KOMENT: MEDIAT E BALLKANIT DUHET TË JENË MË ZHBIRUESE

Ka mjaft për të bërë për gazetarët hulumtues në Ballkan, por shumë pak media ku zërat e tyre mund të ndëgjohen.

KOMENT: MEDIAT E BALLKANIT DUHET TË JENË MË ZHBIRUESE

Ka mjaft për të bërë për gazetarët hulumtues në Ballkan, por shumë pak media ku zërat e tyre mund të ndëgjohen.

Duke kërkuar disa ide të freskëta në temën e gazetarisë hulumtuese vonë tash gjeta një kopje të librit “Mos më thuaj gënjeshtra: gazetaria hulumtuese dhe triumfet e saj” në librarinë afër shtëpisë time. Ky libër është një përmbledhje e disa nga tekstet më të mira në shekullin e fundit të gazetarisë hulumtuese, duke përfshirë raportin e Marta Gellhorn-it prej kampit vdekjeprurës të nacistëve në 1945, zbulimin e Sejmur Hersh-it të masakrës Lai të vitit 1969 në Vietnamin verior dhe shumë të tjera.


Nuk isha i interesuar qa shumë në këto artikuj të njohur por në parathënien e Xhon Pillgjerit në të cilën ai i theksoi mendimet e veta se pse gazetaria hulumtuese mbetet kaq e rëndësishme për mirëqenien e demokracisë së shëndetshme.


Pillgjer filloi me një varg nga Oskar Uajld, “Mosndëgjushmëria, në sytë e të gjithë atyre që kanë lexuar historinë, është virtyti më origjinal i njeriut.” Kjo me të vërtetë e përmbledh gjithë atë që ka të bëjë me gazetarinë hulumtuese. Dallimi në mes të gazetarisë së vërtetë hulumtuese dhe gazetarisë së gënjeshtrave të ndryshme qeveritare qëndron në vullnetin e gazetarit që t’i qesë në veprim të gjitha aftësitë kritike që ne të gjithë i posedojmë. Kjo është natyra e mosdëgjueshmërisë së tij.


Si dhe, ashtu si shton Pillgjer, rëndësia e këtij zanati qëndron në faktin se fuqitë sekrete gjithmonë iu kanë friguar dhe i kanë urrejtur gazetarët që shikojnë çka ka pas ekranit e pas fasadave dhe që ngrisin gurin lart për të parë çka ka nën te. Në të njejtën kohë, gazetaria ofron mjetet përmes së cilës padrejtësia jo vetëm që mund të ekspozohet por edhe të artikulohet. Ashtu siç tha ai, “Pa të, ndjenja e padrejtësisë do ta humbte kuptimin dhe njerëzit nuk do të ishin të armatosur me informatën që ju nevojitet për ta luftuar.”


Duke e shfletuar këtë libër, është lehtë të ndihesh nostalgjik për një kohë të cilën njerëzit e kanë thirrur “lagjja e katërt”. Në atë kohë para zbulimit të televizorit, kur gazetat lexoheshin nga çdo njeri që dinte shkrim-lexim, kur kanë pasur fuqi – që me virtytin e qarkullimit të tyre të madh – të mbajnë pushtet-mbajtësit në përgjegjësi.


Gellhorn pasqyronte që gazetaria – e saj dhe e të tjerëve – ka pasur shumë pakt ndikim në atë çka ka ndodhur, por ajo e ka nënvlerësuar vetveten. Shkrimet e saj në jetën prapa vijës republikane në Luftën Civile të Spanjës, për shembull, ka ndikuar në formimin e përceptimit të konfliktit që shkon përtej burimeve zyrtare të informimit. Kjo ka ndihmuar të formohen pikëvështrime ndërkombëtare për regjimet si ai i Frankos dhe të artikulojë një rritje të refuzimit të fashizmit si model legjitim i qeverisjes.


Artikujt e Pillingjerit në gazetën ‘Daily Mirror’ të Anglisë lidhur me gjenocidin e Pol Potit në Kambodi, që pastaj u shëndrruan në dokumentarin televiziv Viti Zero, aq shumë e kanë turpëruar qeverinë angleze sa që është detyruar ta ‘mos-njoh’ qeverinë e Phnom Penit.


Nëse demokracitë e themeluara që moti dhe që udhëhiqen mirë si Amerika e Anglia ende kanë nevojë për gazetarë zhbirues dhe të pandëgjueshëm, nevoja është aq më e madhe në Evropën lindore dhe jug-lindore, ku demokracitë janë import i vonshëm dhe pushteti ekzekutiv posedon kontroll më të madh në shpërndarjen e informatave se sa që kjo ndodh në përendim.


Këtu, gazetari i pandëgjueshëm ballafaqohet me rrezik më të madh fizik dhe ka mbrojtës shumë më të paktë kur dëshiron ta thërret një qeveri të papërgjegjshme dhe ndëshkuese që të jap përgjegjësi.


Mendoj për Zeljko Kopanjën, gazetar i Gazetës së Pavarur në Banja Llukë. Vullneti i tij që të zhbirojë në krimet Serbe të luftës në vendin e tij të Bosnës e ka lënë pa këmbë – që i ka të prera për shkak të bombës së vënë nën makinën e tij në 1999. Njëri nga artikujt e tij ofendues ishte ngjarje ekskluzive se si grupet e bandave paramilitar të thirrura “Minjtë” kanë terrorizuar qendrën e qytetit boshnjak Doboj në vitin 1992, pasi që janë trajnuar nga njësiti special i shërbimit të sigurimit të Serbisë të quajtur Beretat e Kuqe. Ai shtoi, “Kam mësuar në dorë të parë nga Zeljko Kopanja që pasojat mund të lindin nga insistimi i raportimit të së vërtetës.”


Kolegët e mi të IWPR-së në Romani kanë raportuar që 16 gazetarë kanë pësuar sulme fizike në 2003 pasi që kanë shkruar raporte për zyrtarët e korruptuar dhe për mafinë lokale. Shumë më shumë kanë pasur kërcënime anonime me vdekje.


Florin Kovacs, avokati i tij, tha që mosndërrmarja e veprimit nga ana e policisë pas sulmit në klientin e tij ishte shenjë e një modeli të zakonshëm. Është më se për tu ardhur keq që asnjë nga hetimet policore në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve nuk ka mundur të identifikojë shkaktarët e këtyre sulmeve. Ai shoti se, “fatëkeqësisht të jesh gazetar është një prej profesioneve më të rrezikshme në Romani”.


Disa reporterë kanë paguar për hulumtimet e tyre me jetë. Iosif Costinas, reporter që ka shkruar libër lidhur me krimin e organizuar në rajonin Timosoara, është zhdukur në rrethana misterioze nga qyteti në Qershor 2002. trupi i tij është gjetur pas një viti në një mal të afërt.


Rregjimi autokratik i Qausheskut në Romani u rrëzua para 15 vitesh, ashtu që fakti që ngacmimi i gazetarëve hulumutes vazhdon tregon që ardhja në pushtet e demokracisë shumëpartiake nuk i ka përfudnuar vetvetiu presionin në gazetarët që kanë mendje të pavarur.


Fuqitë e fshehta, me fjalë të tjera, nuk kanë ikur por vetëm e kanë ndërruar formën. Nuk është më shteti që i terrorizon mediat hulumtuese, por baronët e bizniseve të mëdha.


Shumë nga këta janë kriminelë dhe bos mafioz që kanë filluar ta legjitimizojnë interesin e tyre të biznesit. Blerja e mediave dhe kthimi i tyre në autoparlant personal ka qenë veti e dukshme në këtë proces në shumë vende të Ballkanit. Presionet në media këto ditë gjithashtu mund të jenë më të ndieshme se që do të jenë dhe kështu më të lehta për tu identifikuar, leremë të konfrontohen. Në ambientin e ri të tregut, gazetat secilën herë e më shumë varen nga të hyrat që i marrin nga reklamat. Kërcënimi që të tërhiqen reklamat nga qeveria për punë dhe tendërë janë shëndërruar në armë të dorës së parënë duart e autoriteteve dhe shumë redaktorë nuk rrezikojnë të konfrontohen.


Duke marrur parasysh këto vërejtje, nuk do të befasoheshit po të ndëgjonit se nuk jam optimist për ardhmërinë e afërt të gazetarisë hulumtuese në Evropën jug-lindore, ngase përleshjet e tensionuara në mes të një numri të rritur të mediave kundrejt një tregu të zvogëluar i po i mban shumë nga këto në një dietë të senzacioneve e skandaleve. Ky obsesion me të ashtuquajturat skandale nuk ka të bëjë fare me gazetarinë hulumtuese, e cila nuk e meriton emrin e tillë nëse nuk bazohet në vërtetimin rigoroz të fakteve dhe në marrëdhëniet e sinçerta mes lexuesit dhe shrimtarit.


Merreni për shembull Serbinë, vendi ku u ktheva vitin e kaluar që të ligjëroj gazetarinë. Pas një dekade që kam munguar nga vendi, ndërrimi në skenën mediale më befason totalisht. Më parë ka pasur një numër të gazetave qartë të identifikuara si zëdhënëse të propagandës qeveritare, dhe një grupi tjetër më të vogël të cilët qartazi kishin ndërmend ta thonin të vërtetën. Jam kthyer për të gjetur një kakofoni të zërave të rinj, furnizues të ngjashëm të skandaleve te bushme të përziera me kandelën e hedhur për bizniset e gazetës dhe patronë politik. Nuk ka shumë hapësirë për gazetari të pandegjueshme në këtë ambient.


Kjo i bën organizatat më të pavarura, organizatat rrjet si IWPR– por natyrisht jo veç IWPR-ja – në aktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në skenën mediale. Të udhëhequr nga donatorë të ndryshëm, ata mund të ofrojnë platform të zërave të cilët nuk janë duke u ndëgjuar shumë në mediat lokale të udhëhequra nga tregu dhe tabloizmi.


Për shkak se janë ndërkombëtar, ata i lidhin gazetarët përtej kufinjëve kombëtar dhe etnik, duke e përmirësuar rrjedhën e informacioneve dhe duke ofruar kontekst rajonal për ngjarjet në fenomene të tilla siç janë trafikimi dhe korrupcioni për të cilat mediat lokale nuk kanë apetit të hulumtojnë.


Asnjë nga këto nuk do të ishte shumë e dobishme nëse mediat lokale nuk do t’i merrnin dhe ribotonin botimet e organizatave si IWPR-ja, por në vitet e fundit ato kanë filluar ta bëjnë këtë. Në disa raste kjo ka sjellur deri në ndryshime demonstruese në politika kombëtare e ndërkombëtare. Gazetaria hulumtuese, me fjalë të tjera, ende “kryen punë”. Mund të ndërrojë gjërat, ndoshta jo sensacionalisht, por gjithnjë herë e më shumë është në rritje.


Cilat janë shembuj për këtë? Ja ku janë tre shembuj, të marrur nga dosjet e IWPR-së.


Një hulumtim që e kam redaktuar vitin e kaluar zbuloi që një bastisje e policisë serbe në Bosne në shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte Millan Llukiq nuk ishte – ashtu si pohuan autoritetet serbe dhe me të cilën u pajtua llordi Ashdaun – një përpjekje e mirëpritur nga autoritetet serbe për të arrestuar një të dyshimtë për krime lufte. Ajo ishte, në fakt, një përpjekje e dështuar nga policia që ta shtinte Llukiqin të heshtte duke e lënë vdekur gjatë arrestimit, ashtu që ai të mos zbulonte vendqëndrimin e dy të dyshimtëve nga lufta e Bosnës, Radovan Karagjiq dhe Ratko Mlladiq (shih BCR 495).


Nerma Jelacic e cila ishte kryesorja për këtë tekst, më vonë shkroi, “Hulumtimi jonë në vrasjet e policisë ndaj një kushëriri të të dyshimtit për krime lufte me të vërtetë kishin ndikim në Bosnë. Ato që zbuluam u përdorën nga një hetim i policisë së EU-së, që solli deri të pyetjet që iu shtruan parlamentit Boshnjak serb dhe deklaratat nga ambasadori i SHBA-së dhe zyrja e llord Ashdoun-it. Kjo solli deri te qitja nga puna e ministrit serb për punë të brendshme të Bosnës.”


Një hulumtim i mëhershëm në Operacaionin Sabre (BCR 435) – një operacion i gjërë kërkimi që i arrestoi mijëra të dyshimtë pës vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq – e zbuloi faktin se maltretimi i të arrestuarve ishte shumë më i gjërë se sa që sugjeronin deklaratat e qeverisë së Serbisë dhe deklaratat nga Kombet e Bashkuara dhe OSBE-ja. Kjo ka sjellur deri te ajo që Amnesti International ndërrmori çështjen duke i përfshirë pjesë të raportit në raportin vijues për të drejtat e njeriut në rajon. Diskutohet se ky raport ka ndihmuar që të ndalohet, ose më së paku të kufizohen, shansat që policia serbe të përdor taktika të tilla në të ardhmen.


Një shembull i fundit nga prilli i vitit të kaluar (BCR 494) erdhi nga një praktikante, Tanja Vujisic, një Serbe e Kosovës që jeton në qytetin e Mitrovicës. Ajo shkroi një raport për IWPR-në se si ndihma e dërguar në Serbi t’i ndihmojë serbëve të Kosovës përfundonte në tregun e shitjes. Ky tekst i thjeshtë nuk kishte të bënte me muaj të tërë të punës detektive – por ishte rast i raportimit të asaj që ishte mu përballë syve tonë – por e detyroi Kryqin e Kuq të Serbisë që të bënte një rivlerësim se si distribohej dhe alokohej ndihma në rajon.


Asnjë nga këto artikuj nuk kanë rrqzuar qeveri. Por secila në mënyrën e vet i ka detyruar autoritetet që të bëhen më transparente në mënyrën se si i bëjnë gjërat në krahasim me më parë. Secila e ka mësuar pushtetin të jetë më pak i fshehtë dhe më pak arrogant. Nuk është keq, në kohën kur mediat e shtypit çmohet të ken humbur shumicën e muskujve të fuqishëm në krahasim me televizionin mbizotërues.


Nuk ka mungesë të gazetarëve në Ballkan të cilët kanë diçka për të thënë, ashtu siç kuptova vitin e kaluar duke i udhëhequr shumë trajnime përgjatë rajonit vjet. Ajo çka mungon – gjë që është ironike duke marrë parasysh lulëzimin e numrit të mediave – janë vendet ku këta gazetarë mund të rrëfejnë këto ngjarje.


Markus Taner, redaktori/trajneri i IWPR-së në Beograd, e prezentoi këtë temë në një punëtori të organizuar nga Keshilli Atlantik i Serbisë dhe Malit të Zi dhe Fondit për Paqë, të mbajtur në Beograd më 11 prill.


Frontline Updates
Support local journalists