KROACI: ARMIQTE E VJETER NDAJNE PUSHTETIN NE VUKOVAR

Nevojat politike kane detyruar partite nacionaliste Kroate dhe Serbe te pranojne nje pakt te habitshem.

KROACI: ARMIQTE E VJETER NDAJNE PUSHTETIN NE VUKOVAR

Nevojat politike kane detyruar partite nacionaliste Kroate dhe Serbe te pranojne nje pakt te habitshem.

Vukovari, i shkaterruar nga ushtria Jugosllave ne fillim te viteve Nentedhjete, eshte bere skene e nje marreveshje per ndarjen e pushtetit ndermjet armiqve te betuar politik - Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, dhe Partise se Pavarur Demokratike Serbe, SDSS.


Administrata e mepareshme lokale e qytetit eshte rrezuar ne muajin Prill, kur partneret e koalicionit te HDZ-se jane larguar ne shenje proteste ndaj dominimit te saj. Ne kete menyre HDZ u detyrua te zgjidhte ndermjet thirrjes se zgjedhjeve te reja dhe ndarjes se pushtetit me armiqte e vjeter, te SDSS. HDZ, duke pasur frike se mund te humbiste disa vende ne zgjedhjet e reja, vendosi per kete te fundit.


Per Vukovarin, ku ekzistojne ndarje te thella kombetare, saqe ekziston edhe nje lloj sitemi aparteidi, kjo ka qene nje ngjarje e madhe - vecanerisht po te kihet parasysh se HDZ dhe SDSS ngulin kembe per ndarjen e te dy etnive.


Ne zgjedhjet e Majit te vitit 2001 HDZ fitoi dhjete vended he SDSS tete. Ne ate kohe, asnjera prej partive nuk do te kishte menduar per ndonje marreveshje.


HDZ krijoi nje koalicion me partine ekstreme te djathte, Partia Kroate e te Drejtave, HSP, nje mbeshtetese e hapur e qeverise Ustashe te Kroacise gjate Luftes se dyte Boterore, dhe Qenren Demokratike, DC, te krijuar nga Mate Graniq, nje ish bashkepunetor i ngushte i ish presidentit Franjo Tugjman, i cili eshte shume afer nacionalisteve te HDZ-se.


Nen nje koalicion te tille te dominuar nga nacionalistet, Serbet praktikisht ishin perjashtuar nga qeverisja lokale, ne nje shkelje flagrante te rregullave kushtetuese te miratuara ne Tetor 2000 per te mbrojtur te drejtat e pakicave.


Ne baze te kushtetutes, pakicat kombetare kane te garantuar perfaqesimin ne nivel bashkiak ne "proporcion me numrin e popullsise se tyre". Serbet perbejne gjysmen e popullsise se Vukovarit.


HDZ dhe SDSS thone se marreveshja e tyre e re per ndarjen e pushtetit eshte ne pergjigje te ketyre kerkesave te reja kushtetuese. Por duke pasur frike se mos largojne mbeshtetesit e tyre, te dyja partite refuzojne me force cdo ide per nje koalicion.


"Nuk ekziston ndonje koalicion ndermjet HDZ-se dhe SDSS-se. Ne kete rast vetem po zbatohet legjislacioni per te drejtat e pakicave. SDSS ka luftuar per muaj me rradhe per zbatimin e tij," thote branko Sekuljica, anetar i partise Serbe dhe zevendes kryetar i sapo zgjedhur i bashkise se Vukovarit.


Fillip Karaula, anetar i HDZ-se dhe kryetar i asamblese se Vukovarit, nuk ka humbur rastin te theksoje imperativin kushtetues. "Vukovari eshte nje qytet me nje pakice te madhe Serbe. Ata kane fituar nje te treten e vendeve ne zgjedhjet e fundit. Sipas ligjit, ata kane te drejte te marrin pjese ne qeverisjen lokale".


Perpara shperberjes se Jugosllavise ne vitin 1991 dhe luftes qe pasoi, Vukovari ka qene nje nder bashkite me te zhvilluara te vendit. Por sot, nje e katerta e popullsise eshte e papune.


Banoret vendat, qofshin Kroate apo Serb, jane ngopur tashme me ndarjet dhe nxitjen e luftes. Ata kerkojne nje jete me te mire.


"Eshte gje e mire qe me ne fund kane rene dakort," thote Mile jovanoviq, nje tregtar Serb. "Ndoshta tani do te jete me e lehte per ne. Jeta ne Vukovar eshte e veshtire. Nuk ka pune, nuk ka rroga. Njerezit jetojne me veshtiresi te medha".


Ndersa rindertimi i qytetit po ecen me ritme te mira, ekonomia eshte ne veshtiresi. Fabrika e Borovos, per shembull, e cila punesonte me pare rreth 20,000 njerez ne prodhimin e gomes dhe te kepuceve, tani puneson vetem 100. Fabrika eshte shkaterruar dhe shteti nuk mund ta rindertoje ate.


Mungesa e puneve dhe e mundesive ne qytet eshte nje nder aresyet kryesore qe ketu jane kthyer shume pak nga Kroatet e debuar. Vetem rreth 10,000 Kroate jane kthyer ne qytet - rreth gjysma e atyre qe jane debuar. Nga rreth 12,000 Serbe qe jetojne ne qytet, nje pjese e madhe jane pensioniste. Shume, megjithese jane te regjistruar ne qytet, ne fakt jetojne ne Serbi, duke u kthyer vetem per te marre pensionet.


Marreveshja e re per ndarjen e pushtetit eshte arritur si rezultat i nevojes politike, dhe jo si kuptim i nevojes per bashkepunim nder etnik.


Njerezit i ndjejne ende plaget e luftes. Shkaterrimi dhe vuajtjet fizike te shkaktuara nga konflikti kane qene te tmerrshme dhe mungesa e besimit ndermjet dy komuniteteve mbetet e madhe. Megjithate, fakti qe politikanet Kroate dhe Serb tani jane te detyruar te punojne se bashku eshte nje zhvillim inkurajues.


Drago Hedl eshte nje gazetar i pavarur Kroat.


Serbia, Croatia
Support our journalists