Kosovaret Te Ndare Rreth Gjyqit Te Millosheviqit
Shume Shqiptare te Kosoves, viktima te politikave te Millosheviqit nuk kane deshire te deshmojne kunder tij.
Kosovaret Te Ndare Rreth Gjyqit Te Millosheviqit
Shume Shqiptare te Kosoves, viktima te politikave te Millosheviqit nuk kane deshire te deshmojne kunder tij.
Drita eshte teper e vendosur. Ajo nuk do te shkoje per te deshmuar kunder Sllobodan Millosheviqit ne Hage. "Ajo ngul kembe se "nuk ka aresye per ta bere nje gje te tille".
Vendimi i saj duket i habitshem po te kihet parasysh se forcat e Millosheviqit kane ekzekutuar djalin, vajzen dhe burrin e saj tre vjet me pare.
Ata kane qene nder 48 civilet Shqiptare te Kosoves te vrare nga nje skuader pushkatimi Serbe me 26 Mars, 1999, ne nje restorant ne Suhareke, ne Kosoven jug lindore.
Drita, i cili nuk eshte emri i saj i vertete, dhe nje djal tjeter i saj jane plagosur gjate ekzekutimit, por jane treguar si te vdekur. Ata kane mundur te shpetojne duke u hedhur nga nje kamion i ngarkuar me trupat e te vrareve i cili ishte drejtuar per ne Serbi.
Pasaportat e te afermeve dhe fqinjeve te vrare ne kete krim jane gjendur dy vjet me pas ne nje varr masiv ne Batajnica, prane Beogradit.
Megjithese kjo grua eshte thirrur per te deshmuar kunder ish presidentit Jugosllav, ajo nuk do te shkoje atje.
"Ka shume si Millosheviqi. Ai nuk eshte fajtori i vetem," thote ajo. "Ku jane kriminelet e tij te cilet qelluan mbi ne? Ata jane ende te lire".
Shume Shqiptare ushqejne te njejtin zemerim se Millosheviqi eshte e vetmja figure politike e regjimit te vjeter te Beogradit i cili perballet me drejtesine. Gjykatat ne Kosove kane gjykuar vetem rreth 15 njerez si te dyshuar per krime lufte.
Florence Hartman, zedhenese e kryeprokurores se Hages Karla Del Ponte, thote se vetem 60 perqind e 150 Kosovareve te cilet kane dhene deshmi kunder Millosheviqit kane pranuar te deshmojne personalisht ne gjyqin e tij.
Sipas Keshillit te te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Prishtine, rreth 10,000 civile Shqiptare kane humbur jeten gjate konfliktit te viteve 1998-1999, ndersa rreth 3,000 te tjere jane zhdukur. Ne total, rreth nje milion njerez jane detyruar te largohen nga shtepite e tyre.
Rreth 100 km nga shtepia e Drites, ne fshatin Shqiptar te Qyshk, Isa Gashi po bente punimet e fundit ne shtepine e tij te re.
Serbet i shkaterruan shtepine me 14 Maj, 1999, pasi kishin qelluar ndaj tij dhe 11 fshatareve te tjere. Vetem ai ka mbijetuar. Ata kane vrare edhe 42 Shqiptare te tjere nga fshatrat fqinje te Pavlan dhe Zahaq.
Gashi ka ndjekur sesionet e para gjykimit te Millosheviqit me neveri. "Ai vrases po qendron ne nje qeli te rehateshme dhe po tallet me gjykaten," thote ai. "Nese ata nuk i bejne atij ate qe na beri ai neve, me mire ta lene te lire fare". Ne ndryshim nga Drita, ai eshte i gatshem te deshmoje "per hir te drejtesise".
Nekibe Kelmendi, sekretarja e pergjitheshme e Lidhjes Demokratike te Kosoves, LDK, e drejtuar nga Ibrahim Rugova, partia me e madhe ne Kosove, do te marre pjese ne gjyq si nje vezhguese zyrtare.
Por ajo ka edhe aresye personale per te qene prezent atje. Xhelatet e Millosheviqit kane vrare bashkeshortin e saj, avokatin e njohur Bajram Kelmendi, se bashki me dy djemte e saj, Kushtrimin dhe Kreshnikun, diten qe filluan sulmet ajrore te NATO-s.
"Denimi i Millosheviqit dhe krimineleve te tjere te luftes dhe denimi i Jugosllavise per genocid eshte e vetmja gje qe mund te kenaqe te mbijetuarit," thote ajo.
Hysni Berisha, i Komisionit te Identifikimit te Viktimave, ka te njejtin mendim me te. "Rasti i Millosheviqit duhet te coje te gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne Kosove," thote ai.
"Kjo do te ndihmonte ne pergatitjen e terrenit per nje pajtim te mundeshem te Serbeve dhe Shqiptareve".
Sa me teper kohe kalon, aq me i veshtire duket pajtimi. Gashi shkon shpesh ne fermen e tij te vjeter, te ndare nga nje lume nga enklava Serbe e Gorazhdecit.
"Cdo dite mendoj te shkoj andej dhe te kerkoj ata qe na vrane," thote ai. "Ata kane zbatuar urdherat e Millosheviqit. Per sa kohe qe keta kriminele mbeten te lire, une nuk do te jem ne gjendje te pershendes dike ne Serbisht".
Adriatik Kelmendi eshte nje redaktor i se perditeshmes Koha Ditore ne Prishtine.