KOSHTUNICA FAJESOHET PER CESHTJEN E IRAKUT
Vendimi i presidentit federal per te mbajtur ne postet e tyre zytaret e larte te periudhes se Millosheviqit mund te kete precipituar skandalin me te fundit ne lidhje me furnizimin me arme te Bagdadit.
KOSHTUNICA FAJESOHET PER CESHTJEN E IRAKUT
Vendimi i presidentit federal per te mbajtur ne postet e tyre zytaret e larte te periudhes se Millosheviqit mund te kete precipituar skandalin me te fundit ne lidhje me furnizimin me arme te Bagdadit.
Zhurma e shkaktuar rreth perfshirjes se Jugosllavise ne tregtine e armeve me Irakun poi fajesohet mungeses se deshires se presidentit federal Vojisllav Koshtunica per te larguar nga postet e tyre drejtuese disa figura te rendesishme te regjimit te Millosheviqit.
Autoritetet tani kanw filluar nje operacion spastrimi ndaj zyrtareve te periudhes se Millosheviqit te dyshuar se kane organizuar nje operacion per furnizimin me pajisje ushtarake dhe konsulence Bagdadin, pas nje presioni te madh nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Drejtori i pergjitheshem i kompanise kryesore shteterore te tregtise se armeve, Jugoimport, Jovan Cekoviq, dhe asisteni per tregtine e armeve ne ministrine e mbrojtjes, Gjeneral Ivan Djokiq, jane shkakruar te dy nga postet e tyre me 22 Tetor.
Ky hap ka pasuar nje kerkese zyrtare nga Uashingtoni, ne te cilen u kerkohej autoriteteve te Beogradit te nderprisnin shitjen e armeve dhe pajisjeve per Irakun.
Amerikanet kane permendur Jugoimport dhe Institutin Orao ne qytetin Bijeljina ne zonen Serbe te Bosnjes si kompani te perfshira ne kete tregti. Departamenti Amerikan i Shtetit ka thene se ai ka prova qe avionet luftarak te irakut po modernizohen nga keto dy firma.
Autoritetet Jugosllave tani kane nisur nje hetim per kete ceshtje. "Ne do te zbatojme te gjitha detyrimet nderkombetare si pjese e perpjekjes anti terrorizem, dhe duam ta sqarojme sa me pare kete ceshtje," ka thene ministri Serb i policise Dushan Mihajloviq. Zyra e Jugosimport ne Bagdad eshte mbyllur menjehere.
Uashingtoni ka mirepritur keto masa te ndermarra nga autoritetet Jugosllave per te ndaluar tregtine e paligjeshme, per te cilen analistet ne Beograd fajesojne Koshtunican.
Presidenti federal ka denuar veprimet e Jugoimport me 23 Tetor, duke i pershkruar ata si fajtore "per nje veprim krejtesisht te paperjegjeshem" i cili do te denohet sipas ligjit. Ai ka shtuar se ky ka qene nje incident i izoluar dhe se nuk duhet te interpretohet si pozicioni zyrtar i Jugosllavise.
Por rivali me i madh politik i Koshtunices, kryeministri Serb Zoran Gjingjiq, nuk eshte i gatshem ta lere me kaq kete ceshtje, duke e pershkruar skandalin si "te demshem", sepse tregon se autoritetet federale kane humbur kontrollin mbi ushtrine.
"Presidenti Koshtunica eshte pergjegjes per ushtrine, dhe ai duhet te merret me te. Fakti qe ai nuk e ka bere nje gje te tille, tregon nje mungese te theksuar profesionalizmi ne kete post," ka thene Gjingjiq, megjithese edhe kryeministri ka disa pergjegjesi per tregtine e paligjeshme sepse ministri i brendeshem i qeverise se tij Dushan Mihajloviq, eshte drejtuesi i Jugoimport dhe thote se nuk ka ditur asgje rreth kesaj ceshtjeje.
Qe pas rrezimit te Sllobodan Millosheviqit me 5 Tetor 2000, Koshtunica ka kundershtuar cdo ndryshim te personelit ne rrethin e ngushte te ish drejtuesve ushtarake, duke thene se keta njerez ne keto poste te rendesishme nuk duhet te zevendesohen me cdo kusht.
Analistet mendojne se Koshtunica, i cili gezon autoritet mbi ushtrine, ka qene i vendosur te fitoje mbeshtetjen e zyrtareve te larte te ushtrise per te fituar pike politikisht ne luften e tij politike me Gjingjiq.
Megjithate, keta zyrtare, konsiderohen si "te kompromentuar" nga lidhjet e tyre te mepareshme me Millosheviqin, dhe perfshirja e tyre ne establishmentin e ri politik ka ndaluar ose ka ngadalesuar ndjeshem reformat ne shume institucione, duke penguar perpjekjet e Jugosllavise per te rihyre ne gjirin e komunitetit nderkombetar.
Keshtu ka ndodhur edhe me Jugoimport. Ne kete firme nuk ka ndryshuar personeli - keshtu qe bashkepunimi i periudhes se Millosheviqit me Sadam Huseinin duket se ka vazhduar edhe pas rrezimit te ish presidentit.
Nje dekret i nenshkruar nga Koshtunica ne pranveren e vitit 2001, duke konfirmuar qendrimin e Cekoviq si drejtor i kompanise, eshte prova me e mire e mbeshtetjes se tij per kete zyrtar. Presidenti federal nuk ka komentuar per kete emerim pas shperthimit te skandalit.
Ky vendim ka qene kunder deshires se autoriteteve Amerikane, te cilat kane kundershtuar qe Cekoviq te mbaje postin e tij, sepse nje gje e tille shtonte shqetesimin se Jugosllavie mund te vazhdonte kontaktet me Irakun apo regjimet e tjera te perfshira ne listen e zeze.
Presioni eshte rritur ndjeshem pas sulmeve te 11 Shtatorit ndaj Amerikes, ndersa Cekoviq nuk ka treguar asnje perpjekje se po largonte ekstremistet Islamik dhe regjimet qe mbeshtesin ata.
Pak me vone, drejtori i Jugoimport eshte shpallur persona non grata - por megjithate Koshtunica e ka lejuar ate te qendroje ne postin e tij.
Muri mbrojtes rreth Cekoviq ka filluar te bjere vetem pasi disa dokumente te gjetura ne Institutin Orao i kane dhene Amerikaneve prova te mjaftueshme qe Jugoimport dhe drejtori i saj jane te perfshire ne furnizimin me arme dhe konsulence ushtarake per forcat e Sadam Huseinit.
Por edhe pas dergimit te paralajmerimeve fillestare kater zyrtareve te Beogradit, asgje nuk eshte bere per te ndermarre nje hetim per kete ceshtje.
Eshte dashur botimi i raporteve te hollesishme ne media per ceshtjen e Orao per te detyruar qeverine federale te pranoje se jane bere marreveshje pa dijenine e saj dhe jashte kontrollit. Edhe atehere, nje komision hetimor i krijuar per kete qellim ka shkuar ne zyrat e Jugoimport vetem nje dite pas shkarkimit te Cekoviq.
Burime te ushtrise Jugosllave kane thene per IWPR se Cekoviq, i cili ka mbajtur postin e tij si drejtor i Jugoimport qe prej vitit 1996, ka bere marreveshje per shitblerje armesh "si nje feudal i mesjetes". Informacioni mbi keto transaksione nuk eshte bere publik per aresye se ai perben "sekret shteteror".
Ai ka vendosur lidhje te forta me Kinen ne gjysmen e dyte te viteve Nentedhjete, dhe Jugoimport ka kryer projekte te perbashketa per zhvillimin e teknologjise se raketave dhe municioneve te sofistikuara per artilerine.
Megjithese biznesi me Kinen ishte prioriteti kryesor, Cekoviq nuk ka lene pas dore bleresit e tij tradicional nga vendet Arabe. Ne ato ka vite Iraku, i cili ishte nen sanksione nderkombetare dhe ishte i gatshem te paguante shuma te medha per cdo ndihme ne fushen ushtarake, ka qene nje mundesi e shkelqyer per te perfituar.
Mesa duket megjithese administrata e re Serbe ka vendosur te heqe dore nga praktikat e vjetra te regjimit te Millosheviqit dhe te rikthehet ne gjirin e komunitetit nderkombetar, marreveshjet me irakun kane vazhduar pa dijenine e saj.
Borisa Vukoviq, ministri i tregtise se jashteme ne kohen e Millosheviqit i cili eshte larguar per ne Irak pas rrezimit te ish presidentit te tij, eshte bere nje nder personat me te rendesishem si ndermjetes dhe ka drejtuar bisedimet ne Bagdad.
Burime nga qarqete sherbimeve sekrete Jugosllave kane thene per IWPR se Vukoviq ka pasur mundesi te hyje lirisht ne eliten drejtuese ne Irak fale miqesise se tij me Uday Hussein, djalin e Sadamit.
Iraku ka qene vecanerisht i interesuar per arritjen e nje marreveshjeje per mirembajtjen e flotes se tij te vjeteruar ajrore, e cila eshte ne gjendje te keqe dhe vuan nga mungesa e pjeseve te nderrimit. Motorret e prodhimit Rus, me nje jetegjatesi shume me te shkurter sesa ato te prodhuara ne Perendim, kane qene shqetesimi kryesor.
Eksperte te forcave ajrore Jugosllave kane provuar me pare se ata jane ne gjendje te zgjasin jeten e motoreve te prodhimit Rus RD-33 - te perdorur ne Mig-29, i vetmi avion modern qe ka ne perdorim forca ajrore Irakene - me nje te treten deri ne 450-500 ore pune ndermjet sherbimeve.
Instituti Orao - i cili ka ekspertizen e nevojeshme dhe teknologjine e duhur per te kryer keto permiresime - vepron nen kontrollin direkt te ministrise se brendeshme te Republika Srpska, RS, por forca ajrore e Jugosllavise vazhdon te mbetet nje nder klientet e tij kryesore. Brenda shtabit te pergjitheshem te ushtrise, oficeri pergjegjes per te gjitha marreveshjet me kompanine Serbe te Bosnjes ka qene Gjenerali Ivan Djokiq.
Ai eshte bere me pas ndihmes minister i mbrojtjes per ceshtjet ekonomike ushtarake, dhe shume shpejt ka vendosur lidhje te ngushta me Cekoviq. Formalisht, Gjenerali Djokiq duhet te aprovonte cdo kontrate me kliente te huaj - perfshire edhe dergesat e armeve dhe pajisjeve te tjera ushtarake jashte vendit.
Burime te ushtrise kane thene per IWPR se Djokiq eshte dyfish pergjegjes per skandalin e Orao - si per aresye se ka autorizuar marreveshjen e paligjeshme, dhe per organizimin e mbeshtetjes logjistike per kryerjen e marreveshjeve me Irakun.
Vesna Marijanoviq, nje zedhenese e Qendres Demokratike, nje prej anetareve te koalicionit qeveritar ne Serbi, ka thene per IWPR se "duket si e pabesueshme" qe Jugoimport te kete vazhduar lidhjet me Irakun. "Eshte e pabesueshme qe sherbimet tona sekrete te mesojne nga te tjeret se cfare bejne kompanite e vendit tone," ka thene ajo.
E gjithe kjo histori mund te demtoje rende Jugosllavine, e cila mund te humbase besimin e komunitetit nderkombetar pas nje perpjekje te gjate dhe te veshtire per te permiresuar marredheniet me te.
Aleksandar Radiq eshte nje analist per ceshtjet te mbrojtjes ne agjensine e lajmeve VIP te Beogradit. Gordana Katana ne Banja Luka ka kontribuar ne kete raport.