Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Kosova Pret Zgjedhjet

Komuniteti nderkombetar eshte akoma i pavendosur se kur do te mbaje zgjedhjet e para te lira ne Kosove.
By IWPR

Komuniteti nderkombetar perballet me disa muaj te veshtire perpara ndersa do te merret me problemet qe krijon organizimi dhe rezultati i mundeshem i zgjedhjeve demokratike ne Kosove.


Ne Bosnje Herzegovine, komuniteti nderkombetar, sipas marreveshjes se paqes se Dayton, nxitoi per te organizuar votimet, duke siguruar qe partite nacionaliste pergjegjese per luften u legjitimuan ne pushtet. Pavaresisht disa ndryshimeve, problemi kryesor qendron, duke bere keshtu qe protektorati nderkombetar civil dhe ushtarak do te duhet te vazhdoje edhe per shume vjete te tjere.


Ne Kosove, Carl Bildt, i derguari special i OKB ne Ballkan dhe ish Perfaqesuesi i Larte ne Bosnje, ka sugjeruar se zgjedhjet mund te mbahen ne vitin 2001. Bernard Kouchner, drejtuesi i administrates nderkombetare, ka thene ne Shtator se zgjedhjet lokale duhet te mbahen ne pranvere 2000, duke hapur keshtu rrugen per zgjedhjet e pergjitheshme.


Perpara se te shkohet ne zgjedhje duhet te zgjidhen dy probleme te medha - problemet teknike me pasoja politike, dhe problemet politike me pasoja teknike.


Problemet teknike jane te lidhura me regjistrimin dhe pajisjen me dokumenta identifikimi. Pranveren e kaluar, kur disa qindra mijera Shqiptare u debuan me force nga provinca, forcat Serbe sekuestruan dhhe u shkaterruan edhe dokumentat e tyre te identifikimit.


Procesi i regjistrimit do te kushtoje afersisht 16 milion dollare dhe do te duhen te pakten pese muaj kohe per te perfunduar. Por perpara se ky proces te nise, duhet te merret nje vendim per sa i perket kritereve te dhenies se shtetesise se Kosoves: vendi i lindjes, residenca afatgjate ne Kosove, apo origjina.


Eshte gjithashtu edhe problemi i te drejtes per te votuar per emigrantet - rreth 500,000 Shqiptare te Kosoves jane larguar nga provinca qe prej vitit 1990 per te kerkuar azil ne te gjithe Europen dhe rreth 100,000 Serbe te Kosoves jane larguar nga provinca gjate dy vjeteve te fundit.


Veshtiresite per te zgjidhur keto probleme e bejne zhvillimin e zgjedhjeve ne vitin 2000 nje synim jo realist.


Problemi i dyte i madh eshte politik. Propozimi i Bernard Kouchner, i cili duket se gezon mbeshtetjen edhe te organizmave me te rendesishem nderkombetar, parashikon mbajtjen e zgjedhjeve lokale perpara atyre te pergjitheshme.


Aresyeja per kete propozim duket te jete frika se Kosova nuk ka pasur asnje eksperience per zgjedhje demokratike dhe per kete aresye do te ishte me e kujdeseshme te eksperimentohej nje here me zgjedhjet ne nivel lokal. Per me teper, sipas Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB, pushteti ekzekutiv ne nivel qendror i takon Administrates se OKB, se drejtuar nga Kouchner, ndersa ne nivelin lokal, banoreve vendas duhet tu jepet pushteti me anet te zgjedhjeve.


Por ndoshta argumenti me bindes per mbajtjen e zgjedhjeve lokale me perpara, te pakten nga pikpamja e komunitetit nderkombetar, duket te jete frika se nje parlament i Kosoves i dale nga zgjedhje te lira dhe i njohur nga komuniteti nderkombetar do te shpallte me njehere pavaresine e plote, pa organizuar as edhe nje referendum mbi kete ceshtje.


Nuk eshte sekret se shumica derrmuese e popullsise Shqiptare ne Kosove deshirojne pavaresine. Kosovaret kane votuar per pavaresine ne referendumin e vitit 1991. Por eshte e kuptueshme se pranimi nderkombetar eshte teper i rendesishem ne se deshirohet realizimi i synimit per nje shtet te pavarur.


Shpallja e nje aneshme e pavaresise nuk eshte zgjidhja me e mire politike dhe cdo parlament ne Kosove do te duhet te kerkoje njohje nderkombetare per kerkesat e popullit per pavaresi.


Eshte ne interesin e perbashket te Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK) dhe te popullit te Kosoves qe strukturat demokratike - ne nivel lokal dhe kombetar - te krijohen sa me shpejt. Ne kete pikpamje, organizimi i zgjedhjeve ne nivel kombetar dhe lokal ne kohe te ndryshme, ndoshta nuk do te ishte zgjidhja me e mire.


Kjo mund te shkaktonte ndarje: zgjedhja e njerezve vetem ne nivel lokal mund te krijonte nje situate ku zyrtaret lokale, te mbeshtetur nga mandati i fituar nga zgjedhjet, do te kundershtonin te emeruarit ne nivelin kombetar.


Bashkepunimi ndermjet pushtetit lokal dhe atij qendror ne kete rast do te ishte teper i veshtire, vecanerisht ndersa qeveria ne nivel qendror kotrollon vendime te rendesishme si psh, buxhetin, sigurimin, policine dhe sherbimet publike. Nuk eshte aspak e qarte se si qeveria lokale do te bashkepunoje me administraten nderkombetare per keto ceshtje.


Me se fundi, eshte teper e rendesishme qe zgjedhjet ne Kosove te zhvillohen vetem pasi procesi i rindertimit te kete hyre mire ne rruge. Vetem atehere aktiviteti politik do te kete nje rol me pozitiv, dedikuar rindertimit te vendit, qe do te lejonte nje proces zgjedhor paqesor dhe konstruktiv.


Blerim Shala eshte redaktor i se perjaveshmes Zeri qe botohet ne Kosove dhe nje anetar i pavarur i Keshillit Tranzitor te Kosoves.