Koment: Nje Pike Kthimi Ne Politiken E Ballkanit

Akuza e bere ndaj Miloshevicit dhe zyrtareve te tjere te larte te Beogradit nuk eshte thjesht vetem per Kosoven por duhet te paralajmeroje te gjithe tiranet e ardheshem.

Koment: Nje Pike Kthimi Ne Politiken E Ballkanit

Akuza e bere ndaj Miloshevicit dhe zyrtareve te tjere te larte te Beogradit nuk eshte thjesht vetem per Kosoven por duhet te paralajmeroje te gjithe tiranet e ardheshem.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Thursday, 10 November, 2005

Akuza ndaj Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe 4 bashkepunetoreve te tij te larte eshte nje pike kthese ne qendrimin nderkombetar ngaj lufterave ne Jugosllavi.


Ajo mund te perfaqesoje nje vendosmeri afat gjate ne identifikimin dhe denimin e atyre personave pergjegjes per dhunen me te ashper ne Europe qe prej perfundimit te Luftes se Dyte Boterore.


Por kjo levizje do te jete e efekteshme ne se ajo eshte vetem fillimi i nje procesi dhe jo kulmi i tij. E ardhur ne momentin e perpjekjeve me te etheshme per te negociuar nje perfundim te krizes ne Kosove, momenti i zgjedhur eshte pak i habitshem--por me mire tani se me vone. Eshte me te vertete per te ardhur keq qe ky hap nuk eshte ndermarre me pare.


Perendimi mund te kete zgjedhur te izoloje dhe abandonoje Miloshevicin gjate demonstratave pro demokratike te mbajtura ne Beograd gjate vitit 1996-1997, gje e cila do te kishte ndihmuar ne dobesimin e pozicionit te tij ne nje moment aq te rendesishem.


Per fat te keq, komuniteti nderkombetar akoma e konsideronte Miloshevicin si nje partner strategjik dhe nje faktor stabiliteti, per shkak te rolit te tij ne arritjen e Marreveshjes se Paqes ne Dayton, marreveshje e cila i dha fund luftes ne Bosnje.


Ne fakt qe prej shume kohesh jane bere publike prova te mjaftueshme per te akuzuar formalisht Miloshevicin. Por, sipas nje mendimi, me ngjarjet ne Kosove, provat jane bere kaq te dukeshme, ne saje te nje mbulimi te zgjatur te televizioneve dhe te nje sere njoftimesh mbi te drejtat e njeriut, sa qe Gjykata nuk mund ta injoronte me kete ceshtje pa rrezikuar te vinte ne pikpyetje kredibilitetin e saj.


Premtimet e koheve te fundit per mbeshtetje te bera nga nje sere qeverish--vecanerisht ajo e Britanise se Madhe--per te pergatitur dhe ofruar te gjithe informacionin perfshire edhe materiale sekrete te rendesishme per hetuesit e krimeve te luftes shenuan nje ndryshim te qendrimit zvarrites te komunitetit nderkombetar i cili kishte veshtiresuar punen e Gjykates mbi Bosnjen.


Fakti qe NATO-ja ka pranuar ne deklaratat e saj publike qe nuk e konsideron me Miloshevicin si bashkebiseduesin e vetem ndoshta mund te kete letesuar punen e Krye Prokurores Louise Arbour per te vendosur mbi akuzimin e tij.


Ndersa Gjykata ka insistuar per nje kohe te gjate se ajo nuk pranon asnje nderhyrje politike, ajo ndoshta nuk mund te ishte mosperfillese ndaj ambjentit politik dhe te armiqesohej me mbeshtetesit e saj me te medhenj politik dhe financiar, gje e cila mund te rezultonte ne rast se ky hap do te ishte ndermarre me pare.


Por a do te nderprese ky akuzim perpjekjet diplomatike per ti dhene fund luftes ne Kosove? A nuk do te beje ky hap qe Miloshevici te vazhdoje ne koke fortesine e tij dhe a nuk do ta binde Miloshevicin qe ai nuk ka me asgje per te humbur ne se vazhdon te ngule kembe?


Negociatat e metejshme do te veshtiresohen edhe me tej nga fakti qe njeri nga bashkebiseduesit eshte i akuzuar per krime lufte, por ky fakt nuk duket te jete nje pengese e pakapercyeshme per arritjen e synimeve te NATO-s ne Kosove.


Megjithese asnje here te akuzuar ne baze te ligjit nderkombetar, komuniteti nderkombetar sido qofte, ka biseduar ne te kaluaren edhe me figura te tilla si Stalini dhe Saddam Husseini. Komuniteti nderkombetar do te jete ne gjendje te ndaje ndjekjen e duhur ligjore te Gjykates nga procesi i perfundimit te luftes.


Faktori kryesor qe do te percaktoje momentin kur Miloshevici apo pasardhesit e tij do te terhiqen nga Kosova dhe te bien dakort per nje prezence te forte paqe ruajtese te NATO-s gjithmone do te ishte kur prezenca e Ushtrise Jugosllave do te behej e palogjikeshme--si rezultat i nje fushate ajrore apo tokesore--dhe jo ne se Presidenti Jugosllav do te zkuzohej per krime lufte.


Megjithate, aktivistet e te drejtave te njeriut duhet te shohin ne se akuza do te mbetet thjesht simbolike apo ne se nje dite Miloshevici dhe bashkepunetoret e tij do te dalin me te vertete para gjyqit. Pervoja e deri tanishme per arrestimin e udheheqesve kryesore ne Bosnje natyrisht qe nuk eshte teper inkurajuese dhe duke perjashtuar mundesine shume te vogel te nje pushtimi te vete Serbise, ajo eshte edhe me e larget ne rastin e Miloshevicit.


Megjithate, perfitimet e prekeshme te ketij akuzimi mund te jene me te verte te medha. Ne kundershtim me reagimin mosperfilles te udheheqesit te paramilitareve Zeljko (“Arkan”) Raznjatovic ndaj akuzes se bere ndaj tij, qeveria e Miloshevicit duket se e ka marre ate shume me seriozisht.


Diten qe u njoftua akuza ndaj tyre, stacioni pro regjimit BK TV u pergjigj duke bere thirrje per akuzimin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Javier Solana, Presidentit Amerikan Bill Clinton, dhe Kryeministrit Britanik Tony Blair. I njejti stacion vazhdoi te sulmonte ato qe ai i konsideroi si perpjekje te Gjykates per te kriminalizuar viktimat e luftes, pra Serbet.


Kjo akuze dhe ndalimi i detyruar per ta per te udhetuar natyrisht qe do te bejne me te veshtire per Miloshevicin dhe pasuesit e tij qe te gezojne perfitimet e tyre te realizuara pa drejtesisht te cilat jane te depozituara jashte shtetit. Akoma edhe me e rendesishme, kjo akuze mund te ndihmoje ne parandalimin e pjesemarresve ne sistemin politik dhe ate ushtarak te Jugosllavise per te kryer krime lufte ne te ardhmen.


Pika me e rendesishme eshte se akuzimi mund te ndihmoje ne shkeputjen e disa anetareve te rendesishem te regjimit te cilet nuk deshhirojne te kene te njejtin fat me Miloshevicin. Udhetimi i koheve te fundit jashte shtetit i bere nga Milorad Vucelic, ish zevendes president i Partise Socialiste te Miloshevicit ne pushtet, dhe drejtor i ndermarrjes gjigande shteterore Telekom, ndoshta mund te jete nje parathenie e atyre qe do te ndodhin.


Ne planin me afat gjate, ndoshta mund te kete nje efekt tjeter per te ardhmen politike te Serbise. Duke e bere te qarte se ideologjia ultra nacionaliste e perqafuar nga Miloshevici tashme gjykohet si nje gje e huaj dhe jashte parametrave ligjore dhe morale te komunitetit nderkombetar, kjo do te bente qe opsione te ngjashme politike te ishin me pak terheqese per pasardhesit e tij.


Ndersa ky proces do te detyroje Serbet e thjeshte te konfrontohen me te kaluaren e afert, ajo ka shume mundesi qe te tregoje se ceshtja eshte nje pergjegjesi individuale dhe jo kolektive e te gjithe tyre.


Megjithate, akuzimi e ben gjithashtu te qarte se, per sa kohe qe Miloshevici eshte ne fuqi, Serbia do te mbetet pa perkrahje nderkombetare dhe nuk do te mundet te siguroje ndihme per te rindertuar ekonomine e saj te shkaterruar.


Ekombinuar kjo edhe me koston e larte te paguar nga Serbia per luften, ky proces mund te lehtesoje daljen e alternativave te moderuara ne Serbi--gjithmone ne se tregohet ne menyre te pakundershtueshme se politika e Miloshevicit ka deshtuar krejtesisht ne Kosove.


Akuzimi gjithashtu duhet pare edhe si nje ceshtje ne progres, sepse ai nuk perfshin pergjegjesite e Miloshevicit per krimet e luftes te kryera ne Kroaci dhe Bosnje perpara luftes ne Kosove. Injorimi i ketij fakti do te thoshte pamundesi per te mbyllur nje episod krimesh po aq te tmerrshme si ato te kryera ne Kosove dhe humbje e nje mundesie per te diskredituar ideologjine dhe politikat te cilat, ne shume menyra, shkojne pertej Miloshevicit dhe rrethit te tij te ngushte.


Se fundi, akuzimi i Slobodan Miloshevicit dhe ndihmesve te tij duhet te jete vetem fillimi i nje rruge te gjate, qe do te conte ndoshta ne nje Serbi te re si nje partner ne nje rajon me te sigurte dhe me te qendrueshem ne kontinent.


Norman Cigar eshte bashkeautor i Nje Ceshtje e Mjaftueshme per Inkriminimin e Slobodan Miloshevicit (1996).


Frontline Updates
Support local journalists