Koment: Kur Kosto Eshte Shume E Larte
Nje fushate e shkurter e ashper eshte duke u shnderruar ne nje lufte te zgjatur shkaterimtare. A eshte koha per te ndaluar bombardimet kur kosto njerezore "e nderhyrjes humanitare" behet teper e larte?
Koment: Kur Kosto Eshte Shume E Larte
Nje fushate e shkurter e ashper eshte duke u shnderruar ne nje lufte te zgjatur shkaterimtare. A eshte koha per te ndaluar bombardimet kur kosto njerezore "e nderhyrjes humanitare" behet teper e larte?
Veprimtaret e te drejtave te njeriut qe prej shume kohesh kerkonin nje pergjigje te forte nderkombetare per abuzimet sistematike te te drejtave te njeriut, duke perfshire ku te ishte e nevojshme, edhe perdorimin e forces ushtarake .
Qe ketej rrjedh mbeshtetja fillestare per sulmet e NATO-s kundrejt Jugosllavise. Por ndersa mangesite e fushates se bombardimeve u bene te dukshme--dhe raportimet per viktima civile jane ne rritje--eshte koha per te rivleresuar koston njerezore qe paguhet per kete lufte.
Fillimisht, goditjet kunder Jugosllavise dukeshin te ishin nje demonstrim i rendesise te te drejtave te njeriut ne marredheniet nderkombetare.
Nuk eshte e moralshme te ulesh e te veshtrosh mijera njerez--Shqipetare te Kosoves--te cilet vriten,torturohen, perzihen nga shtepite e tyre dhe fyhen ne menyra te ndryshme. Ne se komuniteti nderkombetare nuk vepron per te mbrojtur viktimat, atehere ai pranon dhe lehteson masakren.
Tani, megjitheate, duket sikur vazhdimi i fushates ajrore te NATO-s bile dhe intensifikimi i bombardimeve dhe mundesia e nderhyrjes se trupave tokesore--thjesht do te kushtoje humbje te tjera jete njerezisht dhe me teper dhune dhe perkeqesim te te drejtave njerezore se sa nje nderprerje te menjehershme te luftes pa kushte.
Sigurisht ne se NATO ndalon ofensiven e saj ne kete moment, qellimi i luftes se Presidentit Jugosllav Slobodan Milocevic per spastrimin etnik ne Kosove--eshte pothuajse i fituar.
Por ne se konflikti i armatosur vazhdon--bile edhe ne se NATO eventualisht ka sukses ne kthimin e pastrimit etnik--cmimi i kesaj fitore ka mundesi te jete mijera te vdekur dhe jete te shkateruara. Nje rezultat i tille--pra ata shume te vdekur, do te jete definitivisht me pak i rikthyeshem se sa situata aktuale, megjithese e pakenaqeshme.
Vazhdimi i luftes me goditje nga ajri apo me ofensive tokesore sigurisht qe do te coje ne dhunime te tjera te te drejtave te njeriut (vecanerisht ndaj Shqipetareve te Kosoves) se sa te mundesoje ndalimin ose ndeshkimin. Vetem nje goditje e shpejte dhe efektive mund ta parandaloje kete. Shpresa per ta fituar kete shpejt eshte e erret. Edhe arritjet e pjeseshme te synimeve te NATO-s do te kerkojne muaj per tu realizuar.
Koha tashme punon kundra popullsise civile te Kosoves dhe civileve te pafajshem ne Serbi. Ne se goditjet vazhdojne te itensifikohen kjo do te jete kunder shqiptareve te Kosoves dhe do te perkeqesoje me shume situaten per ta ne se do te kete nderhyrje te trupave tokesore ne Jugosllavi.
Nato nuk do te jete ne gjendje te ndaloje ekzekutimin ne mase qe ka shume mundesi te ndodhin pas kesaj nderhyrjeje. Te gjitha komunitetet vecanerisht minoritetet si per shembull ai Rom mund te fshihen krejtesisht ne rast te nje shkallezimi te metejshem te luftes. Vazhdimesia e veprimeve ushtarake nuk mund te justifikohet me shqetesimet per te drejtat e njeriut.
Per sa i perket ekuacionit te te drejtave te njeriut, llogaritjet duhen pare fillimisht me numrin e jeteve te humbura, dhe se dyti me jete qe jetohen me dinjitet. Duke degjuar NATO-n dhe median e Perendimit, duket sikur ata jane duke operuar ne nje shkallezim te ndryshem te suksesit dhe deshtimit.
Ekspertet e NATO-s ka shume mundesi qe te ndertojne strategjine e tyre sipas kritereve te fitores ushtarake. Pasi ditet kalojne, dhe pamjet e refugjatve qe dalin nga Kosova behen me teper te dendura--dhe pasi bombat ne Jugosllavi vazhdojne te bien--qellimet vazhdojne te ndryshojne. Nga nje fushate per te mbrojtur te drejtat dhe jeten e shqiptareve te Kosoves--te cilen komuniteti i te drejtave te njeriut kuptoi dhe mbeshteti --eshte ndryshuar ne dicka krejt tjeter: ne nje perbindesh te nje lufte te vazhdueshme dhe te zgjatur.
Si rezultat, komuniteti i te drejtave te njeriut ne rajon eshte konfuz. Mesazhe te panumert lexohen dhe qarkullojne cdo dite per Kosoven, por grupet e te drejtave te njeriut akoma nuk kane abandonuar politiken tradicionale te neutralitetit. Qe nga 24 Marsi, dita e fillimit te bombardimeve, shume nga deklaratat jane kufizuar me raportimin mbi dhunimin e te drejtave njerezore.
Eshte shmangur marrja e nje pozicioni te qarte mbi ate qe NATO-ja duhet te beje ne te ardhmen. Ceshtja eshte lene ne marrjen e vendimeve politike dhe ushtarake. Por veprimtaret e te drejtave te njeriut nuk mund te lene me nje ane faktin se heshtja per ate qe duhej bere eshte interpretuar si mbeshtetje e vazhdueshme per goditjet ajrore.
Per kete heshtje ka arsye te dyfishta, si te brendshme dhe te jashtme. Qeverite ne rajon kane vendosur te bashkohen me NATO-n dhe kane frike se mos e humbin kete rast ne se zera brenda vendeve te tyre kritikojne bombardimet.
Ne te njejten menyre, dhe veprimtaret e te drejtave te njeriut varen nga mbeshtetja bujare e donatoreve Prendimore per punen e tyre, dhe kane frike per shkaterimin e levizjes se tyre, bile dhe prespektiven e shoqerise civile, ne vendet e tyre, ne se ata vene ne dyshim zgjuaresine e nderhyrjes se NATO-s.
Por kjo eshte vetem nje kurth i Luften se Ftohte. Eshte frika qe cfardo te thote dikush ajo menjehere do te rezultoje ne vendosjen ne njerin ose tjetrin kamp: pro NATO-s ose kunder saj, pro Perendimit ose pro Rusise dhe Kines. Qendrime te ketyre nuancave jane te hapura per te intelektualet dhe veprimtaret ne Perendim por nuk jane te hapura per njerezit ne rajon.
Por eshte koha te flasim perpara se te jete vone. Eshte teper e rendesishme te hapet nje debat mbi te drejtat e njeriut i cili ka per qellim arritjen e nje politike rekomandimesh e bazuar ne interesimin e vertete per te drejtat e njeriut. Por, per te filluar ky dialog duhet qe bombardimet te ndalojne.
Dimitrina Petrova eshte drejtore ekzekutive e Qendres se te Drejtave te Romeve ne Europe me qender ne Budapest.