KOMENT: MBYLLJA E NJE KAPITULLI TJETER NE BALLKAN

Ne prag te mbylljes se misionit me te vogel paqeruajtes te Kombeve te Bashkuara, zyrtari i tij me i larte politik shpjegon se perse ky mision ka zgjatur kaq shume.

KOMENT: MBYLLJA E NJE KAPITULLI TJETER NE BALLKAN

Ne prag te mbylljes se misionit me te vogel paqeruajtes te Kombeve te Bashkuara, zyrtari i tij me i larte politik shpjegon se perse ky mision ka zgjatur kaq shume.

Tuesday, 6 September, 2005

Ne Departamentin e Operacioneve Paqeruajtese te Kombeve te Bashkuara, DOPK, misioni vezhgues ushtarak ne kufirini Kroaci - Mali i Zi eshte konsideruar prej kohesh si nje mision i qete ne zonen e trazuar te Ballkanit, dhe nje nga postet me te qeta.


Misioni i Vezhguesve te Kombeve te Bashkuara ne Prevlaka, UNMOP, eshte misioni me i vogel i PKB dhe i vetmi i cili nuk ka pesuar asnje humbje te personelit te tij.


Ne Prevlaka, pjesa me jugore e Kroacise e cila futet deri ne Gjirin e Kotorrit - nje fjord spektakolar i cili i takon Malit te Zi - raporti i perditeshem prej kohesh permban vetem frazen "qete dhe pa zhvillime".


Megjithese djegia e diellit dhe ngrenia me shumice jane rreziqe te vazhdueshme, 27 vezhguesit ushtarak nuk kane krejtesisht te qete.


Ata patrullojne zonen e misionit, e cila eshte nje zone e demilitarizuar e cila shtrihet nga Deti Adriatik deri ne Bosnje, dhe mbulon pese kilometra ne te dyja anet e kufirit prej 20 kilometra. Ata mbajne edhe nje presence 24 oreshe ne vete gadishullin e Prevlakas.


Por tani Kombet e Bashkuara i kane dhene fund misionit, ne fakt pa asnje parakusht. Me 8 Tetor, Sekretari i Pergjitheshem Kofi Annan ka njoftuar "vleresimin e tij qe mbyllja e nje kapitulli tjeter ne historine e turbullt te Ballkanit mund te jete shume prane". Tre dite me pas, Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ka thene se UNMOP do te perfundoje me 15 Dhjetor.


Ky lajm pritej prej kohesh. Ministrat e jashtem te Kroacise dhe Jugosllavise i kane shkruajtur se bashku nje leter Keshillit te Sigurimit Prillin e kaluar, duke konfirmuar besimin e tyre se ata mund te zgjidhin ato qe ata i quajne "ceshtjen e pazgjidhur te Prevlakas".


Kjo mosmarreveshje eshte shume e thelle. Prevlaka ka qene pjesa e fundit e territorit Kroat nen pushtimin ushtarak Jugosllav. Kushtet e Beogradit per terheqjen e tyre, pikerisht nje dekade me pare, ka qene nje marreveshje demolitarizimi me Zagrebin, e cila te monitorohej nga OKB.


Beogradi ka sugjeruar qe kufiri duhet te ndryshonte me vetem disa kilometra per ta perfshire Prevlaken ne Malin e Zi, duke thene se Gjiri i Kotorrit perndryshe nuk do te ishte asnjehere i sigurte per marinen Jugosllave dhe anijet e tjera.


Zagrebi ka denoncuar keto thenie por nuk ka perjashtuar arritjen e nje marreveshje per shkembimin e territorit me Dubrovnikun, i cili ne ate kohe kontrollohej nga Serbet e Bosnjes.


Ne kete menyre, presidenti Kroat Franjo Tugjman eshte perpjekur te zgjeroje pushtetin e tij ne Herezegovine, ndersa drejtuesi i Serbeve te Bosnjes Radovan Karaxhiq do te perfitonte nje korridor per dalje ne det. Ata kane arritur te bindnin edhe negociatorin e Bashkimit Europian, Lord Owen, se nje paqe e qendrueshme ne Bosnje mund te arrihej vetem duke permbushur deshirat e tyre ekspansioniste.


Me pas, Marreveshja e Dejtonit ne vitin 1995 e ndryshoi krejtesisht gjendjen, dhe garancite nderkombetare per sovranitetin e Bosnjes perjashtuan edhe mundesine e ndryshimit te territoreve. Duke e kuptuar nje gje te tille, Zagrebi vendosi qe e vetmja zgjidhje ishte njohja e perbashket e kufinjve ekzistues, me nje leshim ndoshta nga Jugosllavise duke bere edhe demilitarizimin e zones.


Beogradi, perkundrazi, nguli kembe ne kerkesen e tij absurde. Duke qene se siguria e Kotorrit varej ne mbajtjen e marredheneive te mira me Kroacine, nuk kuptohet se perse Jugosllavia vazhdoi ne te njejtin qendrim te saj kokeforte.


Pergjigja qendron ndoshta ne ditet e errta te vjeshtes se vitit 1991, kur Mali i Zi - atehere i drejtuar nga aleati i ngushte i Millosheviqit, Momir Bullatoviq - eshte bashkuar me ushtrine Jugosllave ne sulmet e saj ndaj Kroacise jugore.


Ata e kane justifikuar fushaten e tyre me nje propaganda te zhurmshme sipas se cilet forcat Kroate po pergatiteshin te kalonin kufirin per ne Malin e Zi.


Heqja dore nga Prevlaka do te nxirrte haptazi ne drite agresionin Malazez dhe Serb ndaj Kroacise ne vitin 1991.


Pervec kesaj, do te kishte qene kunder parimeve te Millosheviqit per te mbyllur vullnetarisht nje ceshtje e cila mund te shfrytezohej me vone per te fituar terren ndaj Kroacise. Nga ana e tij, Zagrebi, ka qene i sigurte se ne nje periudhe te mevoneshme ai do te siguronte kontrollin mbi Prevlakan, keshtu qe nuk ka insistuar.


Ne kete menyre kjo mosmarreveshje territoriale ka mbetur e hapur, dhe askush nuk eshte perpjekur ti jape fund asaj - dhe aq me teper OKB-ja. Keshilli i Sigurimit nuk ka qene i interesuar, dhe sekretariati ka qene i kenaqur me ruajtjen e status quo-se.


Ne fund te fundit UNMOP ka qene nje mision jo teper i shtrenjte, dhe askush nuk eshte ankuar per te.


Si officer politik i misionit ne vitin 1997, une jam perpjekur ti bej shefat e mi te interesuar per te kerkuar nje marreveshje per zgjidhje ndermjet Zagrebit dhe Beogradit.


A nuk kishte OKB nje pergjegjesi per te bere me teper se sa thjesht te vezhgonte ne menyre passive gjendjen? Natyrisht asnje nga palet nuk do te niste nje lufte per Prevlakan, ku nuk ka asnje numer te madh popullsie dhe as ndonje infrastrukture te rendesishme. Megjithate, shefat e mi me keshilluan qe te qetesohesha dhe te kenaqesha ne diellin e kesaj zone.


Sekretaritati nuk ka levizur - duke zgjedhur konceptin e tejkaluar te paanesise qe i kishte kushtuar aq shume ne Ballkan. Edhe sot e kesaj dite, OKB e quan gabimisht Prevlakan si nje lloj toke te askujt - "nje zone strategjike te diskutueshme ndermjet Kroacise dhe Jugosllavise".


Pengesa kryesore per zgjidhjen e mosmarreveshjes ka qene indiferenca ne kryeqytetet Perendimore. Keshilli i Sigurimit ka diskutuar ceshtjen e Prevlakas per rreth tre minuta dy here ne vit, dhe ne beinm shaka ne UNMOP se diplomacia e vendosur e Richard Holbrooke do ta zgjidhte ceshtjen brenda gjysem ore.


Tani, ne frymen e pakesimit dhe ndoshta rivleresimit pas sulmeve te 11 Shtatorit, UNMOP me te drejte, ndonese me teper vonese po konsiderohet si dicka e tepert.


Si per ironi te fatit, ish ministri i jashtem i Malit te Zi Nikola Samarxhiq ka qene duke deshmuar ne gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviqit ne Hage pikerisht ate dite qe Annan ka bere njoftimin e tij ne New York.


Samarxhiq ka thene se Millosheviq dhe Bullatoviq kane qene njerezit qe kane urdheruar sulmin imperialist ndaj Kroacise jugore dhe Dubrovnikut, dhe se deklarimet per gjoja vetembrojtje ndaj trupave te Ustasheve kane qene te paverteta.


Media Kroate, duke harruar kerkesen per faljes te presidentit Malazez Millo Gjukanoviq ne Korrik 2000, ka pershendetur kete si kerkesen e pare te faljes nga pala Jugosllave.


Kjo koincidence shton edhe me teper ndjenjen se tashme ka ardhur koha per nje zgjidhje perfundimtare.


Beogradi pranon kufirin ekzistues dhe do te njohe ate, deri ne kohen e perfundimit te misionit ne mesin e muajit Dhjetor. Percaktimi i kufirit ujor do te zgjase me teper, dhe mund te kete nevoje per arbitrim nderkombetar.


Por sado qe te zgjase - edhe nese Kroatet hyjne ne Prevlaka me 16 Dhjetor me bande muzikore ushtarake - e ardhmja e Prevlakas duket te jete e "qete dhe e sigurte".


Mark Thompson eshte bashkautor me Monroe E. Price is librit "Arritja e Paqes. Nderhyrja Te Drejtat e Njeriut dhe Menaxhimi i Hapesires se Mediave". (Qendra e Shtypit te Universitetit te Edinburg, 2002).


*


Support our journalists