KOMENT: NDRYSHIME TE THELLA NE USHTRINE E SERBISE DHE MALIT TE ZI

Reforma e ushtrise se vendit eshte ne rrugen e duhur, thote keshilltari i ministrit te mbrojtjes.

KOMENT: NDRYSHIME TE THELLA NE USHTRINE E SERBISE DHE MALIT TE ZI

Reforma e ushtrise se vendit eshte ne rrugen e duhur, thote keshilltari i ministrit te mbrojtjes.

Ministria e re e mbrojtjes e krijuar si pjese e bashkimit te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi ekziton vetem prej dy muajsh, por tanime ajo mund te krenohet per arritje te rendesishme ne fushen e reformave ne ushtri dhe integrimit te ushtrise me pjesen tjeter te Europes.


Ministria e mbrojtjes eshte krijuar ne nje moment shume te veshtire per Serbine. Vrasja e kryeministrit te Serbise Zoran Gjingjiq shkaktoi nje paqartesi teper te madhe politike, dhe eshte ende e veshtire te thuhet se sa te thella do te jene pasojat e saj. Por nje rezultat imediat i vrasjes ka qene lufta ndaj krimit te organizuar. Energjia positive e gjeneruar nga lufta ndaj krimit te organizuar po ndjehet edhe ne ndryshimet ne ministrine e mbrojtjes.


Vendosmeria per ndryshim i ka bazat ne instancat me te larta. Ministri i mbrojtjes, Boris Tadiq eshte zevendes kryetar i Partise Demokratike, DS, partia me e madhe ne koalicionin qeveritar te Serbise. Reformat ne ushtri kane marre shtytje gjithashtu edhe nga synimi prioritar per anetaresim ne programin e NATO-s Partneritet per Paqe. Pranimi ne kete program do te perbente nje konfirmim qe qeveria ne pergjithesi eshte e vendosur per reformat. Pranimi do te mbushte gjithashtu edhe nje boshllek problematic ne sistemin e sigurimit Euro-Atlantik.


Ministria e drejtuar nga Tadiq eshte koshiente qe reformat do te jene te veshtira. Kjo pjeserisht per faktin se gjate se kaluares reforma nuk eshte konsideruar seriozisht. Gjate dekades se fundit ministrat Jugosllave te mbrojtjes kane treguar pak entusiazem per ceshtjet e ministrise se tyre. Kjo ka bere qe ministria e mbrojtjes te anashkalohej dhe te mos kishte rendesine e duhur ne qeveri.


Kontrolli civil mbi ushtrine shihet si nje nder perpjekjet kryesore per ta shnderruar ate ne nje pjese perberese te Serbise dhe Malit te Zi te ri dhe demokratik, dhe perpjekjet e koheve te fundit te Tadiq jane perqendruar ne kete drejtim.


Nje hap i rendesishem ka qene largimi i sherbimeve sekrete dhe te sigurise nga shtabi i pergjitheshem i ushtrise dhe vendosja e tyre nen varesine direkte te ministrise se mbrojtjes. Megjithese nuk ka pasur shkarkime ne mase, personeli i sigurise dhe sherbimeve sekrete do te detyrohen te kalojne teste per te vertetuar profesinalizmin e tyre. Atmosfera do te permiresohet edhe me tej nga shkarkimi kohet e fundit i shefit te sigurimit Aco Tomiq, i cili mendohet te kete pasur lidhje me nje sere skandalesh politike gjate dy vjeteve te fundit.


Nje tjeter levizje e rendesishme eshte transformimi i shtabit te pergjitheshem te ushtrise ne nje njesi brenda ministrise se mbrojtjes. Gjate dekades se fundit, shtabi i pergjitheshem ka pasur nje rol jo shume te qarte ne harten organizative, duke pasur nje fare varesie direkte nga drejtuesi i shtetit. Tani ai eshte perfshire ne strukturen e madhe te ministrise se mbrojtjes si te gjitha komponentet e tjere.


Si pjese e perpjekjeve te qeverise per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ministria ka nisur nje hetim mbi pjesemarrjen e dyshuar te disa oficereve te larte te ushtrise ne aktivitete te paligjeshme. Hollesite e ketyre hetimeve, perfshire edhe emrat e te implikuarve ne krime, do te behen publik ne te ardhmen e afert.


Ministria e mbrojtjes ka qene teper active edhe ne vendosjen e lidhjeve rajonale dhe me gjere. Zyrtare te ministrise se mbrojtjes kane vizituar kohet e fundit forcat e armatosura te Sllovakise, dhe kane nenshkruar nje marreveshje ushtarake me Belgjiken. Per me teper, ministria po kryen nje vleresim te gjere te ushtrise, dhe do te paraqese rezultatet e ketij vleresimi edhe nje delagacionit te NATO-s i cili pritet te vizitoje vendin se shpejti. Nje departament i vecante eshte ngritur per te lehtesuar anetaresimin e vendit ne nismen e Partneritet per Paqe. Dhe Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim, PNUD, ka ofruar ndihme per riorganizimin e funksioneve administrative ne menyre qe te sigurohet me teper efikasitet dhe transparence.


Nje nga objektivat kryesore eshte te sigurohet nje ide me e qarte se si shpenzohen fondet ne ushtri. Reformat ne ushtri te kryera ne vitet 2001 dhe 2002 jane perqendruar ne pakesimin e numrit te pergjitheshem te ushtrise dhe ne pakesimin e shpenzimeve. Pakesimi i numrit te ushtrise do te vazhdoje. Plani parashikon shkurtimin nga 78,000 ne 50,000. Ministria gjithashtu do te kujdeset te gjeje menyren me te mire per te shpenzuar fondet qe ka ne perdorim. Kjo mund te coje ne shtimin e shpenzimeve per modernizimin e ushtrise dhe per sherbimet sociale ne ushtri te cilat jane lene pas dore.


Por reforma e vertete kerkon gjithashtu nje transformim te vlerave ne rradhet e ushtrise dhe te strukturave te mbrojtjes, si edhe nje perpjekje te organizuar per te krijuar nje marredhenie transparente me publikun. Ministria e mbrojtjes planifikon te punoje shume ne kete drejtim gjate muajve dhe viteve te ardheshem.


Ndersa Tadiq dhe stafi i tij kane nje te kaluar anti Millosheviqit, shume nga ish te perkedhelurit e ish diktatorit kane ende pozita te rendesishme ne ushtri. Reformat e verteta do te duhet te sjellin nje ndryshim rrenjesor ne kete drejtim. Nese ushtria do te largohet nga e kaluara dhe do te krijoje nje imazh te ri, ajo ka nevoje per figura te reja. Ministri Tadiq per kete aresye do te perzgjedhe ish zyrtare dhe oficere te larte te cilet kane aftesine te kryejne kete pune. Kjo nuk eshte nje detyre e lehte, po te kemi para sysh se drejtuesit e rinj te Beogradit nuk kane pasur shume miq ne rangjet e larta te ushtrise ne kohen kur ata kane qene ende ne opozite.


Por ekipi i Tadiq perballet edhe me shume pengesa te tjera. Per shembull, nese Serbia dhe Mali i Zi do te anetaresohen ne Partneritet per Paqe, do te duhet te paraqesin prova dhe te plotesojne dokumentat e nevojshem. Nder te tjera, NATO do te kerkoje te shohe edhe prova me shkrim se kontrolli civil mbi ushtrine dhe aparatin e sigurimit eshte nje realitet.


Vendi eshte vonuar ne kete drejtim gjate vitit 2002, megjithese aresyet kane me teper te bejne me pengesat nga ushtaraket se sa me ato nga politikanet. Perpara krijimit zyrtarisht te Serbise dhe Malit te Zi dhe vrasjes se Gjingjiq, partite ne qeveri ne te dyja republikat kane qene me teper te preokupuara me rivalitetin e perditeshem politik dhe pergatitjen e zgjedhjeve, dhe kane treguar pak interes ne ceshtjet teknike te reformave ne sektorin e sigurise.


Bashkimi ndermjet dy republikave ka dhene nje shtytje ne kete drejtim. Megjithese bashkimi mund te ndryshoje perseri ne nje referendum te caktuar per ne vitin 2006, per momentin drejtuesit e Malit te Zi jane te vendosur te vazhdojne traditen e nje force te armatosur te perbashket. Pozicioni i marre nga kryeministri Malazez Milo Gjukanoviq dhe qeveria e tij perfaqeson nje kompromis ndermjet deshires se tyre per nje shtet te pavarur dhe perpjekjeve pragmatiste per ti dhene fund krizes ne rajon. Per me teper, qeveria Malazeze e cila eshte ne gjendje te veshtire financiare e kupton avantazhin e pasjes se nje ushtrie te perbashket.


Serrbia dhe Mali i Zi perballen me probleme teper unikale ne perpjekjen e saj per anetaresim ne Partneritet per Paqe. Pervec veshtiresive te shkaktuara nga bashkimi politik, ne ende perballemi me pasojat e se kaluares sone te izolimit dhe me pasojat e luftes se vitit 1999 me NATO-n, gje e cila kerkon qe Beogradi te plotesoje disa kushte te vendosura nga komuniteti nderkombetar.


Permbushja e kushteve kerkon nje ndryshim rrenjesor te mentalitetit. Kjo eshte me problemtaike kur behet fjale per mbeturinat konservative te periudhes se Millosheviqit te cilet ende qendrojne ne postet e tyre. Shume prej tyre kane frike nga ndryshimet dhe jane mosbesues ndaj botes se huaj. Per fat te mire, shume oficere te nivelit te ulet jane te bindur se programi i Partneritet per Paqe eshte i nevojshem per mbijetesen e tyre. Por per momentin keta oficere te cilet mendojne ne kete menyre nuk kane shume mundesi te ngjisin shkallet e karrieres.


Bashkepunimi me gjykaten nderkombetare te krimeve te luftes mbetet ceshtja kryesore e pazgjidhur e cila mund te pengoje hyrjen ne Partneritet per Paqe. Drejtuesit e rinj politik dhe ushtarake ne Serbi dhe Malin e Zi jane te vendosur te krijojne nje bashkepunim te ngushte me gjykaten. Shpresohet qe nje politike e tille do te lehtesoje shqetesimet qe ekzistojne ne rradhet e personelit te ushtrise te cilet mund te perballen me akuza, bazuar ne pergjegjesite e tyre per krime lufte.


Pika kryesore ne kete drejtim eshte prezenca per nje kohe te gjate ne Serbi e ish komandantit te ushtrise se Republika Srpska, Gjeneral Ratko Mlladiq, i cili eshte nje prej me te kerkuarve ne Hage. Deri ne rrezimin e Millosheviqit ne Tetor 2002, Mlladiq nuk ka bere asnje perpjekje per tu fshehur, dhe ne fakt ai eshte shfaqur haptazi ne rrethinat e Beogradit. Megjithese ai me pas eshte fshehur, ai ka vazhduar te ruaje kontakte me disa elemente te ushtarakeve ne vend.


Sipas nje hetimi te kryer nga ministria, si edhe njoftimeve nga sherbimet sekrete te ushtrise, Mlladiq ka kontaktuar per here te fundit me anetare te ushtrise me 15 Maj 2002. pas kesaj date, ai eshte zhdukur. Ministria ka leshuar nje urdher sipas te cilit te gjithe anetaret e ushtrise jane te detyruar te njoftojne zyrtarisht per cdo takim apo kontakt me te dhe me te akuzuar te tjere nga gjykata. Ne kete menyre ne kemi eleminuar mundesine se mund te kete ndonje kontakt zyrtar me individe te tille. Pergjegjesia kolektive per kontakte te tilla eshte shnderruar ne nje pergjegjesi individuale.


Nje tjeter hap i rendesishem, eshte ai qe ministria e mbrojtjes ka nisur nje perpjekje te perbashket me komisionin per bashkepunim me gjykaten e Hages ne ministrine e jashteme, per te rishikuar dhe percaktuar vertetesine e dokumentave te cilat mund te provojne perfshirjen e Mlladiq ne vrasjet masive te te burgosurve ne Srebrenica ne vitin 1995.


Nderkohe, ministria ka shkrire komisionin per bashkepunimin me Hagen e shtabin e pergjitheshem te ushtrise, per shkak se nje hetim ka treguar se ai komision ne fakt ka ndihmuar Millosheviqin duke i dhene atij dokumenta te arkivave. Kryetari i ketij komisioni, Gjeneral Zlatoje Terziq, eshte nxjerre ne pension.


Ky eshte nje fillim ambicjoz i mbeshtetur ne keto dy muaj te mbushur me plot evenimente por edhe te sukseseshem. Ministria eshte koshiente se ka ende shume per te bere. Por ajo eshte optimiste se publiku ne Serbi dhe Malin e Zi - dhe familja Europiane ne teresi - do te shohin se shpejti rezultate te verteta dhe perfitime nga reformat tona.


Bojan Dimitrijeviq eshte keshilltar per reformat ushtarake prane ministrit te mbrojtjes te Serbise dhe Malit te Zi, Boris Tadiq.


Serbia
Support our journalists