KOSOVE: REAGIME NDAJ GJYQIT TE ANETAREVE TE UCK

Zyrtaret nderkombetare ndodhen nen presion pas burgimit te ish luftetareve te UCK-se.

KOSOVE: REAGIME NDAJ GJYQIT TE ANETAREVE TE UCK

Zyrtaret nderkombetare ndodhen nen presion pas burgimit te ish luftetareve te UCK-se.

Tuesday, 6 September, 2005

Gjyqi i pare per krime lufte ndaj ish anetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves kercenon te shkaktoje nje dem serioz ndaj perpjekjeve te komunitetit nderkombetar per te vendosur zbatimin e ligjit ne Kosove.


Pas denimit te grupit te luftetareve te UCK-se te njohur me emrin grupi i Llapit me 16 Korrik, policia nderkombetare dhe sistemi i drejtesise ne rajon jane gjendur nen nje vale dhune.


Me 20 Korrik, ne Prishtine kane ndodhur dy shperthime te njepasnjeshme. Nje granate eshte hedhur ndaj nderteses se gjykates se rrethit, duke shkaktuar demtime serioze. Nje minute me pas, nje shperthim jashte nje stacioni policie ka demtuar nje mjet te OKB-se. Nuk ka pasur deme.


Disa dite me pare, me 17 Korrik, nje granate dore ka shperthyer perpara stacionit te policise ne Podujeve, ne verilindje te Prishtines, vendlindja e kater ish luftetareve te UCK-se te denuar nga gjykata. Dy dite me pas, KFOR ka carmatosur nje granate te gjetur ne rrugen pas gjykates se rrethit te kryeqytetit. Po ate dite, 15 mjete te policise se OKB-se jane demtuar gjate nates ne Prishtine dhe Peje, ne Kosoven perendimore - ne Peje mbi makina eshte shkruajtur ne gjuhen Shqipe "pushtues".


Drejtuesit politik vendas ne Kosove kane denuar incidentet, duke thene se ato rrezikojne vendosjen e ligjit.


Megjithese asnje organizate nuk ka marre persiper pergjegjesine per incidentet, ato mendohet se jane te lidhura me rezultatin e gjyqit ndaj grupit te Llapit.


Procesi gjyqesor i cili ka zgjatur per pese muaj nen drejtimin e gjykatesit Britanik, Timothy Clayson ka perfunduar me burgimin e kater ish anetareve te UCK-se me 45 vjet. Rrustem Mustaf-Remi, ish komandant i UCK-se ne Kosoven verilindore, eshte denuar me 17 vjet, Nazim Mehmeti me 13, Latif Gashi me 10 dhe Naim Kadriu me pese, per tortura, rrembim dhe trajtimin cnjerezor te civileve gjate konfliktit ne Kosove gjate vitit 1998-1999.


Ata jane gjetur fajtore per ndalimin dhe torturimin e paligjshem te 11 Shqiptareve etnik dhe nje Serbi, dhe per ekzekutimin e gjashte Shqiptareve te dyshuar si bashkepunetore te regjimit Serb.


Shefi i policise se UNMIK, Stephan Feller ka thene ne konferencen per shtyp se vala e sulmeve duket qarte se ka te beje me vendimin e trupit gjykues, duke shtuar se qellimi i sulmeve eshte nderprerja e punes se policise dhe drejtesise ne Kosove. Ai ka thene se UNMIK ka qene me fat qe nuk ka pasur viktima.


Nje tjeter zyrtar i UNMIK ka thene per IWPR se keto ndoshta kane qene sulme paralajmeruese, duke lene te kuptohet se mund te kete sulme te tjera nese zhvillohen gjyqe te tjera.


Pas terheqjes se forcave Serbe nga Kosova, UNMIK ka mbushur vakumin e sigurise dhe ate administrative, duke sjelle ne Kosove forca te policise nderkombetare, gjykates te huaj dhe prokurore per te luftuar krimin e organizuar, dhunen etnike dhe krimet e luftes.


Tani ne Kosove, ndodhen 4,472 oficere te policise nderkombetare, te cilet punojne perkrah 6,000 oficereve te policise vendase te stervitur ne qendren stervitore te drejtuar nga OSBE ne Vushtri.


Ne sistemin e drejtesise punojne 14 gjykates nderkombetare dhe 12 prokurore nderkombetare te cilet merren ekskluzivisht me rastet e veshtira nga te cilat jane perjashtuar personeli ligjor vendas per aresye se ata mund te jene te njeaneshem.


Pavaresisht kritikave te shumta per mbajtjen e gjyqeve te motivuara politikisht te cilat kane "kriminalizuar" luften ndaj regjimit Serb, UNMIK insiston se do te vazhdoje te ndjeke fajtoret per krime te kryera nga ish anetare te UCK-se.


Pak perpara perfundimit te misionit te tij ne fillim te muajit Korrik, shefi i UNMIK Michael Steiner ka shperndare nje kod te ri kriminal per rajonin, i cili u jep me teper pushtet prokuroreve nderkombetare per te hetuar krimet e luftes dhe krime te tjera te renda. Kodi gjithashtu siguron nje mbrojtje me te mire per deshmitaret, e cila eshte nje nga pengesat me te medha per prokurorine per momentin.


Megjithate, ky kod i ri, mund te shkaktoje me teper probleme per autoritetet ne Kosove.


Duke reflektuar ndjenjen qe ekziston ne pergjithesi ne rradhet e Shqiptareve, Kreshnik Gashi, nje student nga Prishtina ka thene per IWPR se "Askush nuk ve ne diskutim autoritetin e UNMIK per te zhvilluar gjyqe per krime lufte. Megjithate, denimet e renda te dhena ndaj Remit dhe anetareve te grupit te tij tregojne se UNMIK eshte i njeaneshem, sepse asnje Serb nuk eshte denuar deri me tani me burgim kaq te gjate nga gjykatesit nderkombetare, edhe pse ata jane gjykuar per krime me te renda se ato te cilat akuzoheshin Remi dhe grupi i tij, si per sa i perket numrit te njerezve te vrare, ashtu edhe per mjetet e perdorura ne ato vrasje".


Ka disa zera te cilat thone se aresyet per sulmet ndaj nderkombetareve jane te lidhura jo vetem me perfundimin e gjyqit, por tregojne gjithashtu nje pakenaqesi te thelle me politiken e komunitetit nderkombetare ne pergjithesi ne Kosove.


Sahit Berisha, nje mesues i historise ne nje shkolle te mesme ne Prishtine, ka shprehur ndjenjen qe ekziston ne disa qarqe se gjyqet ndaj ish njerezve te UCK-se jane vetem nje tregues i politikes se UNMIK per ta rikthyer Kosoven ne Serbi. "Keto bomba jane vetem reagimi i pare i cili paralajmeron se dicka me e madhe mund te shpertheje nese komuniteti nderkombetar nuk ndalon se shtyri Kosoven drejt Serbise," ka thene ai.


UNMIK thote se vala e sulmeve te fundit nuk do te zbuse qendrimin e tij per nje politike te ashper dhe aspak tolerante ndaj krimit. Policia "nuk do te trembet nga keto veprime kriminale," ka thene Feller.


Megjithate, UNMIK ne te vertete mund te jete me i thyeshem se sa pranojne zyrtaret e tij te larte. Sistemi i drejtesise mbeshtetet ne nje personel te dhene nga qeverite e ndryshme. Keto qeveri mund te mos jene me te gateshme ne te ardhmen te japin njerez per kete mision, nese sulmet ndaj tyre vazhdojne.


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i IWPR-se nga Prishtina.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists