Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

KOSOVA: SERBE, KTHEHUNI

Pavaresisht nje thirrjeje te pazakonte nga politikanet Shqiptare, ende mbeten shume pengesa per rikthimin e refugjateve.
By Arta Avdiu

Ne ate qe mund te quhet nje hap i rendesishem perpara, te gjithe drejtuesit politik Shqiptare te Kosoves u kane bere thirrje Serbeve te zhvendosur te rikthehen ne shtepite e tyre ne province. Ky hap eshte mirepritur nga drejtuesi i tanishem i administrates se Kombeve te Bashkuara, Michael Steiner.


Deklarata e dates 1 Korrik eshte nenshkruar nga politikanet kryesore, perfshire presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Rexhepi, kryetarin e Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, dhe kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj.


"Ka ardhur koha qe ju te riktheheni," thuhej ne deklaraten drejtuar Serbeve dhe pjestareve te pakicave te tjera te cilet jetojne tani ne Serbi dhe Malin e Zi apo Maqedoni.


"Ne ju 'ftojme' te ktheheni ne shtepine tuaj, sepse Kosova eshte vendi juaj dhe ju keni te drejte te jetoni ketu ne paqe".


"Eshte vertete koha te lini me nje ane te kaluaren dhe te ecni perpara".


Ne takimin e tij te fundit si drejtues i Administrates se Perkoheshme te Misionit te OKB-se ne Kosove, UNMIK, Steiner ka shprehur kenaqesine e tij per deklaraten dhe ka thene se progresi drejt nje shoqerie shume etnike kishte nisur, megjithese kerkohej "ende shume pune".


Komuniteti nderkombetar do te kishte deshire te shihte qe te gjithe refugjatet dhe personat e zhvendosur nga Kosova te ktheheshin ne shtepite e tyre. Sic ka thene Steiner, "Ngadalesia e kthimit dhe integrimi mbeten problemet tona me te rendesishme".


Thirrja e drejtuesve Shqiptare eshte pritur me reagime te ndryshme nga Serbet. Agjensia e qeverise Serbe pergjegjese per lidhjet me provincen e ka mirepritur kete deklarate si nje "hap te madh perpara", megjithese Serbe te tjere kane thene se deklarata eshte nje prove tjeter qe Shqiptaret nuk i mbajne premtimet, por thjesht bejne retorike per te kenaqur fuqite perendimore.


Serbet kane frike se Kosova mund te levize drejt pavaresise zyrtare, nese komuniteti nderkombetar do ta lejonte nje gje te tille.


Nje pjese e refugjateve te larguar do te donin qe ushtria e Serbi dhe Malit te Zi te siguronte rikthimin e tyre - duke siguruar keshtu edhe nje fare kontrolli te Serbise ndaj provinces.


"Une jam i gatshem te rikthehem, por vetem nese kthehet edhe policia dhe ushtria Serbe. Dhe une kam besim se nje gje e tille do te ndodhe," thote 60 vjecarja Verica nga qyteti Obiliq ne Kosoven qendrore.


"Une do te kthehem kur shteti im, Serbia, te garantoje sigurine time," ka thene Slavko, nje Serb nga Vuciterna i cili per momentin jeton ne nje apartament me nje dhome me pese anetare te familjes se tij ne nje enclave Serbe ne Mitrovicen e veriut.


Megjithese Slavko dhe gruaja e tij jane rrahur pas luftes, ai thote se ai nuk i urren ish fqinjet e tij Shqiptare dhe do te kthehet te jetoje ne mes tyre - per sa kohe qe Serbia do ta mbronte dhe do ti jepte nje pune.


Refugjatet nga te gjitha palet - Serbe, Shqiptare dhe te tjeret - kane nevoje per tu bindur. Ndersa pronat e tyre ne shumicen e rasteve jane shkaterruar, papunesia eshte rritur dhe ekonomia ende nuk jep shenja te rimekembjes, ata shpesh nuk kane shume interes per tu kthyer.


"Une do te kthehesha me shume deshire dhe te jetoja me fqinjet e mij Shqiptare," thote Milunika, nje gjyshe nga fshati Slatine e cila ka jetuar ne nje cader ne Mitrovice gjate kater vjeteve te fundit.


"Shtepia ime eshte ne ate fshat, por une e kam te pamundur te kthehem sepse familja ime nuk do te ktheht - ata nuk kane asnje mundesi punesimi atje".


Zymber Shala, nje Shqiptar 29 vjecar nga Drenica, nuk ka nder mend te kthehet ne shtepine e tij te vjete, dhe mendon te shkoje te punoje ne kryeqytet. "Shtepia ime eshte shkaterruar," ka thene ai, "dhe edhe nese do te arrija ta ndertoja ate me ndonje ndihme nga agjensite humanitare, nuk ka asnje mundesi per te fituar jetesen atje".


Mungesa e besimit ndermjet dy komuniteteve eshte nje pengese e madhe. Shume refugjate jane shume te trembur te mendojne te jetojne prane fqinjeve te tyre te vjeter. Te tjeret do te kthehshin nese do te ishin te sigurte se nuk do te rrezikoheshin.


"Nese do te siguroheshim nga fqinjet tane Shqiptare se nuk do te na bejne asgje te keqe, ne do te ktheheshim menjehere," ka thene nje refugjat Serb nga Bablak. Ai momentalisht jeton ne nje shtepi te abandonuar Shqiptare ne lagjen Srtrpce, ku shumica e banoreve jane ende Serbe.


Disa refugjate mezi presin te kthehen ne shtepite e tyre, sepse pavaresisht rreziqeve, jeta nuk mund te jete shume me e keqe atje se sa kjo qe bejne momentalisht.


Goran Pituliq dhe familja e tij jane Serbe nga Kosova te cilat kane kaluar kater vjetet e fundit ne nje magazine gjysem te shkaterruar pas stacionit te trenave ne Beograd. "Ne jetojme ne kushte cnjerezore," thote ai. "Ne kerkojme garanci per sigurine dhe nje ndihme ekonomike minimale. Nese ata do te ktheheshin, ndihmat ekonomike humanitare do te mbulonin koston e nje shtepie te re per familjen Pituliq. Por ata me siguri qe do te kishin veshtiresi ekonomike.


Vala e pare e refugjateve te cilet jane larguar nga Kosova, ka qene kryesisht Shqiptare. Me perfundimin e luftes ne muajin Qershor te vitit 1999, pjesa me e madhe e rreth 500,000 Shqiptareve te debuar jane rikthyer ne shtepite e tyre.


Megjithate, pas luftes, Komisioni i Kombeve te Bashkuara per Refugjatet, UNHCR, llogarit se rreth 200,000 njerez te tjere, perfshire Serbe dhe anetare te pakicave te tjera si Romet, jane detyruar te largohen nga shtepite e tyre. Prej ketyre, sipas UNHCR-se, vetem rreth 7,000 vete - perfshire 4,000 Serbe - jane kthyer me pas ne shtepite e tyre.


Ne Qershor, kryeministri i Kosoves, Ibrahim Rexhepi ka vizituar Bitinjen e Siperme, nje fshat ne jug te protektoratit ku Shqiptaret po nxiten te kthehen. Udhetimi i tij ka pasur per qellim qe tu tregonte te gjithe te zhvendosurve qe tanime kthimi ne shtepite e tyre eshte i sigurte.


"Procesi i rikthimit do te kete sukses vetem nese eshte i dyanshem," ka thene ai.


Miftar Bakiu, 67 vjecar, eshte me i vjetri i nje grupi Shqiptaresh te cilet jane kthyer per here te pare ne shtepite e tyre ne Bitinja prej te cilave jane larguar ne vitin 1998.


Ndersa shikonte muret e djegura te shtepise se tij, dhe shkrimet nacionaliste Serbe, ai thote: "Me ne fund pas pese vjetesh po kthehem ne vendin ku kane jetuar gjysherit e mi".


Pavaresisht treshegimise se hidhur te konfliktit, Bakiu pranon se ka ardhur koha qe te dyja komunitetet te rindertojne jetet e tyre.


"Edhe Serbet, duhet te kthehen ne vendet nga te cilat jane debuar me force pas luftes," thote ai.


Arta Avdiu eshte nje gazetare e RTK dhe Tanja Marija Vujisiq eshte nje gazetare e pavarur me qender ne Mitrovicen e Veriut.