Koment: Millosheviq Vuan nga “Lodhja”

Ish udhëheqësi Serb sëmuret pasi dëshmitarët kanë folur rreth influencës që ka ushtruar ai mbi komunitetet Serbe në Kroaci dhe Bosnje.

Koment: Millosheviq Vuan nga “Lodhja”

Ish udhëheqësi Serb sëmuret pasi dëshmitarët kanë folur rreth influencës që ka ushtruar ai mbi komunitetet Serbe në Kroaci dhe Bosnje.

Ishte e qartë nga ngjyra e fytyrës së Sllobodan Millosheviqit që dëshmitarët e dëgjuar javën e kaluar “nuk ishin të mirë” për shëndetin dhe vecanërisht për tensionin e tij arteriar.


Pas pese ditë pushim me rastin e një feste të OKB, Millosheviq është kthyer të Martën në sallën e gjyqit, i freskët dhe me energji, por me kalimin e orëve dhe ditëve fytyra e tij merrte nje ngjyrë gjithnjë e me të kuqe.


Për rrjedhim nuk ishte një surprizë e madhe për vëzhguesit kur të Premten Gjykatësi Richard May njoftoi se i pandehuri do të qëndronte ne qelinë e tij të burgimit për shkak të një “lodhjeje”. Ajo që përbën një surprizë ishte pranimi i Gjykatësit May sipas të cilit “gjykata ishte shumë e shqetësuar për përfundimin e këtij gjyqi”.


Zëdhënësi i gjykatës, Jim Landale, është perpjekur te siguroje ata te cilet menduan se kjo deklarate ishte pak e habiteshme duke thene se “gjykatesit nuk po thone se vete gjyqi eshte i rrezikuar” por ata jane te shqetesuar per shkak te stresit te shkaktuar nga nje gjyq i ketyre permasave ndaj gjithe pjesemarresve, perfshire edhe te pandehurin.


Stresi qe ka kaluar javen e kaluar i pandehuri, i cili ka shkaktuar edhe rritjen e menjehereshme te tensionit arterial, Ka qene rezultat i deshmive te dy ish anetareve te sherbimeve sekrete te ushtrise te cilet – sipas prokurorit – kane luajtur nje rol te madh ne ndermarrjen e perbashket kriminale per te cilen akuzohet Millosheviq.


Emri zyrtar i ketij departamenti te Ushtrise Popullore Jugosllave, JNA, eshte Grupi Qendror i Kunderzbulimit, ose shkurtimisht, KOG, i cili njihet me mire me emrin KOS.


Ne fund te viteve Tetedhjete, te shqetesuar nga mundesia e shperberjes se ish federates e cila mund te shnderronte JNA ne nje “ushtria pa shtet” kunderzbulimi ushtarak ka intensifikuar “monitorimin” e tij ndaj ish republikave, dhe vecanerisht forcave te tyre policore dhe ushtarake.


Sipas deshmise se Mustafa Candiq, ish major ne KOG, sherbimi sekret i ushtrise kishte informatorët e tij në qeveritë dhe forcat e policisë në të gjitha republikat, përvec Serbisë.


“Ata dinin gjithcka që ndodhte dhe po planifikohej në Zagreb, Sarajevo, Ljubljana…por jo në Beograd,” prej nga, sic thotë Candiq, “lëvizeshin të gjitha fijet”.


Ngjitja e Slobodan Millosheviqit në gjysmën e dytë të viteve Tetëdhjetë i ndau oficerët e JNA dhe anëtarët e KOG në dy kampe: pasuesit e tij entuziastë dhe ata të cilët, për të thënë më të paktën, ishin skeptik ndaj synimeve të tij.


Dëshmitarët e javës së kaluar kanë qenë nga të dyja palët: Slobodan Lazareviq ka pranuar se deri në vitin 1992 ai ka qenë një “mbështetës i zjarrtë” i Millosheviqit, ndërsa Mustafa Candiq ka qenë në rradhët e dyshuesve, më tepër për shkak të ideologjisë së tij Titiste e cila ishte ende e fortë në rradhët e ushtrisë në atë kohë sesa për shkak të origjinës së tij Boshnjake.


Candiq ka dëshmuar rreth zemërimit të shefit të tij, Kolonel Slobodan Rakoceviq, një Serb, i cili gjatë një takimi me temë analizimin e gjendjes së sigurisë në vend ka protestuar për shkak se shërbimi secret i ushtrisë “nuk kishte kontakte dhe asnjë dijeni për atë që po ndodhte në Beograd, prej nga ku Millosheviq dhe aleatët e tij organizonin të gjitha veprimet për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe krijimin e Serbisë së Madhe”.


Megjithëse KOG nuk kishte “kontakte” në Serbi, sipas Candiq, u morr vesh se Serbia në fillim të viteve Nëntëdhjetë kishte “kontakte” shumë të mira në KOG.


Gjatë një hetimi që ai ka kryer në Tetor 1991 në zonën e Bihac në Bosnje Herzegovinë, Candiq është takuar me kolegun e tij nga i njëjti department, një Major Ceda Knezeviq, i cili i ka thënë atij në konfidencë se pas instruksioneve të marra nga drejtuesi i KOG, Gjeneral Aleksandar Vasiljeviq, ai po zbatonte një plan të njohur me emrin “Arritja 1”.


Kolegu i tij ka pranuar se ai po bashkëpunonte me oficerë nga shërbimet sekrete shtetërore të Serbisë, të cilat në atë kohë drejtoheshin nga njeriu i Millosheviqit, Jovica Stanishiq.


Qëllimi i këtij plani ishte të armatoseshin Serbët në ato pjesë të Kroacisë dhe Bosnje Herzegovinës, të cilat konsideroheshin si “territore Serbe”.


Candiq më pas ka marrë vesh se ky plan është zbatuar me sukses dhe Serbët vendas kanë marrë më tepër se 20,000 armë të lehta këmbësorie nga depot e mbrojtjes territoriale në Bosnje Herzegovinë.


Më pas kanë vijuar operacione të tjera të quajtura Arritja 2, 3 e me rradhë. Realizimi i këtyre planeve është konfirmuar me anë të një letre të cilën Kolonel Dushan Smiljaniq – nën komandën e të cilit janë zbatuar planet – ia ka dërguar Gjeneralit Ratko Mlladiq tre vjet më vonë, ku theksohej kontributi i tij në armatosjen e Serbëve në Kroaci dhe Bosnje.


Kjo letër, rëndësia e së cilës është përshkruar nga prokurorët si “historike”, është përfshirë ndërmjet provave të tjera. Candiq në atë kohë ka zbuluar se e njëjta gjë po ndodhte edhe në zonën e cila ishte nën përgjegjësinë e tij – në veri-lindje të Bosnjes – dhe në një rast, pas instruksioneve të marra nga një kolonel i KOG, i cili ka qenë i afërt me shërbimet sekrete shtetërore të Serbisë, ai personalisht ka shoqëruar një transportues të armëve, Stevan Todoroviq nga fshati Sllatinë pranë Bosanski Samac.


Todoroviq më pas është bërë drejtues i policisë në Bosanski Samac. Ai është akuzuar nga Haga dhe pasi është deklaruar fajtor është dënuar me dhjetë vjet burgim. Ai tani po vuan dënimin në Spanjë.


Candiq i ka dërguar raport për hetimet e tij oficerët drejtues të tij në KOG në mënyrë të rregullt, por ai ka thënë se “për të qenë i butë, këto raporte janë injoruar”.


E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raportet e tij të cilat tregonin se drejtues të Partisë Demokratike Serbe po planifikonin të “transferonin” popullsinë Boshnjake nga Bosnja veri-lindore me qëllim që të vendosnin në vend të tyre Serbë nga Tuzla dhe pjesë të tjera të vendit.


Pas kësaj, Candiq ka kërkuar të takohet me shefin e KOG, Gjeneral Aleksandar Vasiljeviq.


Megjithatë, oficeri i tij superior, Kolonel Tomislav Cuk i është përgjigjur: “Lëre këtë punë Muki (Candiq), sepse tani nuk ka më rëndësi…” dhe kërkesa e tij nuk u pranua. Candiq ka thënë se pikërisht pas këtij incidenti ai ka kuptuar më mirë shumë gjëra dhe disa muaj më vonë – në Shkurt 1992 – ai është larguar nga JNA dhe nga Grupi Qendror i Kundër Zbulimit. Dëshmia e tij do të vazhdojë pas shërimit të Millosheviqit.


Slobodan Lazareviq, i cili ka qenë një “mbështetës i zjarrtë” i Millosheviqit, ka kontribuar edhe më tepër në lodhjen e të pandehurit. Jo vetëm sepse dëshmia e tij dhe seanca e pyetjeve nga i pandehuri zgjati pesë herë më tepër – dy ditë e gjysëm krahasuar me gjysëm dite – por edhe sepse Lazareviq “ka mbuluar” një periudhë shumë më të gjatë kohe dhe një zonë më të gjerë.


Lazareviq është përfshirë në shërbimin sekret të ushtrisë me ndihmën e babait të tij, një ish officer i UDB-së, policia sekrete politike, e cila ka qenë aktive pas Luftës së Dytë Botërore. Lazareviq ka lindur në Beograd dhe ka studjuar në Sarajevo, ku detyra e tij e parë ka qenë të infiltrohej në rradhët e lëvizjes studentore. Më pas ai ka kaluar një farë kohe në Angli dhe Australi, ku detyra e tij ishte të spiunonte organizatat e imigrantëve Serbë dhe Kroatë (ai ka pranuar se ka qenë më pak i suksesëshëm në këtë detyrë).


Përpara Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 1984, ai është kthyer në Sarajevo dhe është caktuar zëvendës drejtor i protokollit të komitetit Olimpik. Pas kësaj, ai ka punuar për Agrokomerc, një kompani e madhe bujqësore në Bosnjen perëndimore.


Nga Shkurt i vitit 1992 deri në Gusht 1995, e cila është periudha e mbuluar nga dëshmia e tij, Lazareviq është caktuar me detyrë si officer ndërlidhës, me gradën e Nën Kolonelit të Korpusit të 21 të së ashtuquajturës Ushtria e Republikës Srpska të Krajinas, RSK.


Ai ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me forcat e OKB-së dhe anëtarët e Misionit Vëzhgues të Komunitetit Europian, ECMM, që vepronin në Krajina – pjesë e Kroacisë e kontrolluar nga forcat Serbe. Kur në fillim të vitit 1992, RSK është dashur të demilitarizohej në përputhje me planin Vance, Lazareviq, ashtu si të tjerët, e ndërroi uniformën e tij jeshile ushtarake me një uniformë blu dhe distinktiv të policisë së RSK.


Pjesa e rënësishme e dëshmisë së tij është se të gjitha strukturat më të rëndësishme politike, ushtarake dhe policore të RSK në periudhën ndërmjet 1991 dhe 1995 kanë qenë nën kontrollin e Beogradit.


Ushtria dhe policia e RSK janë armatosur, pajisur dhe financuar nga Beogradi. Struktura komanduese e ushtrisë përbëhej krejtësisht nga oficerë të JNA dhe më pas të Ushtrisë Jugosllave, VJ; ata gjithashtu drejtonin edhe policinë, në rradhët e të cilëve kishte edhe disa Serbë lokal; dhe oficerët e ministrisë së brendëshme të Serbisë zotëronin postet më të larta drejtuese. Lazareviq ka thënë se komandanti i korpusit të tij, Kolonel Bulat, ishte në kontakt të përditëshëm telefonik me Shtabin e Përgjithëshëm në Beograd dhe Gjeneralin Momcillo Perishiq; ndërsa Toso Pajiq, shefi i shërbimeve sekrete të RSK, komunikonte me Jovica Stanishiq në Beograd në të njëjtën mënyrë.


Figurat kryesore politike në RSK nuk guxonin të bënin asgjë pa u konsultuar me “Shefin”, sic e quanin Millosheviq, apo të paktën me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Lazareviq ka përshkruar se si presidenti i RSK, Goran Hadziq, në një rast ka thënë në prezencë të diplomatëve të huaj se ai “nuk ishte president, por thjesht një ndërmjetës”, dhe të gjithë e dinin se nga vinin mesazhet që përcillte ai.


Një pjesë e dëshmisë së tij i është kushtuar bisedimeve ndërkombëtare në të cilat ai ka marrë pjesë si “përkthyes” i delegacionit të RSK. Për këtë qëllim ai ka marrë një pasaportë të rreme nga Beogradi në të cilën thuhej se ai ishte lindur në Knin, kështu që të mos zbulohej se ai ishte një Serb i lindur në Serbi. Fillimisht, ai ka thënë se ajo ishte një pasaportë “diplomatike”, por në seancën e pyetjeve Millosheviq e detyroi atë të pranonte se kishte thënë gabimisht.


Përpara cdo raundi bisedimesh, ka thënë Lazareviq, delegacioni shkonte në Beograd për të marrë “mendimin e tij” pra instruksione: pjesa politike e delegacionit shkonte në kabinetin e Millosheviqit, përfaqësuesit ushtarak në shtabin e përgjithëshëm të VJ; dhe policët në ministrinë e brendëshme të Serbisë.


Lazareviq ka thënë se instruksionet ishin gjithnjë të njëjtat: të mos pranohej asgjë, të mos nënshkruhej asnjë marrëveshje. Dhe nëse ata detyroheshin të pranonin ndonjë gjë, kjo duhej të bëhej me kusht që të miratohej nga Asambleja e RSK.


Sipas Lazareviq, Beogradi nuk ishte i interesuar për një zgjidhje politike apo me bisedime të “problemit të Krajinas”. Ata duhej të mbanin publikun në Serbi të zënë me vuajtjet e “Serbëve në Kroaci”.


Lazareviq gjithashtu ka përforcuar dëshminë e dëshmitarit të mëparëshëm, C-020, ish anëtar i njësisë së “Tigrave” të Arkanit, i cili në pjesën e dytë të vitit 1994 ka marrë pjesë në luftën sekrete në Bosnjen perëndimore, në të cilën forca të policisë speciale nga Serbia, me ndihmën e Tigrave dhe formacioneve të tjera paraushtarake, kanë luftuar përkrah forcave rebele të Fikret Abdiq kundër ushtrisë Boshnjake.


Lazareviq ka shtuar këtë dëshmi me disa hollësi të reja, duke thënë se njësitë e korpusit të RSK dhe forcat e Ushtrisë së Republikës Srpska kanë marrë pjesë në këto operacione.


Gjatë më tepër se pesë orë pyetjesh, Millosheviq është përpjekur me forcë të dëmtonte besueshmërinë e dëshmitarit dhe dëshmisë së tij.


Ai e ka akuzuar dëshmitarin se është një mashtrues dhe ka thënë se ai nuk ka qenë kurrë një anëtar i shërbimeve të kundër zbulimit të ushtrisë, por “vetëm një përkthyes”. Më në fund Millosheviq ka pranuar se ai mund të ketë qenë spiun, por një spiun që kishte punuar për shërbimet sekrete Britanike.


Millosheviq gjithashtu i është referuar disa mospërputhjeve ndërmjet deklaratave të Lazareviq para hetuesve të gjykatës në vitet 1999 dhe 2000 dhe atyre deklarimeve në sallën e gjyqit, duke detyruar dëshmitarin të pranonte një numër “gabimesh” apo “harresash” në deklarimet e tij të cilat ai nuk mundi ti shpjegonte.


Megjithatë, asnjë nga këto “gabime” nuk kishte të bënte me pjesën kryesore të dëshmisë së tij, dhe Lazareviq gjatë pyetjeve ka folur edhe më ashpër.


Duke u përpjekur të hidhte poshtë faktin që RSK ka qenë nën kontrollin e Beogradit, Millosheviq ka thënë se në këtë mënyrë mund të thuhej se JNA “ka krijuar të gjitha ushtritë e tjera” – sepse oficerët Kroatë shkuan në ushtrinë Kroate, HVO, dhe oficerët Boshnjakë në atë të Bosnjes, dhe kështu me rradhë, por Lazareviq i kujtoi të pandehurit një “diferencë të rëndësishme”.


“Në asnjë nga këto raste,” ka thënë dëshmitari, “JNA nuk ka lënë pas me dëshirë armët dhe pajisjet e tjera për ushtritë e reja, apo nuk ka vazhduar të furnizojë me municione dhe pajisje të tjera, apo ti mbajë oficerët dhe ushtarët e tyre në librat e pagave të saj dhe të vazhdojë kontaktet e ngushta”.


Deklarimet e Millosheviq se ushtria e RSK nuk është kontrolluar nga Beogradi, por nga Knini, ku ishte vendosur Këshilli Suprem i Mbrojtjes, janë kundërshtuar edhe nga prokurori Dermot Groome.


Ai ka pyetur dëshmitarin nëse ai ka parë apo dëgjuar që komandanti i korpusit të tij, shefi i shërbimeve sekrete të RSK apo anëtarët e delegacionit me të cilët ai udhëtonte për në bisediemet ndërkombëtare kërkonin instruksione nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes. “Asnjëherë”, është përgjigjur Lazareviq, duke përsëritur se instruksionet merreshin vetëm nga Beogradi.


Dhe Beogradi ka qenë “sinonim i Millosheviqit”, ka thënë Lazareviq gjatë dëshmisë, dhe duke u kthyer nga Millosheviq, ka përfunduar, “Ju keni qenë Beogradi!”


“Ah, e kuptoj, ky është një sinonim tepër i madh!” është përgjigjur Millosheviq, ndërsa fytyra i kishte marrë një ngjyrë akoma edhe më të kuqe. Por nuk ishte e qartë nëse ngjyra e kuqe ishte pasojë e modestisë apo e tensionit të lartë arterial.


Mirko Klarin është redaktor i vjetër i IWPR në gjykatën për krime lufte dhe kryeredaktor i Agjensisë së Lajmeve SENSE.


Frontline Updates
Support local journalists