemerojne fuqite Perendimore, te cilat mbeshtesin me force marreveshjen e vitit 1995. Mbeshtetja e Pasaliq per mitingjet e drejtuara nga HDZ ne mbeshtetje te te dyshuarve per krime lufte, ka mundesi qe te zemeroje gjithashtu Perendimin.


Mbi 100,000 njerez jane mbledhur vitin e kaluar ne Split, ne jug te Kroacise, per te degjuar Sanader i cili ka shpallur te dyshuarin per krime lufte Gjeneralin Mirko Norac, i cili i fshihej policise, si nje "hero".


Megjithese deshmitaret deklarojne se Norac ka ekzekutuar personalisht civile ne qytetin e Gospiq ne vitin 1991, Sanader ka thene se ai nuk ka ndryshuar mendjen per ate deklarate. Perkundrazi, ai ka vleresuar lart rolin e Norac, duke thene se "Heronjte mbeten heronj pavaresisht aktiviteteve te tjera te tyre".


Pasaliq ka shkuar edhe me larg, duke thene se Norac duhet te falet si pjese e nje procesi te "pajtimit kombetar".


Pasaliq pranon gjithashtu se ka folur me te dyshuarin per krime lufte nga gjykata e Hages, gjeneralin Ante Gotovina disa dite perpara se ai te zhdukej Korrikun e kaluar, duke krijuar spekulime se ai ka ndihmuar ne zhdukjen e Gotovinas. Sanader thote se ai "nuk ka asnje mendim" nese gjenerali duhet te dorezohet ne Gjykaten e Hages, por megjithate ai hedh poshte akuzat e OKB-se ndaj tij si te "papranueshme". Megjithate, ai ka premtuar te plotesoje cdo kerkese per ekstradim nga ana e Hages, nese HDZ do te rikthehet ne pushtet.


Analistet politik nuk e konsiderojne me kete si nje dicka te pamundur. "HDZ do te fitoje zgjedhjet e ardheshme," ka thene editorialisti i njohur dhe aktivisti i te drejtave te njeriut, Ivan Zvonimir Cicak. Megjithese nje kritik i vjeter i partise se Tugjmanit, ai tani mendon se popullsia e ka humbur durimin me qeverine.


Zgjedhjet e ardheshme parlamentare jane planifikuar per ne fillim te vitit 2004. Megjithate, nje kolaps i koalicionit qeveritar mund te shkaktoje edhe zgjedhje te parakoheshme.


Parashikimi i Cicak mbeshtetet edhe ne anketimet e opinionit publik. Disa drejtues te HDZ-se parashikojne nje skenar te tipit te Argjentines ne te cilin protesta publike ndaj uljes se pagave te sistemit publik dhe rritjes se cmimeve te ushqimeve do te coje ne nje ndryshim te qeverise.


Te dy kandidatet per postin drejtues te HDZ-se thone se ata po pergatisin nje program ekonomik per te ndaluar papunesine ne rritje, megjithese mbetet e paqarte se si do te arrihen ulja e taksave, ulja e shpenzimeve publike dhe nje fushate anti-korrupsion.


Sanader pranon se ceshtja e fundit eshte nje pike e dobet per HDZ-ne, e cila ka lejuar ne te kaluaren njerezit e saj te afert te perfitojne shuma te medha parash nga firmat shteterore te shitura me cmime te ulta. "Ne kemi bere gabime," ka pranuar ai, duke pranuar gjithashtu edhe nje mungese demokracie gjate viteve te sundimit te HDZ-se, perpara se te hedhe syte drejt nje portreti te Tugjmanit, fantazma e te cilit ende rrethon partine.


HDZ e di se veshtire se mund te fitoje nje shumice absolute dhe se mund te qeverise vetem nese largon nga Social Demokratet partneret e tjere te koalicionit. Ajo i mbeshtet shpresat tek Social Liberalet e percare te Drazen Budisas - partia e dyte me e madhe ne qeveri - e cila duket se ka probleme me Racan.


Megjithate, per momentin, HDZ po perqendron sulmin e saj ndaj Presidentit Stipe Mesiq dhe jo ndaj Racan. Pas nje fjalimi te koheve te fundit ne 10 vjetorin e pavaresise se Kroacise ne te cilin Mesiq ka kritikuar nacionalistet, nje anetar i asamblese se HDZ-se ka sugjeruar se ai duhet te dale para gjyqit.


Shperthime te tilla jane nje shenje se HDZ mund te ndryshoje vetem lekuren. Hrvoje Sariniq, nje ish kryeminister i HDZ-se i cili eshte larguar nga partia ne vitin 1998 ne shenje proteste ndaj drejtimit te saj te djathte, ka thene se Pasaliq eshte nje politikan i afte por shume i rrezikshem. "Nuk dua te mendoj se cfare mund te ndodhe nese fiton ai," eshte shprehur ai.


Dominic Hipkins eshte nje gazetar i pavarur i vendosur ne Kroaci.


Frontline Updates
Support local journalists