KOMENT: SHTYPI 'I LIRË' PO I DËSHPERON SERBËT

Pesë vjet pas largimit të Sllobodan Millosheviqit, kaosi mbizotëron në skenën mediale të Serbisë.

KOMENT: SHTYPI 'I LIRË' PO I DËSHPERON SERBËT

Pesë vjet pas largimit të Sllobodan Millosheviqit, kaosi mbizotëron në skenën mediale të Serbisë.

Këto ishin fjalët e Xhon Sëinton, redaktori menazhues i Nju Jork Times-it të thëna në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë një personi që ishte aq naivë sa që ngriti dolli për shtypin e lirë.


Pesë vjet pasi që Sllobodan Millosheviq u përzua nga pushteti, vërejtja e Suinton-it rrezonon më shumë se kurrë në Serbi.


Liria e shtypit nuk është çështje ketu, çështja është se si interpretohet kjo liri. Në një anë, në Serbi sot kjo do të thotë fjalëpërfjalë liria që të shkruhet dhe të transmetohet çkado që duash. Kjo do të thotë që vazhdimisht të thirren shqiptarët “terroristë shqiptari”, që të publikohen fotografi të kobshme të njerëzve të vdekur she të orkestrohen fushata të përqeshjes që kanë shënjestër individë, politikan apo kompani. Këto janë vetëm disa nga shembujt ekstrem të lirisë sonë.


Në anën tjetër, ekonomia e lirë do të thotë që mediat në Serbi sot janë duke shitur kopje ashtu që të mbijetojnë. Donatorët ndërkombëtar janë duke e lëshuar Ballkanin dalëngadalë pasi që ai është bërë “lajm i së djeshmes”


Bizniset e mëdha janë tash patronë të mediave. Ata mbajnë kontrrollë financiare mbi shtypin me mjete të kontratave reklamuese dhe i shfrytëzojnë këto si mjet i mbrojtjes së interesave të tyre.


Ata i kanë mbushur xhepat gjatë kohës së Millosheviqit dhe shumë shpejt po e rizbulojnë vetveten si pionierë të demokracisë. Ata e kanë kuptuar që mënyra më e lehtë për të blerë respektin në periudhën e re është përmes mediave.


Për shkak të mungesës së aftësive hulumtuese dhe instikteve të veta të mbijetesës, shumë pak media kanë vu pikëpytje në aktivitetet biznisit të këtyre njerëzve. Vetëm për të marrur një shembull të fundit, çka qëndron pas teposhzes së marrë nga agjensia kombtare ajrore JAT? A është orkestruar kjo nga jashtë ashtu që të shiten mjetet e kompanisë të cilat do të privatizohen për më pak para? Njerëzit kanë nevojë ta dinë.


Që nga largimi i Millosheviqit në tetor 2000, shumë pak media e kanë kuptuar që duhet të udhëheqin iniciativën për transformimin e shoqërisë serbe. Ky është një komb qartazi i tendosur nga nacionalizmi e lufta, të cilët kanë nevojë të pashmangshme për t’i udhëhequr në rrugën për një ardhmëri më të mirë.


Si rezultat i kësaj, Serbia edhe sot është një shoqëri që ka mungesë të çfarëdo konsensusi. Në vend se t’i ndihmojë për ta formuar mendimin publik, media është një hapsirë në të cilën politikanët e ndryshëm dhe interesat e bizniseve gërshetohen duke e lënë kështu qytetarin e thjeshtë në konfuzion.


Serbia ende duhet të ballafaqohet me krimet e luftës të së kaluarës. Shumë pak media siç janë B92 dhe e përditshmja beogradase Danas janë munduar të ballafaqohen me këtë çështje, por për të tjerat kjo çështje është tabu dhe që nuk pi ujë.


Në tabloidet, urrejtja për kriminet e luftës në Hagë është një forcë e unifikuar. Mediat serbe kanë bërë mjaft për ta diskredituar atë dhe ka pasur ndikim të qartë në fomrësimin e mendimit publik negatic për tribunalin. Si rezultat i kësaj, arrestimi i kriminelëve të luftës këtu do të thotë vetëvrasje politike. Çështja e gjykimit të Hagës gjithashtu mungon prej fushatave të zgjedhjeve.


Pikëvështrimi i të dyshimtëve për krime lufte është ajo që dominon në media. Qytetari i thjeshtë shumë rrallë e ndëgjon anën e viktimës.


Për shembull, Sreten Llukiq i ka fituar simpatitë e një pjese të madhe të mediave serbe së voni për shkak të mënyrës se si është, apo nuk është, veshur në gjykim në Hagë. Athua njeriu i gjorë me të vërtetë është arrestuar në pizhame? Asnjë pyetje s’është ngritur lidhur me dukjen e viktimave të tij shqiptarë të Kosovës.


Edhe një herë, ne shohim keqardhje për të dyshimitët për krime lufte dhe asnjë për ata që janë vrarë e brutalizuar.


Intimiteti në mes të mediave dhe atyre degëve të shoqërisë që përparojnë në hije, sidomos gjatë periudhës së post-tranzicionit që po e përjetojmë tash në Serbi, është përgjegjës për një shtyp dhe media transmetuese që dështon për të bërë detyrën e vet dhe për të bërë “tymin dhe pasqyrën” e aleancave në mes politkës-biznesit-mafisë të qartë dhe të kuptueshme.


Këto çështje politike-mafioze të biznesit, skandalet dhe intrigat janë prezente në Serbi sor, ashut si kanë qenë para një dekade. Por media, në vend se t’i spjegojë, kjartësojë dhe sqarojë, edhe më shumë e mbulon misterien në mjegull dhe këshut e rrit AMBIGUITY të publikut.


Një rast që ndoshta do u jetë i njohur ka të bëjë me raportet policore të mjekësisë ligjore që kanë të bëjnë me të dyshimit për vrasjen e të ndjerit kryeministër Zoran Xhinqiq.


Në media u ngritën pyetje lidhur me kredibilitetin e çdo verzioni të ngjarjeve që është zbulur në hetim – madje shumë më herët se që gjykimi kishte filluar. A është mbytur me dy apo tre plumba? A ishte me fytyrë kah ndërtesa e qeverisë apo me fytyrë nga makina e tij? A ka pasur më shumë njerëz të involvuar? A është gjykim i vërtetë apo një kurdisje politike?


Në asnjë rast publikut nuk iu ka prezentuar një skenario i besueshë. Edhe një herë, AMBIGUITY është mbjellur në mendjen e qytetarëve lidhur me atë se kush, pse dhe çka ka ndodhur në ngjarjen që do të vazhdojë t’i formojë jetërat e tyre gjatë një gjenerate të tërë.


Skena e mediave serbe më së miri mund të përshkruhet si kaos i qartë. Nuk është rregulluar që prej kohës së Millosheviqit dhe përfshin më shumë se një mijë media elektronike që punojnë pa kurfarë leje transmetuese, në mungesë të një pronësie transparente dhe të qartë që u rrit nga asgjëja që të mbyllet vetëm atëherë kur ta arrin qëllimin e vet. Kaosi është këtu dhe do të rri këtu ngase i shërben interesave të disa njerëzve.


Ky kaos, në të cilën informata është bërë komoditet, do të vazhdojë të jetë sëmundje e shoqërisë serbe derisa – si rezultat i presionit ndërkombëtar dhe të brendshëm dhe ndihmës së donatorëve ndërkombëtar – më në fund do të zgjidhet dhe do të bëhet mirë.


Dragana Nikolic-Solomon, udheheqesja e projektit IWPR ne Beograd , e prezentoi këtë temë në një punëtori të organizuar nga Keshilli Atlantik i Serbisë dhe Malit të Zi dhe Fondit për Paqë, të mbajtur në Beograd më 11 prill.


Support our journalists