Krisjeve Te Rregjimit?
Beogradi vazhdon te kritikohet, por vetem sa behet edhe me i mbyllur. Ne vend te krisjeve te rregjimit, deklaratat e Draskovicit rreth impaktit te bombardimeve tregojne vetem mungesen e fuqise se tij.
Krisjeve Te Rregjimit?
Beogradi vazhdon te kritikohet, por vetem sa behet edhe me i mbyllur. Ne vend te krisjeve te rregjimit, deklaratat e Draskovicit rreth impaktit te bombardimeve tregojne vetem mungesen e fuqise se tij.
Ne vend qe te tregoje krisje ne rregjim, deklaratat me te fundit te transmetuara nga televizioni te Zevendes Kryeministrit Vuk Draskovic duket se nenvizojne vendosmerine e qeverise per te ruajtur te njejtin kurs.
Ndermjet vendimit te NATO-s per te pershkallezuar fushaten e saj te bombardimeve dhe vendosmerise se Beogradit per te mos u terhequr, duket se ka pak hapesira per nje zgjidhje te shpejte te krizes ne Kosove.
Ne perpjekjet e tij per tu hapur ndaj Perendimit--te hedhura poshte nga NATO-j--Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij baze: se bombardimet duhet te nderpriten perpara se te mund te rifillojne bisedimet dhe se NATO-ja nuk eshte e mirepritur ne territorin Jugosllav. Per kete aresye ai gjithashtu nuk pranoi as iniciativen per paqe te Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Kofi Annan.
Ne mes te kesaj, media e Beogradit ka vazhduar te mbaje te larte moralin ne Serbi duke perseritur vazhdimisht qe Serbet po mbrohen me sukses nga bombardimet, megjithese ata jane sulmuar nga forca e bashkuar e 19 vendeve me te zhvilluara teknikisht dhe ushtarakisht te botes.
Kete fasade Draskovici e sulmoi kaq haptazi ne nje program televiziv me pyetje te hapura nga shikuesit te transmetuar nga stacioni televiziv i Beogradit Studio B, te Dielen ne mbremje, me date 25 Prill, dhe e perseriti perseri te Henen ne mbremje.
Ne nje diskutim te zgjeruar, Draskovic i beri thirrje Jugosllaveve te mos genjenin veten rreth mundesise se shkaterimit te NATO-s. Ai tha se neqofte se fushata e bombardimeve vazhdon edhe per tre jave te tjera, vendi do te shkaterrohet krejtesisht. Ai gjithashtu u beri thirrje Serbeve te kuptojne qe opinioni boteror eshte i vendosur kunder tyre dhe se Ruset nuk do t’i ndihmojne ushtarakisht.
Programi i transmetuar nga Studio B e cila kontrollohet nga Partia e Rilindjes Serbe e Draskovocit, pati nje reaksion pozitiv dhe shume te madh nga degjuesit ne Beograd, per te cilet keto te verteta kaq te thjeshta shenuan nje ndryshim te madh. Disa udheheqes te tjere te opozites i kane shprehur Draskovicit me ane te telefonit mbeshtetjen e tyre.
Por forcat e sigurimit kercenuan me nje vizite me pak miqesore, duke marre nje autorizim qe diten e neserme per te vene nen kontroll stacionin. Draskovici u pergjigj se ai do te organizonte nje demonstrate ne rruget e Beogradit dhe mbajti nje konference shtypi te palajmeruar ne Hotel Hyatt me gazetare te huaj, duke shprehur friken se mund te sulmohej. Por stacioni nuk u prek dhe intervista u ritransmetua te henen ne mbremje.
Media Perendimore e ka quajtur kete episod si nje prove se opozita ndaj Miloshevicit po fillon te duket, edhe ne nivelet me te larta. Por realiteti eshte se pavaresisht nga pozicioni i tij ne qeveri, Draskovic ka qene thjesht nje figure dekorative ne kete qeveri. Nga nje nacionalist Serb, tek nje opozitar demokratik, tek nje zedhenes efektiv i qeverise, ai e ka diskretituar veten e tij si kameleoni i politikes Serbe.
Prandaj ai eshte lene pothuajse vetem per te bere keto deklarata kaotike, dhe ne te vertete eshte kritikuar me teper per shfaqjen e tij te shpeshte ne median Perendimore sesa per ato qe ka thene ne te vertete--e cilat shume pak veta u kushtojne vemendje. Kohet e fundit, pozicioni i tij ka ardhur duke u dobesuar, dhe ai ka pasur shume pak , ose aspak lidhje direkte me Miloshevicin.
Vemendja ndaj deklaratave te tij mund te tregoje se nje pjese e popullsise me te vertete mbeshtet nje ndryshim ne politiken e qeverise dhe te medias ne kete periudhe krize. Por duket se shume shikues i pane komentet e tij ne nje menyre shume te thjeshte, sikur ai te ishte duke dhene nje lloj sinjali per perfundimin e bombardimeve.
Cilado qe te jene hollesite e episodit te Draskovicit, ai vetem sa ka konfirmuar pozicionin e qeverise brenda bunkerit te politikes se saj, nga i cili ajo nuk deshiron te dale. Ne fakt, megjithese aleanca Perendimore akoma nuk e ka shpallur publikisht synimin e saj per te nisur nje ofensive tokesore ndaj Jugosllavise, planifikuesit ushtarake Jugosllave po studiojne me vemendje deklaratat e NATO-s dhe tashme po planifikojne mbrojtjen e tyre. Ceshtja nuk eshte me nese por kur ata do te perballohen me trupat tokesore te NATO-s, pra ne vere apo ne vjeshte.
Pavaresisht krisjeve te njoftuara nga media e Beogradit ne gjirin e NATO-s , shume analiste mendojne se tani qe ne loje eshte vene kredibiliteti i aleances, ajo eshte e vendosur ta perfundoje fushaten e saj, gje e cila mund te perfshije shkaterrimin e regjimit te Miloshevicit.
Burime brenda Partise Socialiste te Serbise dhe Ushtrise Jugosllave parashikojne se NATO mund te mbledhe forca tokesore per nje sulm deri ne fund te Majit ose fillim te Qershorit. Deri atehere, ata nuk presin ndonje lehtesim te fushates ajrore, pavaresisht nga demet anesore te shkaktuara me jete civilesh dhe te pronave private.
Pesimistet kane frike se bombardimet do te vazhdojne deri ne vjeshte dhe se Serbine e pret nje fat i ngjashem me ate te Gjermanise ne vitin 1945. Ne kete skenar, NATO nuk do te dislokoje trupa tokesore deri ne Tetor ose Nentor, dhe nderkohe do te pershkallezoje ofensiven e saj ajrore.
"Gjate veres raketat e NATO-s mund te shkaterrojne cdo gje te mundshme, dhe ndoshta te godase edhe struktura joushtarake," thote nje burim i afert me qarqet ushtarake. "Shume shpejt ne presim qe lista e objektivave per tu goditur te zgjerohet dhe te perfshije edhe stacionet e prodhimit te energjise edhe uzinat termoelektrike, sistemin e ujererave te zeza, autostradat dhe objekte te ngjashme, shkaterrimi i te cilave do te veshtiresonte jeten normale."
Ne kete skenar, pritet qe popullsia Serbe te jete ne gjendje t’i qendroje fushates e bombardimeve gjate veres. Megjithate, nga fillimi i nentorit dhe me fillimin e motit te ftohte, efekti i mungeses se karburantit, nderprerjes se energjise elektrike dhe mungesave ushqimore do te filloje te ndihet.
Shkaterrimi i rafinerive te naftes ne Novi Sad dhe Pancevo dhe i nje numri deposh dhe rezervuaresh te karburanteve ne te gjithe Serbine, perfshire Valjevo, Pozega, dhe Smederevo, kercenon te shkaktoje nje mungese serioze karburantesh, pa permendur ketu edhe bllokimin e importeve nga deti.
Si rezultat i demtimit te uzines se nitrogenit ne Pancevo, ka filluar te ndihet mungesa e plehrave kimike, dhe pa karburant dhe plehra kimike sektori i bujqesise nuk do te jete ne gjendje te prodhoje sasine e nevojshme te udhqimeve per te furnizuar tregun.
Deri atehere, sipas shume analisteve, pjesa me e madhe e popullsise--te ardhurat mesatare te se ciles jane rreth 700 dinare (30 USD) ne muaj--do te demoralizohen dhe do te perballohen me probleme serioze per te mbijetuar. Nderkohe, ushtria Jugosllave ka shume mundesi qe te jete lodhur se tepermi nga pritja dhe te jete e furnizuar keq me karburant, armatim dhe municion.
Optimistet ketu kane besim se, ashtu si shume shpesh ne te kaluaren, mjeshtri i strategjise Miloshevic do te gjeje edhe nje here nje rrugedalje. Ata argumentojne, se mospranimi i propozimeve te paqes, tregon se ai i konsideron kostot potenciale te nenshkrimit te nje marreveshje me te larta se ato te mosnenshkrimit, megjithese kjo do te thote vazhdim i bombardimeve.
Meqenese NATO-ja deri tani nuk ka arritur te permbushe qellimet e deklaruara te nderhyrjes se saj, pozita e Miloshevicit nuk eshte dobesuar nga ofensiva ajrore. Ne te vertete, per momentin, Miloshevici mund te deklaroje se po e fiton luften.
Duke thene kete pavaresisht nga trimeria e medias Serbe, Presidenti Jugosllav e di se Ushtria Jugosllave nuk mund te fitoje nje lufte te gjate me NATO-n. Per me teper ai eshte i ndergjegjshem, se eshte me mire te pranoje dislokimin e forcave te NATO-s ne Kosove sesa te detyroje aleancen te nise nje sulm per pushtimin e vete Serbise.
Nese optimistet kane te drejte ka mundesi qe Miloshevici te kerkoje nje zgjidhje diku gjate veres sapo te kete arritur qellimet e tij ushtarake ne terren. Pasi te kere spastruar pjeset strategjike te territorit nga Shqiptaret etnike, ai do te mund te jete ne pozicionin per t’i ofruar NATO-s nje marreveshje bazuar ne ndarje dhe pastaj te terheqe forcat e tij nga pjesa me e madhe e provinces.
Kjo nuk eshte zgjidhja qe preferon Perendimi. Por kjo mund te jete nje menyre per te shpetuar fytyren per te dyja palet dhe te shmange rreziqet qe permban per NATO-n nje sulm ne shkalle te gjere. Ne rast se eshte keshtu--pavaresisht nga kerkesat e Perendimit dhe nga pengesat e Drashkovicit--nuk do te jete hera e pare qe Presidenti Jugosllav ka pasur mundesine te thote fjalen perfundimtare.
Artikullshkruesi eshte nje gazetar i pavarur ne Beograd.