Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

KOSOVE: RIHAPET DISKUTIMI PER STATUSIN PERFUNDIMTAR

Te gjithe, pervec Shqiptareve, jane perpjekur ta shmangin nje gje te tille, por tani e ardhmja e Kosoves eshte shtruar per diskutim.
By Tim Judah

Qe prej perfundimit te luftes ne Kosove, ceshtja e statusit te saj perfundimtar ka qene pikpyetja me e madhe ne politiken e Ballkanit. Kjo ceshtje deri me tani nuk eshte diskutuar. Megjithate, nje sere zhvillimesh te reja brenda dhe perreth Kosoves tregon se tani ka filluar nje periudhe e re ne kete drejtim.


Gjate diteve dhe javeve te fundit, Sekretari i Pergjitheshem i OKB-se dhe ambasadoret e vendeve te Keshillit te Sigurimit kane vizituar Prishtinen dhe Beogradin. Michael Steiner, shefi i UNMIK, ka shkuar ne Uashington ku ka diskutuar me administraten Amerikane dhe ne New York me OKB-ne rreth kesaj ceshtjeje.


Steiner gjithashtu se fundi ka shkaktuar nje diskutim te madh kur ka paraqitur propozimin e tij qe Bashkimi Europian te marre ne dore kontrollin e UNMIK - por vetem pasi te jete vendosur statusi perfundimtar i protektoratit.


Ne Prishtine, politikanet Shqiptare jane shprehur me zemerim rreth vendimit te Serbise dhe Malit te Zi te marre me 7 Dhjetor per miratimin e nje kushtetute per bashkimin e tyre te ri. Ne parathenien e kesaj kushtetute thuhet ne menyre te qarte se Kosova eshte pjese e Serbise.


Te gjitha keto zhvillime te bejne te shtrosh pyetjen se cfare po ndodh? Aresyeja e pare per shkrirjen e akujve ne lidhje me kete ceshtje jane ererat e ngrohta qe fryjne nga Iraku. SHBA deshiron te perqendrohet ne luften ndaj terrorizmit dhe ne nje lufte te mundeshme ndaj Saddam Husein. Per rrjedhim, zera te fuqishem ne Uashington po kerkojne pakesimin e perfshirjes Amerikane ne Ballkan ne menyre qe te lirohen keto forca per tu perdorur ne zonen tjeter te konfliktit.


Nje menyre per te arritur nje gje te tille eshte qe Serbet dhe Shqiptaret te nxiten te bisedojne rreth se ardhmes se tyre. Por Amerikanet deshirojne qe edhe Europianet te ndihmojne ne kete drejtim. Gjate nje konference te nivelit te larte te koheve te fundit ne Institutin Amerikan te Paqes ne Uashington, USIP, pjesemarresit Amerikan e kane bere te qarte se nje prej menyrave qe Europa mund te ndihmoje SHBA ne Irak, do te ishte qe te merrte persiper me teper peshe ne Ballkan.


Per cudi, USIP, (www.usip.org) ka menduar me teper per mundesine e se ardhmes se Kosoves se cdo organizate tjeter ne Beograd apo Prishtine.


Aresyeja e dyte qe ceshtja e statusit perfundimtar te Kosoves ka hyre ne axhenden politike eshte se per sa i perket UNMIK, kjo eshte ceshtja e ardheshme ne rendin e dites - sic percaktohet edhe ne mandatin e tij, te dhene nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit. Tani qe jane ngritur dhe po funksionojne Institucionet e Perkoheshme te Vete-Qeverisjes, detyra e UNMIK eshte te punoje per "zhvillimin e nje procesi politik me synim percaktimin e statusit te ardheshem te Kosoves".


Aresyeja e trete se perse politikanet dhe analistet po kthejne vemendjen nga Kosova ka te beje me BE. I gjithe rajoni ka shume nevoje te filloje te levize drejt anetaresimit ne BE por organizata eshte e perbere nje grup shtetesh, dhe jo nga territore me status te papercaktuar.


Deri me tani, Serbia dhe Mali i Zi as nuk mund te fillonin te mendonin rreth ahpjes se diskutimeve per nje Marreveshje per Stabilizim Asocim, SAA, me Brukselin sepse ato nuk dinin nese ishin ende pjese e nje vendi apo jo.


Marreveshja per Stabilizim Asocim eshte hapi i pare madhor drejt anetaresimit ne BE dhe nje marreveshje e tille percakton procesin qe duhet te kryeje nje vend per te afruar sa me teper legjislacionin me standartet Europiane.


Bashkimi i ardheshem i Serbise dhe Malit te Zi do te thote qe kjo ceshtje te pakten per tani, eshte zgjidhur.


Por cfare do te ndodhe me Kosoven? Ceshtja e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit ka shkaktuar alarm ne ministrine e jashteme Jugosllave. Ajo tani mendon se ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet ne menyre qe Serbia dhe Mali i Zi te mund te fillojne procesin e arritjes se marreveshjes me BE.


Per fatin e mire te te gjitha paleve, BE, sipas vete fjaleve te nje zyrtari te saj, "ka nje imagjinate te pafund". Me 6 Nentor, shume prej anetareve te qeverise se Kosoves kane fluturuar ne Bruksel per te marre pjese ne nje mbledhje me Komisionin Europian. Ky veprim mund te quhet edhe si fillimi i nje politike te dyfishte ndaj Serbise dhe Kosoves.


Ideja eshte qe Serbia dhe Mali i Zi te fillojne procesin e Stabilizm Asocimit, i cili do te "ndalet" zyrtarisht per shkak te pritjes se nje zgjidhjeje perfundimtare te statusit te Kosoves. Ne te njejten kohe, Kosova do te nise nga ana e saj kete process, megjithese ne menyre jo krejtesisht zyrtare.


Nderkohe, takimi i organizuar nga USIP, ka treguar edhe disa zhvillime te tjera. Se pari, eshte vene re se zyrtaret dhe analistet Amerikane jane shume me teper te gatshem per mbeshtetjen e nje Kosove te pavarur se sa koleget e tyre Europiane, dhe se ata jane shume me te interesuar per fillimin sa me te shpejte te bisedimeve.


Megjithate, te dyja palet te dyja palet jane te vendosura te nxisin Serbet dhe Shqiptaret te fillojne sa me pare bisedime ne lidhje me ceshtje konkrete si tregtia, transporti dhe energjitika. Zyrtare te UNMIK jane shprehur se ne fillim te vitit te ardheshem ata do te ftojne zyrtaret e Beogradit dhe te Prishtines te fillojne bisedime ne lidhje me keto ceshtje.


Zerat per fillimin e bisedimeve te mundeshme kane shkaktuar nje fare alarmi ne rradhet e politikaneve Shqiptare te Kosoves, te cilet i tremben nje perpjekjeje te mundeshme per ti detyruar ata te pranojne nje zgjidhje tjeter te ndryshme nga pavaresia, per shembull nje fare marredhenie formale me bashkimin e ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi.


Ne Beograd, ku ceshtja e Kosoves ka qene krejtesisht tabu qe prej Qershorit te vitit 1999, shume pak njerez kane filluar te diskutojne haptazi per te. Zyrtarisht, politika eshte "jo ndarje, jo pavaresi". Megjithate, strateget Serbe kane nje problem. Nese ata nuk pranojne asnje prej ketyre mundesive atehere cfare zgjidhje do te jepnin ata pervec nje reintegrimi te mundeshem te 1.8 milion Shqiptareve te cilet i urrejne ata dhe te cilet do te perfaqesohen ne qeveri dhe ne parlamentin e Serbise dhe te bashkimit te ri?


Gjate muajve te fundit, Nebojsha Coviq, kryetari i Qendres Koordinuese per Kosoven dhe Metohine, organizmi i cili merret direkt me Kosoven, ka filluar te flase per nje rajonalizim. Ky eshte nje term i perdorur ne vend te autonomise de jure per zonat e banuara nga Serbet. Por ky nuk mund te jete nje plan afatgjate.


Megjithate, me 22 Nentor, ai ka shkruajtur nje artikull per te perditeshmen e Beogradit Politika, i cili duket si fillimi i nje strategjie te re. Ai duket se deshiron te thote (megjithese jo ne menyre shume te qarte) se ceshtja e Kosoves mund te zgjidhet duke lejuar qe Kosova te mbetet ne gjirin e Serbise, por ne te njejten kohe, ajo ose ndoshta vetem pjesa e banuar nga Shqiptaret, mund te kete nje status te ngjashem me ate te Republika Srpska ne Bosnje Herzegovine.


Njeriu i cili influencon shume Coviq eshte njohesi i mire i ceshtjes se Kosoves, Profesor Branislav Krstiq, i cili eshte edhe zevendesi i tij ne qendren e koordinimit. Krstiq ka pranuar se ai eshte nje admirues i Lordit Owen - i cili ka propozuar ndryshimin e kufinjve ne Ballkan. Mesa duket Coviq ka vendosur te paraqese i pari pozicionin e tij. Ai momentalisht po paraqet pozicionin e tij maksimalist, te cilin ai e di mire se do te jete i papranueshem nga Shqiptaret, por ne te njejten kohe ai ka lene te kuptohet edhe pozicionin e tij minimalist - nje fare ndarje te mundeshme te Kosoves.


Por megjithate, duket se deri ne percaktimin e statusit perfundimtar do te kaloje nje kohe e gjate. Bisedimet e verteta per kete ceshtje, dhe jo vetem takimet mundane, veshtire se mund te fillojne vitin e ardheshem, por disa vezhgues optimist mendojne se nje gje e tille mund te ndodhe ne vitin 2004.


Tim Judah eshte autori i librave Kosova: Lufte dhe Hakmarrje dhe Serbet: Historia, Miti dhe Shkaterrimi i Jugosllavise.