KOMENT: REPUBLIKAT E JUGOSLLAVISE DREJT DIVORCIT
Perpjeka e Brukselit per te mbajtur te bashkuar Serbine dhe Malin e Zi duket se po ndesh ne disa pengesa te pakapercyeshme.
KOMENT: REPUBLIKAT E JUGOSLLAVISE DREJT DIVORCIT
Perpjeka e Brukselit per te mbajtur te bashkuar Serbine dhe Malin e Zi duket se po ndesh ne disa pengesa te pakapercyeshme.
Perpjekjet e Bashkimit Europian per te mbajtur te bashkuar Serbine dhe Malin e Zi kane treguar sesa te gateshme jane keta partnere per nje divorc.
Gjate muajit te kaluar, shefi i politikes se jashteme te BE-se Havier Solana ka nisur nje raund intensiv bisedimesh dhe vizitash ndermjet Podgorices dhe Beogradit me synim parandalimin e nje referendumi per pavaresine e Malit te Zi ne pranvere. Gjate nje takimi me presidentin Malazez, Millo Gjukanoviq, muajin e kaluar ne Bruksel, Solana ka propozuar nje bashkim te ri, duke paralajmeruar per pasoja te renda - si ndalimi i ndihmes se BE-se dhe mos njohja e cdo referendumi per pavaresine - nese ky bashkim i ri nuk pranohej.
Solana ka lene te kuptohej se te dyja palet duhet te pranojne konceptin e pergjithshem te bashkimit te propozuar, dhe hollesite do te diskutohen me vone.
Por per Gjukanoviqin - dhe per drejtuesit e Beogradit - hollesite jane te rendesishme. Divergjencat e sistemeve ekonomike te republikave, kompleksiteti i ndarjes se pushtetit ne nje bashkim te ri, veshtiresite e zbatimit te kesaj marreveshjeje te re dhe me ne fund realitetet politike, te gjitha keto jane pengesa per perpjekjen per bashkejetese.
Megjithate, drejtuesit Europiane jane te vendosur te mbajne kete cift jo te lumtur se bashku. Ata kane frike se shperberja e federates Jugosllave do te hape rrugen per pavaresine e Kosoves. Ata shqetesohen se nje referendum per pavaresi do te krijonte tensione te medha ne gjirin e nje popullsie edhe keshtu shume te percare. Ata shqetesohen gjithashtu edhe per koston e larte te integrimit te nje Mali te Zi te pavarur ne BE.
Megjithese nuk eshte bere publik asnje studim rreth kostos se integrimit ne BE, zyrtare te Bankes Boterore dhe eksperte te tjere financiar nderkombetare kane thene se do te ishte e shtrenjte dhe e komplikuar te reintegroje ato qe tani jane faktikisht dy ekonomi te pavarura.
Pasi kane filluar reformat ekonomike kur Sllobodan Millosheviqi ka qene ende president i Jugosllavise, Mali i Zi eshte perpara Serbise ne permbushjen e standarteve te regjimit monetar, politikave fiskale, sistemit bankar, dhe tregtise se jashteme, sipas atyre nderkombetare. "Mali i Zi nuk deshiron te thithet perseri ne nje treg te mbrojtur dhe te rregulluar nga shteti me Serbine dhe te mbyllet ndaj tregjeve te tjere rajonal," ka thene nje ekonomist i huaj i vendosur ne Podgorice.
Megjithese Solana insiston se bashkimi i propozuar nuk do te detyroje Malin e Zi te riktheje reformat e tij ekonomike, drejtuesit Serbe dhe Jugosllav kerkojne rivendosjen e nje tregu te perbashket te brendeshem - me nje monedhe te perbashket (Serbia perdor Dinarin, ndersa Mali i Zi ka futur ne perdorim Euron), si edhe regjime te perbashketa doganore dhe te taksave. Nese Serbia nuk ul tarifat e saj te tregtise se jashteme dhe nuk heq kontrollin mbi cmimet, Mali i Zi do te detyrohet te riktheje pas reformat ekonomike te arritura me aq veshtiresi.
Por ceshtja nese bashkimi do te mund te funksionoje ndonjehere shtrihet pertej ekonomise. Asnje politikan ne Serbi nuk deshiron te identifikohet si ai i cili humbi Malin e Zi. Por shume zyrtare ne Beograd jane kritik ndaj bashkimit te propozuar, dhe presidenti Jugosllav, Vojisllav Koshtunica dhe kryeministri Serb, Zoran Gjingjiq, kane kritikuar planin si te pazbatueshem dhe kunder interesave Serbe.
Drejtuesit e te dyja republikave jane te perfshire ne nje konflikt mbi ndarjen e pushteteve ne bashkimin e propozuar. Partneri me i vogel, Mali i Zi, duhet te kerkoje barazi ne institucionet e perbashketa, si parlamenti dhe gjykatat, nje hap i cili me siguri do te kundershtohet nga Serbia fqinje, e cila ka nje popullsi 18 here me te madhe sesa Mali i Zi.
Nje pike tjeter perplasjeje eshte edhe ndarja e pergjegjesive per ministrite me te rendesishme si ajo e tregtise se jashteme dhe e mbrojtjes. Mali i Zi duket se kerkon qe cdo organizem i perbashket te jete sa me fleksibel dhe me pak burokratik te jete e mundur. Nga ana e saj, Serbia do te kerkonte nje tregti dhe politike te jashteme me te centralizuar.
Ndersa ndarja e pushtetit eshte edhe tani e veshtire ndermjet rivaleve ne koalicionin qeveritar te Beogradit, Opozita Demokratike e Serbise, DOS, duket se ekziston nje vullnet i paket per te diskutuar tani edhe ndarjen e pergjegjesive ndermjet bashkimit dhe republikave te tij. Per me teper, kjo ceshtje eshte nje problem i veshtire politik per Koshtunicen, i cili si president federal mund te gjendet pa nje post nese inisiativa e BE-se deshton dhe Mali i Zi shkeputet. Ndersa ai ne kete menyre eshte me teper i interesuar sesa pjesa me e madhe e kolegeve te tij per te ruajtur bashkimin dhe mund te jete me i gatshem per nje kompromis, anetare te tjere te DOS-it te cilet luftojne per pushtet e shfrytezojne kete situate ne interes te tyre.
Nderkohe, Gjukanoviq mund te perballet me kolapsin e qeverise se tij te pakices. Ai nuk ka rritur te realizoje premtimin e tij per pavaresi dhe duket i izoluar nderkombetarisht. Nese ai pranon nje marreveshje kompromisi, presidenti Malazez do te kishte nevoje per nje vendim te qarte qe, pas disa vjetesh, bashkimi i propozuar do te rishikohej ne nje referendum te garantuar nga komuniteti nderkombetar. Perndryshe, cdo moratorium per referendumin do te hidhej poshte nga partite e vendosur pro pavaresise ne koalicionin e tij qeveritar.
Disa zyrtare nderkombetare kane lene te kuptohet se keto parti mund te zevendesohen nga disa parti pro-Jugosllave te opozites. Por e kaluara e tyre anti reformatore, lidhjet e ngushta me Koshtunicen dhe lidhjet e se kaluares me Millosheviqin e bejne kete ide te papelqyeshme per Partine Demokratike te Socialisteve te Gjukanoviqit.
Nje gje e tille thekson edhe dilemen qendrore te qendrimit te Solanes: e cila eshte afrimi i atij segmenti te popullsise Malazeze e cila mbeshtet me force BE-ne dhe idealin e integrimit. Me kercenimet e tij per te ndeshkuar Malin e Zi ne rast te mbajtjes se referendumit, Brukseli po rradhitet ne krahe te atyre forcave politike ne favor te ruajtjes se federates, megjithe kredencialet e tyre te dyshimta pro reformave dhe pro Europiane.
Kercenimet e BE-se kane ulur entuziasmin per pavaresi, sipas anketimeve me te fundit. Natyrisht, ky ndryshim i opinionit publik mund te kete bazat edhe ne keqesimin e gjendjes ekonomike dhe akuzat per korrupsion ndaj Gjukanoviqit. Ndersa duket se mbeshtetja per pavaresine mbizoteron, popullsia fshatare (dhe ish perkrahesit dhe perkrahesit e tanishem te Millosheviqit) duket se po fitojne terren politik.
Ne te njejten kohe, perpjekjet e BE-se po bejne te pakenaqur eliten intelektuale te Malit te Zi, si edhe popullsine urbane dhe te rinjte. Te gjitha keto grupe jane aleate te natyrshem te reformes ekonomike dhe te Europes, te cilen ata e fajesojne se po u mohon te drejten per vetevendosje. Sic ka thene nje drejtues i shoqerise civile Malazeze: "BE nuk po vepron si nje ndermjetes per integrim Europian, por si nje polic i rendit te ri Europian". Dhe nese kercenimi i dhunes eshte konsideruar pergjithesisht si i mundeshem nga blloku pro-Jugosllav, mundesia e nje kryengritje sociale e pjeses mbeshtetese te pavaresise nuk mund te perjashtohet me.
Si per ti veshtiresuar edhe me teper gjerat, aspekti ligjor i krijimit te nje bashkimi te ri mund te perbeje pengesen me te madhe. Sipas kushtetutes se Malit te Zi, cdo ndryshim i nevojshem per te zbatuar bashkimin duhet te aprovohet ne nje referendum. BE ka lene te kuptohet se ajo nuk do te pranoje nje minimum prej "pesedhjete perqind plus nje vote" nese do te mbahej ne kete periudhe nje referendum per pavaresine - megjithese kjo eshte ne perputhje me ligjin Malazez. Megjthate, edhe nese Brukseli lejon keto standarte per nje referendum per bashkimin, propozimi i tij mund te mos fitoje perkrahjen e nevojeshme. BE do te gjendet ne nje pozite te veshtire dhe do te duhet te shpjegoje krijimin e nje bashkimi te mbeshtetur vetem nga nje pakice e popullsise Malazeze.
Drejtuesit Europiane jane te vendosur te pranojne nje marreveshje ne takimin e tyre ne Barcelone me 15-16 Mars, dhe Solana po punon me te gjitha forcat per te siguruar kete marreveshje. BE eshte aq e predispozuar te mbaje te bashkuar keta partnere te pakenaqur me njeri tjetrin saqe ajo mund te harroje shume detaje per te cilat te dyja republikat nuk bien dakort. Nje gje e tille do te thoshte bekimi i nje bashkimi i cili ka mundesi te perfundoje shume shpejte.
Mabel Wisse Smit eshte drejtor ekzekutiv i Institutit te Shoqerise se Hapur ne Bruksel.