KOMENT: OKB NUK KUPTON RENDESINE E VENDIMIT ME TE FUNDIT
OKB nuk e ka kuptuar rendesine e vendimit te javes se kaluar te parlamentit te Kosoves per te cuar perpara pajtimin e Shqiptareve.
KOMENT: OKB NUK KUPTON RENDESINE E VENDIMIT ME TE FUNDIT
OKB nuk e ka kuptuar rendesine e vendimit te javes se kaluar te parlamentit te Kosoves per te cuar perpara pajtimin e Shqiptareve.
Parlamenti i Kosoves ka miratuar javen e kaluar nje rezolute e cila mund te hyje ne histori si hapi me i rendesishem i ndermarre nga Shqiptaret etnik deri me tani per te pakesuar percarjen ndermjet tyre.
"Rezoluta per Luften Clirimtare te Popullit te Kosoves per Liri dhe Pavaresi" ka siguruar nje marreveshje per nje sere ceshtjesh te cilat me pare kane qene burim mosmarreveshjesh ne gjirin e Shqiptareve, vecanerisht per rolin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK dhe levizjen e qendreses pasive te viteve Nentedhjete, ne clirimin e rajonit nga sundimi shtypes Serb.
Nje vit me pare, ne pergjigje ndaj presioneve nderkombetare, tre partite politike kryesore kane rene dakort per krijimin e nje qeverie te koalicionit. Rezoluta e miratuar me 15 Maj ka qene prove se keto parti kane arritur nje marreveshje te rendesishme mbi te kaluaren dhe te ardhmen e provinces. Per me teper, marreveshja eshte mbeshtetur nga te gjitha partite jo Serbe ne parlament.
Megjithate, pergjigja e Michael Steiner, drejtues i Misionit te OKB-se ne Kosove, UNMIK, ka qene e ashper.
Ai ka thene se referenca ne resolute per pavaresine dhe thirrja per qeverine per tu dhene Shqiptareve te cilet kane luftuar ne konfliktin ne Kosove perfitime sociale, si pensione dhe pagesa per paaftesine fizike, ka qene percarese - nje reference ndaj faktit se mocioni ka shkaktuar largimin e anetareve Serbe te parlamentit te cilet kane ndjere, ndermjet te tjerave, edhe se kjo resolute legjitimizonte luften clirimtare, te cilen ata e konsiderojne si nje akt terrorizmi.
Ai gjithashtu ka thene se rezoluta binte ne kundershtim me frymen pajtuese te rezolutes 1244 te OKB-se dhe me kuadrin kushtetues.
Steiner ka refuzuar te shohe rendesine e kesaj marreveshjeje per Shqiptaret. Kjo eshte prove e nje mungese kuptimi, e cila mund te kete nje pasoje teper te rende ndaj se ardhmes se Kosoves. Ky eshte nje qendrim i cili rrezikon te ushqeje percarje te reja ne Kosove, duke e vendosur UNMIK kunder institucioneve te reja te rajonit.
Pas traumave te viteve te kaluar, ka qene e rendesishme per te gjitha partite Shqiptare qe te binin dakort per te kaluaren, vecanerisht per kontributin e rezistences pasive, te drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves e Ibrahim Rugoves, LDK, ne luften per clirim. Refuzimi i Partise Demokratike te Kosoves te Hashim Thacit, PDK, per te pranuar se ndonje tjeter pervec UCK-se ka cliruar Kosoven, ka shkaktuar nje ndarje te thelle pas konfliktit. Rezoluta eshte e rendesishme dhe domethenese se ajo me ne fund ka njohur kontributin e te gjitha paleve.
Por Steiner nuk ka kuptuar domethenien e kesaj rezolute. Perkundrazi, ai ka derguar nje mesazh kercenues parlamentit te Kosoves, ku thuhej se per shkak te miratimit te kesaj rezolute, institucionet e rajonit nuk do te ftohen te marrin pjese ne tre takimet e ardheshme nderkombetare per te ardhmen e provinces.
Keto takime jane takimi i Keshillit te NATO-s me 21 Maj dhe Konferenca Parlamentare e Paktit te Stabilitetit nga 21 ne 22 Maj - te cilat do te mbahen ne Bruksel - dhe Konferenca Rajonale e Paktit te Stabilitetit dhe takimi i OSBE-se ne Oher te Maqedonise, nga 22 ne 23 Maj.
Aresyeja qe ka dhene Steiner fillimisht ka qene se rezoluta perqendrohej shume ne te kaluaren dhe me pas se ajo nuk respektonte interesat e te gjitha komuniteteve etnike. Por perfaqesuesi special i OKB-se mund te kete keqkuptuar disa ceshtje te rendesishme qe kane te bejne me Kosoven dhe popullin e saj.
Ne rradhe te pare, vendimi i parlamentit nuk bie aspak ne kundershtim me Rezoluten 1244 dhe kornizen kushtetuese te cilave u referohet Steiner, sepse vendimi personifikon procesin e pajtimit ndermjet Shqiptareve, i cili eshte nje parakusht per cdo dialog te mundeshem me Serbet. Ne kete menyre rezoluta mund te konsiderohet largpamese, dhe nje kontribut ndaj nje procesi i cili le pas te kaluaren.
Keqkuptimet dhe mungesa e marreveshjes ndermjet Shqiptareve per te kaluaren ka qene nje pengese e madhe ne rrugen drejt zgjidhjes se shume ceshtjeve ne Kosove, perfshire edhe integrimin e pakicave kombetare.
Partite politike kane perdorur te kaluaren per te diskredituar njera tjetren, duke perdorur shume shpesh fjalen "tradhetar". Kjo mungese konsensusi ka mbajtur peng procesin e shnderrimeve demokratike, sepse askush nuk deshiron te quhet tradhetar. Si rezultat, kane vuajtur edhe marredheniet nder etnike.
Pervec Serbeve, komunitetet e tjera etnike ne Kosove e kane kuptuar kete, dhe per kete aresye jane votuar pro rezolutes ne parlament.
Perfaqesuesi i OKB-se ndoshta ka pasur te drejte kur e ka quajtur rezoluten "percarese", por jo ne kuptimin qe ai ka pasur para sysh. Nuk perben me sekret fakti qe marredheniet ndermjet UNMIK dhe institucioneve te reja te Kosoves jane acaruar gjate muajve te fundit.
Mungesa e progresit ne transferimin e kompetencave institucioneve lokale, dhe menyra se si Steiner ka organizuar takimin e pare ndermjet perfaqesuesve te Prishtines dhe Beogradit, eshte vetem pjesa e dukeshme e ketyre mosmarreveshjeve. Ekziston nje mungese mirekuptimi ndermjet dy qendrave te pushtetit ne Kosove.
Shpresa eshte qe kjo marredhenie te permiresohet, nese ka shenja te nje partneriteti te vertete ndermjet UNMIK dhe institucioneve te Kosoves ne zgjidhjen e ceshtjeve me interes te dyanshem - nder te cilat me e rendesishmja eshte permbushja e mandatit te dhene nga rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se.
Nje ure drejt vendosjes se marredhenieve me te mira ka qene premtimi qe institucionet e Kosoves do te perfaqesoheshin ne takimet te cilat do te zhvillohen jashte Kosoves kete jave.
Deklarimi i drejtuesit te UNMIK duket se e ka prishur kete premtim. Ky vendim mund te kete pasoja te renda. Ai tregon se zyrtaret nderkombetare ne Kosove nuk e kane kuptuar rendesine e rezolutes, dhe se si ajo mund tu sherbeje jo Shqiptareve dhe Kosoves ne pergjithesi.
Jehona Gjurgjeala eshte nje bashkepunetore e IWPR nga Kosova.