Krimi Dhe Politika ne Maqedoni

Politikane te opozites dhe media kane intensifikuar akuzat per bashkepunim te qeverise me krimin e organizuar ne Maqedoni pas vrasjes se tre oficereve te policise gjate nje patrullimi te zakonshem te tyre.

Krimi Dhe Politika ne Maqedoni

Politikane te opozites dhe media kane intensifikuar akuzat per bashkepunim te qeverise me krimin e organizuar ne Maqedoni pas vrasjes se tre oficereve te policise gjate nje patrullimi te zakonshem te tyre.

Gjate nje patrullimi te zakonshem me 11 Janar, kater oficere te policise Maqedonase kane ndaluar tre makina ne Aracinovo, nje fshat me popullsi kryesisht Shqiptare. Ndersa ata kontrollonin makinen e pare, njerezit qe udhetonin ne dy makinat e tjera kane hapur zjarr me arme automatike, duke vrare tre prej oficereve ne vend. i katerti ka arritur te largohet nga vendi i ngjarjes por edhe ai eshte plagosur.


Autoritetet policore mendojne se makinat kane qene te vjedhura dhe njerezit qe udhetonin ne to po i dergonin ato ne Kosove. Media Maqedonase eshte e mbushur me spekullime sipas te cilave vrasesit jane pjestare te nje bande kriminale Shqiptare. Deri tani jane permendur tre mera Shqiptaresh si te dyshuar per kete ngjarje, Ibrahim Musa nga Aracinovo, Njazi N. nga Shkupi, dhe Ibrahim N. nga Kacaniku. Fshati Aracinovo ka kohe qe dyshohet se eshte shnderruar ne nje baze te rendesishme per trafiqet e ndryshme ilegale, perfshire ketu cigaret, drogen, armet dhe makinat.


Politikane te rendesishem Shqiptare dhe Maqedonas kane publikuar me shpejtesi deklarata publike qetesuese, per shkak te frikes se madhe qe ekziston tek nje pjese e njerezve se incidenti mund te perkeqesoje ndjeshem marredheniet edhe ashtu te tensionuara ndermjet popullsise etnike Shqiptare dhe Maqedonase. Ky eshte vetem incidenti i rradhes ne nje sere incidentesh te dhuneshme ku eshte perfshire policia dhe ku jane vrare Shqiptare etnike.


Arben Xhaferri, udheheqesi i Partise Demokratike te Shqiptareve (DPA) dhe forca dominuese ne spektrin politik Shqiptar, ka theksuar se vrasjet nuk duhet te shnderrohen ne ceshtje politike, dhe se policise duhet t'i lihet kohe te perfundoje hetimet. Kjo pikpamje eshte theksuar edhe nga Kryeministri Ljubco Georgievski, udheheqes i Organizates Demokratike Revolucionare Maqedonase-Partia per Unitetin Kombetar Maqedonas (VMRO-DPMNE), partia kryesore ne koalicionin qeveritar.


Ky pozicion i perbashket nuk eshte dicka e re ne Maqedoni, vecanerisht ne driten e deklarimeve te mepareshme nga DPA se cdo akuze ndaj Shqiptareve per perfshirje ne mafie eshte e motivuar nga shovinizmi etnik.


Deklarata e policise pas ngjarjes ishte e vecante. Me pare, autoritetet policore, te cilat kane qene gjithnje te lidhura ngushte me interesat politike te partise ne pushtet, kane fajesuar dike tjeter per incidentet e dhuneshme. Ministri i tanishem i policise, Dosta Dimovski, eshte nje ideolog i VMRO-DPMNE, i cili vetem kohet e fundit ka zevendesuar Pavle Trajanov, i vetmi zyrtar jo partiak qe ka mbajtur postin me te larte te policise qe prej kohes kur Maqedonia fitoi pavaresine.


Ne nje deklarate pas incidentit, policia pranoi pergjegjesine per vdekjen e policeve gjate aksionit te deshtuar. Radioja Maqedonase njoftoi se mund te kete pasur nje rrjedhje informacioni nga rradhet e policise qe i ka paralajmeruar kriminelet per kryerjen e inspektimit te policise.


Por, media e pavarur politikisht ne Maqedoni, si e perditeshmja Dnevnik, ka akuzuar autoritetet se kane krijuar nje force policore partiake ne vend te nje force te pavarur dhe profesionalisht te afte.


Media te tjera e kane pare rastin e Aracinovo jo si nje lajmerim per perkeqesimin e marredhenieve nder-etnike por si nje prove te nje lidhje te rrezikeshme ndermjet krimit dhe politikes. E perditeshmja e pavarur qe botohet ne Shkup, Makedonia Denes, e cila eshte me prane Partise Liberal Demokrate ne opozite, ka botuar nje analize komplekse ku argumentohet se Maqedonia gjithnje e me teper po perfshihet ne nje rruge kriminale qe te con ne Kosove, te cilen ajo e quajti "nje grope e zeze dhe vendi ku behen marreveshjet me te erreta ne Ballkan".


Gazeta akuzoi koalicionin qeveritar ne pushtet se kontrollon fitimet dhe xhiron e parave te fituara nga keto "marreveshje te erreta". Ajo vazhdonte duke thene se tashme jane percaktuar qarte rregullat se kush kontrollon kontrabanden e cigareve, kush lehteson trafikun e narkotikeve dhe kush merr pjese ne trafiqet ilegale te armeve. Sipas Makedonija Denes, rreth 70 perqind e trafiqeve ilegale mund ti vishet DPA, ndersa pjesa tjeter shkon ne xhepat e VMRO-DPMNE.


Akuza te ngjashme jane bere edhe ne sesionin e fundit te parlamentit perpara pushimeve per Vitin e Ri. Aleanca Social Demokrate e opozites ka akuzuar koalicionin qeveritar se ka bere nje "marreveshje zoterinjsh me mafien" per te parandaluar mosmarreveshjet e brendeshme te dhuneshme. Gazetat e opozites si Start dhe Utrinjski Vesnik deklarojne se kjo marreveshje siguron ndarjen e zonave te influences ndermjet trafiqeve ilegale qe kontrollon secila pale, pra VMRO-DPMNE dhe DPA.


Partite e opozites akuzojne me force Georgievskin se ka formuar koalicion me nje parti, DPA, e cila sipas tyre financohet nga mafia Shqiptare.


Ne se vertetohet se pas vrasjes se tre policeve ne Aracinovo qendron mafia, keto akuza per lidhje me mafian do te veshtiresonin poziten e udheheqesit te DPA, Xhaferri. Duke qene se gjate krizes ne Kosove ai ka deklaruar se partia e tij "po mban situaten nen kontroll" - pra po monitoron radikalizmin Shqiptar dhe lidhjet me Kosoven - DPA do ta kete te veshtire te binde mediat dhe publikun se ajo nuk e di se cfare ndodh tani ne fshatrat si Aracinovo.


Nderkohe, mungesa e nje force policore adekuate dhe sistemi gjyqesor ne Kosove inkurajon edhe me teper shkallen e larte te krimit ne Maqedoni. Pavaresisht nga mberritja e trupave te NATO-s ne Kosove, autoriteti civil eshte ende i dobet dhe nuk po funksionon si duhet. Nje autoritet nderkombetar me efektiv ne Kosove do te ishte nje perkrahje e rendesishme per sherbimet e sigurimit ne Maqedoni.


Ne gjendjen e tanishme, Kosova mbetet e hapur per bizneset e paligjeshme, ndersa roli i Maqedonise si nje qender kryesore tranziti dhe organizimi per aktivitetet kriminale eshte rritur. Pra, edhe ne rast se policia Maqedonase eshte e vendosur te luftoje seriozisht krimin e organizuar, ajo nuk i ka mjetet dhe forcen e duhur, keshtu qe ka pak shanse per sukses.


Zeljko Bajic eshte nje gazetar ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists