Kosove: Optimizem Per Pjesemarrjen E Serbeve Ne Zgjedhje

Serbet duket se do te marrin pjese ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare ne Kosove.

Kosove: Optimizem Per Pjesemarrjen E Serbeve Ne Zgjedhje

Serbet duket se do te marrin pjese ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare ne Kosove.

Pakica Serbe ne Kosove po leviz me kujdes drejt pjesemarrjes ne fushaten e pare zgjedhore ne province qe kur komuniteti nderkombetar morri ne kontroll provincen ne vitin 1999. Megjithate, autoritetet Serbe nuk kane njoftuar ende publikisht nese ata deshirojne qe Serbet e Kosoves te votojne per deputetet e nje parlamenti te provinces me 17 Nentor.


Pas nje reflektimi te gjate, drejtuesit e koalicionit qeveritar DOS pritej te merrnin nje vendim perfundimtar gjate nje takimi me 17 Tetor.


Aresyeja e kesaj vonese shpjegohet pjeserisht nga dilema per arritjen e nje vendimi qe mund ti vinte vulen perfundimtare fatit te Serbeve te Kosoves.


Por ka pasur edhe nje sere mosmarreveshjesh me komunitetin nderkombetar per garancite qe mund te jepte ai per Serbet e Kosoves ne shkembim te pjesemarrjes se tyre ne zgjedhje.


Vecanerisht, Beogradi kerkon garanci te reja se Kosova nuk do te behet e pavarur pas zgjedhjeve te 17 Nentorit, pavaresisht faktit qe shefi i OKB-se ne Kosove, Hans Haekerup, dhe perfaqesues te tjere nderkombetare kane deklaruar tashme se ajo do te mbetet pjese e Jugosllavise sipas kushteve te Rezolutes 1244 te OKB-se.


Ata kerkojne me teper progres ne aksesin e Serbeve ne sistemin shendetesor, arsimor, policor dhe te financave, si edhe garanci se Serbet e debuar pas sulmeve ajrore te NATO-s te vitit 1999 do te jene ne gjendje te kthehen ne shtepite e tyre.


Nada Kolunxhija, i Alternatives Demokratike, partia e Nebojsha Coviq, drejtues i ekipit Koordinues Serb per Kosoven dhe Metohine, ka thene se komuniteti nderkombetar duhet te dergoje sinjale te qarta Serbeve te Kosoves qe ata do te jene ne gjendje te kthehen ne shtepite e tyre.


Siguria e tyre duhet permiresuar, ka thene ai, dhe statusi perfundimtar i provinces duhet te vendoset perfundimisht, pavaresisht nga cdo vendim i ardheshem i parlamentit te ri te Kosoves. Kerkesat per garanci me te shumta jane nje pasoje e dy vjet e gjysem teper te veshtire per komunitetin Serb, te cilat kane filluar pas mberritjes se trupave te NATO-s. Beogradi thote se rreth 250,000 Serbe jane debuar nga Kosova gjate dhe pas fushates ajrore te NATO-s. OKB-ja ka rikthyer vetem pak qindra njerez.


Rreth 100,000 Serbe jane ende ne province. Por ata jetojne ne enklava te izoluara nen mbrojtjen e ushtareve te KFOR-it, pa shume mundesi per arsimim, pa liri levizjeje dhe pa mundesi per te perdorur gjuhen e tyre ne publik. Per me teper, ata duhet te durojne edhe sulme te herepashereshme nga ekstremistet Shqiptare.


Perpara pjesemarrjes ne zgjedhje, Serbet e Kosoves duan nje siguri se enklavat e tyre do te jene autonome dhe se pavaresia e Kosoves nuk do te njihet kurre nga komuniteti nderkombetar.


Komuniteti nderkombetar duket se do te pranoje pjesen me te madhe te kerkesave te Serbeve. Ai kerkon te shmange nje bojkot te Serbeve, gje e cila do te demtonte legjitimitetin e institucioneve te reja te Kosoves. Si rezultat, udheheqja Serbe ka mundesi te vendose per pjesemarrjen e Serbeve ne zgjedhje. Gjate Shtatorit, Coviq ka pasur disa takime me perfaqesues te komunitetit nderkombetar pere te siguruar garancite qe kerkojne Serbet. Ne nje takim me perfaqesues te BE-se dhe NATO-s ne Bruksel me 4 Shtator, ai i ka thene Xhorxh Robertson, sekretarit te pergjitheshem te NATO-s se ishte "e veshtire te prisje qe Serbet do te marrin pjese ne zgjedhje pa garanci te forta qe zgjedhjet nuk do te cojne ne pavaresine e Kosoves".


Ai ka njoftuar se ambasadoret e BE-se dhe shefi i NATO-s e kishin siguruar ate qe pavaresia e Kosoves "eshte jashte cdo diskutimi" dhe se ne kembim BE priste qe Serbet te merrnin pjese ne keto zgjedhje.


Pasi Coviq ka perseritur kerkesa te ngjashme ne nje sesion te Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne New York, ai ka thene se edhe OKB-ja eshte pergjigjur "duke dhene garanci te plota se ceshtja e pavaresise nuk diskutohet".


Deklarimet e OKB-se pas sesionit te Keshillit te Sigurimit te 6 Tetorit kane perforcuar theniet e Coviq. Ne deklaraten e OKB-se theksohej se "populli i Kosoves do te kete nje autonomi te konsiderueshme ne perputhje me Rezoluten 1244".


Deklarata e OKB-se shihet si nje precedent i rendesishem, sepse ajo citon Republiken Federale te Jugosllavise si kuadrin zyrtar per Kosoven dhe vete qeverisjen e saj ne te ardhmen. Deklarata i bente thirrje Serbeve te Kosoves "te clirohen nga frika dhe te marrin pjese ne zgjedhjet e 17 Nentorit per nje te ardhme me paqesore".


Shqetesimi i komunitetit nderkombetar se Serbet e Kosoves duhet te marrin pjese ne zgjedhje ka rezultuar ne dhenien e disa leshimeve te tjera.


Nxenesve Serbe u eshte ofruar nje mbrojtje me e madhe ne ndertesat e shkollave fillore, ndersa nje pjese e korpusit te universitetit te Prishtines eshte rezervuar vetem per studentet Serbe.


Keto hapa kane inkurajuar Serbine te beje me teper presion ndaj Serbeve te Kosoves, pavaresisht nese jetojne ne kosove apo jane te zhvendosur ne Serbi, qe te regjistrohen per zgjedhjet, te pakten "qe te shohim se sa Serbe jane ne Kosove'.


Patriarku Pavle, drejtuesi i Kishes Ortodokse Serbe dhe Peshkopi i Pejes, ne Kosove, ka perkrahur fushaten duke u regjistruar si nje person i zhvendosur.


Sipas UNMIK-ut, rreth 178,000 Serbe jane regjistruar tashme si votues te mundeshem ne Kosove. Rreth 70,000 jane regjistruar ne Kosove, 102,000 ne Serbi dhe 6,000 te tjere ne Malin e Zi.


Kur Koalicioni i Rikthimit eshte regjistruar ne Kosove nen influencen e Coviq ne 22 Shtator, bashkimi i disa partive lokale dhe degeve te partive me qender ne Beograd, kjo eshte konsideruar si nje shenje e qarte se Serbia po pergatiste rrugen qe Serbet e Kosoves te marrin pjese ne zgjedhje.


Coviq eshte treguar i kujdeseshem per kete hap. Ai nuk ka garantuar pjesemarrjen e Serbeve ne votim por ka theksuar nevojen per "te marre para sysh afatet dhe procesin zgjedhor, pavaresisht nese ne marrim pjese ne zgjedhje apo jo".


Eshte gjithnje e me e qarte se nje bojkot nga ana e Serbeve do te ishte nje humbje per vete ata, sepse zgjedhjet perseri do te konsideroheshin legjitime edhe pa pjesemarrjen e tyre. Serbet vetem humbasin perfaqesuesit e tyre ne parlamentin e ri te Kosoves, te cilet mund te jene njerezit me te pershtatshem per te luftuar per te drejtat e tyre.


Vesna Bjekiq eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR-se.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists