KOMENT: ULJA E TAKSAVE DO TË NXISË EKONOMINË RUMUNE
Kthimi në një taksë të standardizuar do të nxiste investimet dhe ndihmoj vendosjen nën kontroll të ekonomisë.
KOMENT: ULJA E TAKSAVE DO TË NXISË EKONOMINË RUMUNE
Kthimi në një taksë të standardizuar do të nxiste investimet dhe ndihmoj vendosjen nën kontroll të ekonomisë.
Rumania ka pritur shumë për të gjetur një lidership kreativ politik i cili do të mund të nxjerrë vendin nga kaosi post-komunist në të cilën është gjindur në 15 vjetët e fundit.
Deri më tani, hapat e parë të ndërmarra nga qeveria e re janë një përpjekje për të vepruar në disa fusha ku reformat janë të domosdoshme, përfshirë këtu taksat, tregun kapital dhe korrupcionin.
Iniciativa e parë e qeverisë së re – e cila u aprovua shpejt përmes dekretit të jashtzakonshëm – erdhi disa ditë para Vitit të Ri derisa rumunët po pregaditeshin të hapnin shampanjën e tyre.
Thelbi i sistemit të ristrukturuar të taskatimit është taska standarde prej 16 përqind, e cila zëvendëson tri taksa të ndryshme prej 18 deri 40 përqind, dhe taksës tregtare prej 25 përqind.
Taksa në dividenet e përbashkëta është ngritur prej pesë në dhjetë përqind, derisa taska mbi bizneset e vogla ështe dyfishuar prej 1.5 në tre përqind.
Këto ndërrime kanë dy qëllime: thjeshtësimi i sistemit të tanishëm fiskal Bizantin, dhe zbritja e taksës së përgjithshme e cila mund të inkurajoj ikësit e taskave që tani të paguajnë.
Pasi që mospagimi i taskave i ngjanë një sporti kombëtar, me ekonominë e nëntokës e cila vlerësohet të ketë 50 përqind të gjithë tregut, ballafaqimi me këtë problem është qështje e rëndësishme për qeverinë.
Këto hapa gjithashtu dërgojnë mesazh në botë se Rumania është serioze rreth hyrjes në konkurencë për investime të huaja. Këto politika po ngjajnë në një kontekst të një trendi të përgjithshëm rajonal të taskave të ulëta standarde në Evropën lindore. Tani Rumania po i bashkangjitet këtij trendi, dhe në nivel mjaft konkurues.
Derisa disa kanë shprehur shqetësime rreth zbritjes së të ardhurave shtetërore, qeveria pohon se taskat e ulëta do të ngrisin buxhetin pasi që njerëzit do të ngurojnë më shumë për të mos paguar taskat.
Për të pasur sukses, qeveria e re duhet të kombinoj mbështetjet e zbritjes së taskave me masat më të rrepta për të ndaluar ikjen e tanishme të taksatimit.
Në veprim tjetër për të parandaluar një zbrazëtirë në buxhet, qeveria po konsideron rritjen e taskave në petrol, alkool dhe duhan. Ky është një veprim i mirëseardhur, pasi që do të kaloj barrën e taskatimit prej prodhuesve në konsumatorë. Duke ndaluar konsumimin, kjo do të motivoj njerëzit të kursejnë dhe investojnë, dhe kështu dobësojnë presionet e inflacionit.
Tani pasi qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të rrethanave për biznes, ajo duhet të vazhdoj me reformimin e kodeve strikte të punësimit dhe zbritjen e kontributeve sociale të cilat për momentin paguhen në paga. Në vlerë prej 48.5 përqind, plani është për të zvogëluar kontributet e punëtorëve në 38.5 përqind deri më 2006.
Në përkjekje tjetër për të rritur buxhetin dhe stimiluar tregun kapital të Rumanisë, qeveria planifikon të ofroj aksionet e operatorit telefonik vendor me pronë greke, Romtelecom, si dhe kompaninë vendore të naftës Petrom, një pjesë e madhe e së cilës i është shitur OMV-së nga Austria, në bursën e këmbimit në Bukuresht. BCR, banka më e madhe e rumune, dhe banka e kursimeve CEC gjithashtu mund të jënë kandidate të mundura për të dalur në bursë të këmbimit.
është rifreskuese të vërehet një kreativitet dhe guxim i tillë në një vend që ka parë pak nga këto prej braktisjes së komunizmit 15 vjet më parë.
Dhe është e arsyeshme të pritet se një strategji agresive do të thotë edhe një vjet me trazira për tregun rumun. Vitin e kaluar, indeksi kryesor i bursës së këmbimit në Rumani shënoj rritje prej 93 përqind. Kjo gjithashtu do të nxisë tregun e derivateve, e cila edhe pse është afër shuarjes, prap se prap është mjaft e nevojshme.
Disa përjashtime duhet të përmenden këtu. Qeveria e re duhet të brengoset rreth vlerës së leus dhe rritjes së deficiteve të llogarisë dhe tregtisë.
Edhepse inflacioni duket të jetë nën kontroll dhe parashihet të bjerë prej 9.3 përqind në 2004 në 7 përqind këtë vit, Rumania duhet të implementoj një pako gjithëpërfshirëse të politikave për të letësuar efektet e kontrollit të kapitalit i cili shpejt do të liberalizohet.
Fondet globale të parave me interese të larta do të kërkojnë vëmendjen e Rumanisë, duke sjellur jo vetëm shpërblime, por edhe humbje të mundshme dhe situata spekulative.
Qeveria gjithashtu duhet të bëjë të qartë vendosmërinë e saj për të luftuar korrupcionin. Kjo qeveri vetëm ka deklaruar së planfikon të rishqyrtoj kontratat publike me vlerë prej 3.6 bilion euro, që përfaqësojnë investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe armatim, të cilat paraardhësit e kësaj qeverie i negociuan nën masa jo shumë transparente.
Qeveria e re gjithashtu ka lëvizur me përkushtim kundër RAFO-s, një rafineri e naftës që njihet si një nga shembujt më të dukshëm të korrupcionit dhe ikjes së taksave. Nëntëmbëdhjetë menaxher dhe aksionar janë nën hetime dhe fondet e tyre janë sekuestruar.
Për më shumë, qeveria pritet të thërras hetues të huaj në ndihmë të prokurorëve shumë të zënë dhe shpesh të kompromituar të Rumanisë.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të mirëpret këto masa.
Rumania ka filluar shkëlqyeshëm në riparimin e imazhit të saj, por këto janë vetëm hapat e parë dhe vendit i nevojitet e gjithë ndihma e mundshme për të arritur sukses.
Vitet të keqmenaxhimit kanë lënë Rumaninë prapa fqinjëve të saj më reformist. Duhet të shpresojmë së në rrugë për anëtarësim në BE, Rumania ka gjetur guximin të aplikoj shumë nga politikat që kanë treguar sukses në vendet e tjera post-komuniste.
Matei Paun është analist ekonomik, dhe partner menaxhues me firmën për konsultime financiare BAC në Rumani.