KOSOVE: ME NE FUND KRIJOHET QEVERIA

Kosova me ne fund behet me president dhe qeveri pasi OKB ka arritur te sheshoje mosmarreveshjet ndermjet partive rivale Shqiptare.

KOSOVE: ME NE FUND KRIJOHET QEVERIA

Kosova me ne fund behet me president dhe qeveri pasi OKB ka arritur te sheshoje mosmarreveshjet ndermjet partive rivale Shqiptare.

Partite Shqiptare etnike me ne fund kane zgjedhur nje president dhe kane krijuar nje qeveri te njohur nga komuniteti nderkombetar, pas me teper se tre muaj nga zgjedhejt e para te pergjitheshme ne Kosove.


Zgjidhja e kompromisit, e arritur kete jave nga kryeadministratori i ri i OKB-se per Kosoven, Mikael Shtainer, perben nje hap te rendesishem drejt vete administrimit.


Ibrahim Rugova, drejtuesi i Lidhjes Demokratike te Kosoves, LDK, eshte zgjedhur president ne raundin e katert te votimit me 4 Mars. Bajram Rexhepi, nje anetar i partise se dyte me te madhe ne Kosove, Partia Demokratike e Kosoves, PDK, eshte emeruar kryeminister. Rexhepi ka nje reputacion si njeri qe ka tejkaluar mosmarreveshjet ndermjet partive dhe emerimi i tij ka qene teper i rendesishem per mbeshtetjen e kesaj marreveshjeje nga PDK.


Emerimi i Rexhepit ne kete post mendohet te jete organizuar nga Shtainer i cili ka pasur nje rol te dores se pare ne sheshimin e mosmarreveshjeve ndermjet LDK, PDK dhe Aleances per Ardhmerine e Kosove, AAK. Dy partite e fundit drejtohen respektivisht nga ish drejtues te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, Hashim Thaqi dhe Ramush Haradinaj.


Tre perpjekjet e mepareshme per zgjedhjen e presidentit jane penguar nga vendimi i PDK-se dhe AAK-se per te abstenuar, dhe Rugova nuk ka arritur te marre shumicen prej dy te tretash te parlamentit per t'u zgjedhur ne kete post. Te dyja partite kane qene te pakenaqura me postet ministrore qe u ishin ofruar atyre.


Kete rradhe, Rugova ka fituar 88 nga 120 votat e parlamentit dhe partia e tij - me e madhja ne parlament me 47 vende - ka marre ministrite e financave, arsimit, kultures, transportit dhe komunikacionit.


PDK e Thaqit ka marre departamentet e tregtise dhe sherbimeve publike; AAK do te drejtoje ministrite e ceshtjeve sociale dhe ambjentit; koalicioni Serb, Kthimi, do te drejtoje bujqesine; ndersa grupi i perbashket i partive te vogla, te cilat kontrollojne 13 vende ne parlament do te drejtoje ministrine e shendetesise.


Ne fjalimin e tij te pare pas zgjedhjes, Rugova ka premtuar te integroje te gjitha komunitetet etnike gjate periudhes tre vjecare te qendrimit ne pushtet. "Ne do te punojme per nje Kosove te lire, demokratike, paqesore, te begate dhe te pavarur," ka thene ai. Megjithate, deklarata e tij nuk ka impresionuar 22 perfaqesuesit Serb te cilet kundershtojne me force shkeputjen e Kosoves. Ata theksojne rezoluten 1244 e cila vendos qe rajoni eshte pjese e federates Jugosllave, megjithese ne realitet ajo eshte drejtuar si nje protektorat nderkombetar qe prej terheqjes se forcave Serbe ne vitin 1999.


Shume nga deputet Serb te Kosoves, perfshire drejtuesen e Povratak Rada Trajkoviq, kane abstenuar nga votimi. Trajkoviq ka paralajmeruar se komuniteti i saj do te bojkotoje zgjedhjet e ardheshme lokale nese nuk zgjidhen shqetesimet e tyre. "Qe nga ky moment, ne presim ndalimin e procesit te diskriminimit i cili vazhdon qe prej dy vjet e gjysem, duke bere te mundur rikthimin e atyre qe deshirojne te kthehen," thote ajo.


Autoritetet ne Beograd kane shprehur zhgenjim per perfaqesimin e Serbeve ne qeverine e re. Zevendes kryeministri Serb Nebojsha Coviq, i cili drejton ekipin negociues te Beogradit per Kosoven, kishte kerkuar nga Shtajner qe Serbeve t'u jepeshin te pakten dy poste ministrore dhe kater poste zevendes ministrash, nje kerkese e cila nuk eshte pranuar nga shefi i OKB-se.


Ndersa Serbet jane te pakenaqur, dhe dy te tretat e deputeteve te Povratak kane abstenuar nga votimi i se Henes, problemi me i madh per qeverine e sapo emeruar te Kosoves eshte mungesa e fuqise se saj vendim marrese. Sipas kuadrit kushtetues te OKB-se per vete qeverisjen e Kosoves, Shtainer ka pushtetin per te vendosur veton ndaj vendimeve te marra nga autoritetet.


Parlamenti gjithashtu nuk ka te drejten te vendose per pavaresine e Kosoves, te cilen e deshirojne te gjitha partite Shqiptare. Qeveria gjithashtu nuk ka edhe pozicionet e ministrise se mbrojtjes, te brendeshme, te jashteme dhe drejtesise - funksione te mbajtura nga organizmat nderkombetare.


Megjithate, krijimi i kesaj qeverie perben nje hap te rendesishem perpara ne evolucionin institucional te Kosoves. Strukturat demokratike duhet te fillojne te zhvillohen dhe procesi i qeverisjes duhet te behet me eficient dhe me transparent. Ekziston shpresa qe autoritetet e reja do te permiresojne standartet e arsimit dhe shendetesise, si edhe do te nxisin rritjen ekonomike dhe do te lehtesojne problemin e papunesise.


Adriatik Kelmendi eshte nje redaktor i se perditeshmes Koha Ditore ne Prishtine.


Kosovo
Support our journalists