Kosove: Gjykata Rrezon Urdherat E Arrestit Te Haekerup

Lirimi i tre Shqiptareve te dyshuar per vrasje tregon per mangesite e sistemit te drejtesise ne Kosove.

Kosove: Gjykata Rrezon Urdherat E Arrestit Te Haekerup

Lirimi i tre Shqiptareve te dyshuar per vrasje tregon per mangesite e sistemit te drejtesise ne Kosove.

Friday, 11 January, 2002

Vendimi i koheve te fundit i gjykates se larte te Kosoves per lirimin e tre te dyshuarve si autore te vendosjes se nje bombe ne nje autobus Shkurtin e kaluar, ku u vrane 11 Serbe, ka vendosur ne plan te pare problemet dhe mangesite e sistemit gjyqesor ne province.


Shperthimi i 13 Shkurtit, 2001 ka ndodhur ndersa autobusi po hynte ne Kosove nga Nishi ne Serbine jugore ne piken kufitare te Merdare, 400 metra ne brendesi te territorit te Kosoves.


Nje eksploziv i telekomanduar ka shperthyer pasi autobusi - i pari i nje kollone te shoqeruar nga KFOR - kalonte mbi nje tubacion te kullimit te ujit nen rruge. Ndermjet 11 Serbeve te vrare ka qene edhe nje vajze 2-vjecare.


Sulmi, i pershkruar si nje akt terrorizmi me synim spastrimin etnik te Serbeve nga Kosova, ka shkaktuar nje zemerim te madh nderkombetar dhe nxiti protestat e Serbeve ne Kosove.


Trupat Britanike te KFOR-it arrestuan Florim Ejupin, Avdi Behlulin, Çelë Gashin dhe Jusuf Veliun. Arrestimet jane bere ne mesin e muajit Mars te vitit te kaluar, per shkak se keta persona dyshoheshin se kane qene te perfshire ne kete sulm.


Ejupi dhe Behluli kane qene anetare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ndersa Gashi dhe Veliu ishin anetare te Trupave Mbrojtese te Kosoves, TMK, nje organizem i akuzuar me pas ne median boterore si nje burim i ekstremizmit Shqiptar.


Por me 27 Mars, nje trup gjykatesish nderkombetar nga Gjykata e Rrethit te Prishtines ka liruar Behlulin, Gashin dhe Veliun, duke thene se nuk kishte prova te mjaftueshme per perfshirjen e tyre.


Megjithate, nje dite me pas Hans Haekerup, Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjitheshem te OKB-se, ka leshuar nje urdher ekzekutiv duke zgjatur periudhen e ndalimit te tyre per 30 dite te tjera.


Haekerup ka leshuar edhe gjashte urdhera te tjere si ai, megjithese tre te ndaluarit nuk jane akuzuar asnje here zyrtarisht.


Ejupi, i dyshuari kryesor, eshte i lire pasi u arratis nga burgu ushtarak Amerikan i sigurise se larte ne muajin Maj. Testet e AND-se kane provuar se ai ka qene prezent ne Merdare ne momentin e shperthimit.


Avokati i Popullit ne Kosove, Antoni Marek Novicki, ka ngritur dyshime mbi legjitimitetin e veprimeve te Haekerup dhe Gushtin e kaluar ka kerkuar krijimin e nje Komisioni te Rishikimit te Ndalimeve per te vendosur nese tre Shqiptaret duhet te mbeten ne burg.


Haekerup e krijoi komisionin ad-hoc Shtatorin e kaluar per te shikuar provat sekrete te cilat sipas tij "nuk mund te paraqiteshin ne gjyq…sepse ishin dhene ne konfidence dhe ai qe kishte dhene keto prova mund te vihej ne rrezik".


Komisioni aprovoi nje zgjatje te ndalimit deri me 19 Dhjetor 2001, pa publikuar asnje prove. Komisioni vendosi qe "ka prova te mjaftueshme per te dyshuar se secili nga personat e ndaluar ka kryer nje veprim kriminal".


Nje avokat nga Prishtina, Tomë Gashi, i marre ne pune nga Qendra per Mbrojtjen e te Pandehurve e OSBE-se, ka argumentuar se urdheri ekzekutiv eshte nje shkelje e procedurave kodit penal te Jugosllavise dhe atij te Kosoves, si edhe e Nenit 5 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut.


Duke publikuar nje korrespondence prej nje qind faqesh me perfaqesuesin special te OKB-se, ai e ka pershkruar punen e tij si nje "beteje me sy mbyllur ndaj urdherit ekzekutiv te Hakerupit".


Me keshillen e Gjykates se Rrethit te Prishtines dhe te drejtorit te Burgut te Rrethit te Prishtines, kerkesat e Gashit per lirimin e te ndaluarve i jane drejtuar direkt Hakerupit dhe jo autoriteteve gjyqesore.


"Nuk njihet asnje rast i tille ne historine gjyqesore," thote Gashi, i cili mbeshtet vendimin e gjykates se larte.


Rrethanat e vecanta te ketij rasti reflektojne mangesite e sistemit te drejtesise ne Kosove, i cili i jep perfaqesuesit special te OKB-se fuqi ekstra juridike.


Urdhera te tjere ekzekutiv jane leshuar duke zgjatur ndalimin edhe ne raste te tjera. Afrim Zeqiri, i dyshuar se ka vrare nje djal Serb ne Cernice dy vjet me pare, ka 18 muaj i ndaluar, si rezultat i nje urdheri te tille.


Kjo fuqi ekstra ligjore eshte perdorur edhe per te ndaluar pjesemarrjen e kandidateve ne zgjedhjet e fundit. Ne zgjedhjet e vitit te kaluar per nje asamble rajonale, Hakerup ka leshuar nje urdher per ndalimin e tre kandidateve per te mos marre pjese ne zgjedhje, sepse ata ishin perfshire ne nje liste te zeze te publikuar nga SHBA si njerez te perfshire konfliktin ne Maqedonine fqinje.


Kritike te ketij pushteti ekstra ligjor te perfaqesuesit special thone se rasti i Gashit, Veliut dhe Behlulit eshte i bazuar ne informacione sekrete te cilat nuk jane publikuar kurre.


Ata thone se vendimi i gjykates se larte per te hedhur poshte kerkesat per zgjatjen e periudhes se ndalimit te ketyre tre personave ka qene logjik dhe ligjor.


Trupat Mbrojtese te Kosoves, te cilat kane mbeshtetur Gashin dhe Veliun, ka thene se ky organizem eshte i kenaqur me faktin "qe me ne fund drejtesia e ka thene fjalen e saj, megjithese me vonese".


Nga ana tjeter, fakti qe tani nuk ka me asnje te dyshuar per krimin me te rende etnik ne Kosove qe kur KFOR morri nen kontroll provincen shton edhe me teper ndjenjen e frikes ne rradhet e Serbeve te Kosoves.


Ne nje reagim emocional pas lirimit te tre Shqiptareve, Nebojsha Coviq, zevendes kryeminister i Serbise, ka akuzuar sistemin juridik ne Kosove si te njeanshem dhe ka lene te kuptohet se SHBA eshte ne anen e te dyshuarve. Ai ka thene se arratisja e Ejupit nga burgimi ka qene "e pamundur nese ai nuk do te lejohej te largohej".


Rada Trajkoviq, nje drejtuese e Serbeve te Kosoves, ka qene me e kujdeseshme, duke thene se eshte me mire te "lirohen 99 fajtore se sa te burgoset nje i pafajshem".


Ne fakt, projekti i kodit te ri penal i cili pritet te hyje ne fuqi se shpejti ne Kosove lejon perdorimin e provave sekrete ne gjykata dhe garanton sigurine e deshmitareve dhe informatoreve te cilet i japin ato.


Kritiket thone se nje gje e tille demton punen e avokateve mbrojtes. Por disa te tjere thone se per te luftuar krimin e organizuar nevojiten masa dhe pushtet i jashtezakonshem, sepse pikerisht krimi i organizuar fajesohet ne shkalle te gjere edhe per dhunen etnike dhe mungesen e stabilitetit politik ne Kosove.


Ata thone se kur krimi behet me i fuqishem sesa shteti, atehere shteti ka te drejten te perdore te gjithe pushtetin e tij per te ndaluar kriminelet te abuzojne me lirite demokratike.


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i IWPR-se.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists