Kosove: Goditet Mafia
Legjislacioni i ri mund te ndihmoje autoritetet e Prishtines te godasin krimin ekonomik dhe financiar.
Kosove: Goditet Mafia
Legjislacioni i ri mund te ndihmoje autoritetet e Prishtines te godasin krimin ekonomik dhe financiar.
Krimi gjeneron fitime te medha. Problemi eshte se cfare te besh me keto para te fituara. Aplikimi i nje kodi te ri kriminal ne Kosove vitin qe vjen si dhe nje perpjekje per ta bere Euron monedhen zyrtare te provinces do te sjelle telashe per perfituesit e bizneseve te dyshimta.
Kodet e reja penale jane gati te zevendesojne amalgamen e legjislacionit Jugosllav dhe rregulloreve kalimtare te UNMIK-ut ne Kosove. Projekt kodi sjell ndryshime te ndryshme ne legjislacionin aktual, si heqja e denimit me vdekje si dhe krimet me karakter politik. Ato vendosin barriera ndaj urrejtjes fetare dhe racore.
Ndryshimi me i rendesishem ka te beje me identifikimin e krimit ekonomik dhe financiar - si evazioni fiskal, rryshfetet, korruptimi i zyrtareve publike dhe pastrimi i parave- si dhe klauzolat legjislative per t'i trajtuar ato.
Te ardhurat nga taksat gati u dyfishuan kete vit por ndoshta jane gjysma e asaj qe pritet. Grupet kriminale jane pergjegjese per kete deshtim.
"Ka patur arritje te rendesishme," thote Khawaja Sultan, drjetor i politikes se taksave ne Autoritetin Qendror lokal te Prishtines, "por kemi ende mjaft per te bere per te crrenjosur korrupsionin dhe te sjellim nje transparence me te madhe ne ekonomi".
Njesia e Zbulimit te Krimit te Organizuar e financuar nga Britania merret me goditjen e krimit ekonomik dhe shkeljeve te tjera. Nje duzine hetuesish te saj kane koordinuar dhe vleresuar informacionet mbi individe te perfshire ne aktivitete mafioze per gati nje vit.
Per te kuptuar se cfare po lufton kjo njesi mjafton te udhetosh me autobuz neper rruget kryesore te Kosoves dhe te numerosh pikat e furnizimit te makinave. Ne nje zone ku pritet qe numri i tyre te jete afro 200 ato e kalojne ate gjashtefish.
Sipas Sultan, aresyet jane te dyaneshme. Ndersa nje pjese e mire e tyre u hapen thjesht pasi njerezit pane leverdine e ketij aktiviteti, "disa prej tyre merren me pastrim parash".
Nje biznes me te ardhura te larta dhe me pak shpenzime, sic jane pikat e benzines, mund te justifikoje shuma te larta si dhe te evitojne pyetjet e sikletshme ne rastin e depozitimit te shumave te tilla.
Ky lloj i pastrimit te parave eshte karakteristik per nje ekonomi me nje sektor te prapambetur bankar. Pikat e furnizimit me benzine kane avantazhe te medha ne rastin kur mjaft aktivitete sherbejne si fasade. Sipas nje burimi "nuk ka ndonje veshtiresi per te ndryshuar dokumentacionin mbi importin e 100,000 litrave benzine ne 400,000 litra, kur behet fjale per dogana dhe aksiza".
Prezantimi i euros do te sjelle telashe per qarqet kriminale ne Kosove te cilat perpiqen te pastrojne marka Gjermane nepermjet sistemit.
Shumat mbi 10,000 marka nevojiten te depozitohen ne banka per tu pastruar. Padyshim qe grupet kriminale do te perpiqen te pastrojne para nen kete kuote. Bankiereve do t'u kerkohet te raportojne mbi cdo element te dyshimte dhe kjo mund te sjelle veshtiresi per pastrimin e parave.
"Koha do ta tregoje nese euro ka cuar ne rritjen e aktivitetit te pastrimit te parave, gje qe mund te ndodhe. Por besoj se ne pergjithesi konvertimi ne euro do te ndihmoje ne luften kunder ketij fenomeni," thote James Le-Mesurier, keshilltar me pervoje i UNMIK ne luften kunder krimit ekonomik.
Kjo pjeserisht pasi konvertimi do te nxise rritjen e numrit te llogarive bankare, duke cuar ne nje transparence me te larte ne ekonomine e Kosoves.
Kjo perpjekje ndaj krimit financiar ka rrezik te minohet nga proceset te cilat synon te parandaloje: rryshfetete dhe korrupsioni. Nje zyrtar i OSBE ne Kosove thote " U krijua nje kenge dhe valle kur UNMIK vendosi rregulla per parandalimin e trafikimit te grave ne fillim te ketij viti. Por eshte thjesht nje shaka: asgje nuk ndryshoi pasi trafikantet paguanin policet… dhe ia dilnin mbane"
BE po studion menyrat per te ndryshuar strukturat qeverisese per te reduktuar krimin ekonomik dhe korrupsionin ne Kosove. Banka Boterore pritet te jape nje vleresim per fenomenin. Sipas nje zyrtari "ne nuk e dime se sa keq jane punet".
Ndersa Evropa pret me padurim debutimin e euros ne Kosove, agjencia policore Europol e ka konsideruar provincen si nje baze te pershtatshme te falsifikatoreve te cilet kane ne plan hedhjen e monedhave fallco ne treg.
Autoritetet ne Kosove si dhe ne Maqedonine fqinje ende nuk kane arritur nje marreveshje me Europolin per menyren e perballimit te ketij rreziku.
Benjamin Beasley-Murray eshte nje gazrtar ne Londer.