Koshtunica Kundërsulmon
Koshtunica përpiqet të fshijë bazën e Gjingjiçit në një përshkallëzim të luftës për pushtet në Beograd.
Koshtunica Kundërsulmon
Koshtunica përpiqet të fshijë bazën e Gjingjiçit në një përshkallëzim të luftës për pushtet në Beograd.
Ethet e stilit zgjedhor janë duke përfshirë Serbinë - megjithëse nuk është planifikuar mbajtja e ndonjë zgjedhjeje. Brenda koalicionit qeverisës DOS është duke u rritur tensioni midis dy partive më të forta, Partisë Demokratike të Serbisë, DSS, të presidentit federal Vojisllav Koshtunica dhe Partisë Demokratike, DS, të kryeministrit serb Zoran Gjingjiç.
Pavarësisht nga mosmarrëveshjet e dukshme midis të dy partive - DSS-ja është nacionaliste dhe konservatore, ndërsa DS-ja është reformiste dhe pro-perëndimore - lufta nuk ka të bëjë me politikën, por me ekuilibrin e pushtetit.
Koshtunica, popullariteti i të cilit është duke u zvogëluar me kalimin e muajve, është përpjekur të kundërsulmojë Gjingjiçin duke akuzuar qeverinë serbe për korrupsion dhe duke kërkuar ristrukturim të thellë. Nëse Gjingjiç nuk bën ndonjë konçension, thirrjet e vazhdueshme të Koshtunicës për zgjedhje të parakohshme në Serbi do të shtohen edhe më shumë.
Gjatë muajve të fundit pushteti ekonomik dhe politik është konsoliduar gjithnjë e më shumë në duart e partiesë së Gjingjiç, që tani vlerësohet se kontrollon 65 për qind të pushtetit ekonomik dhe institucional në Serbi.
Si kryeministër serb Gjingjiç ka më shumë hapësirë për veprim se sa Koshtunica, i cili kryeson një celulë federale të Jugosllavisë - që po minohet vazhdimisht nga lëvizja e Malit të Zi për pavarësi. Duke ekstraduar Millosheviçin në Hagë Gjingjiç mundi të kapërcejë autoritetet federative jo shumë të vendosura, të personifikuara nga Koshtunica, dhe duke e prezantuar veten në perëndim dhe në elektorat si një arkitekt të pasfiduar të reformave në Serbi.
Megjithatë, sipas anketimeve, partia e Koshtunicës është ende dy herë më popullore se sa rivalët e tij megjithëse Agjencia strategjike e Marketingut në Beograd raporton se mbështetja për DSS-në ka rënë në 30 për qind nga 35-40 për qind në fillim të vitit, ndërsa mbështetja për DS-në është përcaktuar në 15 për qind ndërkohë që më parë lëkundej midis 10-15 për qind.
Pavendosmëria dhe mungesa e qartësisë ndaj fatit të ish-presidentit Sllobodan Millosheviç, reformat dhe marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar, janë ato që kanë ndikuar në rënien e mbështetjes për DSS-në. Partia nuk ka mundur të shprehë cilësitë
drejtuese.
Pasi mundi që dy javë më parë të mblidhte parlamentin dhe të ndalonte - të paktën përkohësisht - shpërbërjen e shtetit federal, Koshtunica tani po e kthen vëmendjen tek Serbia, ku Gjingjiç sundon i pasfiduar. Sipas njoftimeve të pakonfirmuara nga qarqet e kryeministrit serb, partia e Koshtunicës ka kërkuar deri në gjashtë poste ministrore në qeverinë republikane, duke e kthyer vështrimin sidomos tek ministritë e policisë e të drejtësisë.
Të njëjta burime theksojnë se ndërsa Gjingjiç ka rënë dakord të zëvendësojë ministrin e drejtësisë Vladan Batiç, udhëheqës i partisë Demokristiane pro-Gjingjiçit, ai nuk do të zëvendësojë ministrin e policisë Dushan Mihajlloviç. Ndryshe nga Batiç, përpjekjet e të cilit për ndryshimin e sistemit juridik serb kanë qënë të paefektshme, Mihailloviç konsiderohet si një ministër i suksesshëm pasi ka përparuar reformat në polici dhe ka përfunduar disa hetime të rëndësishme, sidomos atë që ka të bëjë me përpjekjen për vrasjen e udhëheqësit të opozitës Vuk Drashkoviç në tetor 1999.
Dy javë më parë guvernatori popullor i Bankës Kombëtare të Jugosllavisë Mlladan Dinkiç pretendoi se Mihailloviç tërhoqi fonde shtetërore të pasiguruara kur partia e tij ishte në koalicion me Sllobodan Millosheviçin më 1993-1997.
Partia e Koshtunicës është kapur pas këtyre pretendimeve. Javën e kaluar Dushan Prorokoviç, një zyrtar i lartë i DSS-së, deklaroi në një konferencë shtypi se "ka të dhëna të korrupsionit në disa ministry të qeverisë serbe dhe se puna e disa ministrave anon nga e paligjshmja".
Akuzat për shpërdorime sigurisht e kanë tronditur pozitën e Gjingjiçit, por Koshtunica nuk ka mundur që ta përdorë këtë çështje për të siguruar vende në qeverinë serbe - pavarësisht nga fakti se korrupsioni duket se do të bëhet çështja tjetër e madhe në Serbi.
Në takimin e javës së kaluar të kryesisë sëDOS-it Gjingjiç fitoi kohë kur Koshtunica ra dakord që të gjitha ministritë të përpilojnë raporte për veprimtarinë e tyre, të cilat pastaj do të përdoren si bazë për ndonjë ristrukturim të qeverisë serbe.
Koshtunica ra dakord gjithashtu me Gjingjiçin të premten e kaluar që zgjedhjet nuk do të mendohet të zhvillohen para ndonjë ndryshimi kushtetues në Serbi, gjë që do të thotë se zgjedhje nuk do të zhvillohen deri për vit të ri.
Megjithatë nëse Koshtunica nuk është i kënaqur me mënyrën se si Gjingjiç do ta ristrukturojë qeverinë në javët e ardhshme, ai do të rifillojë thirrjet e tij për zgjedhje të parakohshme.
Po bëhet gjithnjë e më e dukshme se thirrjet për ristrukturimin e qeverisë në Serbi nuk kanë të bëjnë me kompetencën reale të ministrive, por me një raund tjetër të luftës për pushtet midis Koshtunicës dhe Gjingjiçit.
Ajo që është duke dalë është edhe se kjo luftë po nxitet më shumë se sa etja e tyre për pushtet.
Koshtunica nuk është gjithnjë një nacionalist democrat siç duket, po ashtu Gjingjiç jo reformatori i pathyeshëm.
Nacionalistët janë gjithnjë e më shumë të zhgënjyer me presidentin jugosllav. Ndërkohë që Koshtunica është përpjekur ta hedhë përgjegjësinë për 'lëvizjet jopatriotike' mbi Gjingjiç, ai nuk ka mundur t'i përgjigjet kërkesave nacionaliste - që nga ndalimi i ekstradimit të Millosheviçit, tek ndihma për forcat serbe në Bosnje e deri tek mbrojtja e shokëve të tij ish-udhëheqës.
Po ashtu, reformatori shumë i deklaruar pro-perëndimor Gjingjiç nuk ka bërë asgjë për të pakësuar kontrollin e shtetit mbi ekonominë. Katër muaj më parë përmes një dekreti të cilën juristët e konsideruan si jokushtetutes, ai krijoi një monopol shtetëtor mbi lëndën djegëse të lëngshme. Economistët liberalë gjykojnë se ligji i tij mbi privatizimin është një dështim duke theksuar se kompanitë më të mëdha e që janë pa fitim do të mbeten të pashitura dhe do të vazhdojnë të jenë barrë për shtetin.
Së fundi, në përpjekje për të shtuar popullaritetin me nacionalistët, republikani ateisti Gjingjiç kaloi një dekret për futjen e udhëzimeve fetare në shkolla. Vendimi u kundërshtua nga Koshtunica, që është i drejtuar pro-ortodoks.
Përsa i përket influenceës së tyre relative nëkoalcionin qeverisës DOS Gjingjiç ka mbështetjen e shumicës së partivetë vogla që përbëjnë aleancën - megjithëse dy prej tyre, partia Serbia eRe dhe Lëvizja për Serbinë Demokratike, patën mosmarrëveshje me të javën e kaluar. Megjithatë kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në mbështetje për Koshtunicën.
Ende zgjedhjet nuk janë në horizont, por arena politike sigurisht është në hyrje të një shfaqjeje të tillë.
Zhelko Cvijanoviç është kontribues i rregullt i IWPR-së.