KOMENT: KOSHTUNICA NE PRAG TE FITORES NE ZGJEDHJE

Duket e sigurte qe kryetari i shtetit Jugosllav do te zgjidhet ne postin e presidentit te Serbise ne Shtator, duke i shkaktuar keshtu nje shqetesim te madh rivalit te tij kryesor politik.

KOMENT: KOSHTUNICA NE PRAG TE FITORES NE ZGJEDHJE

Duket e sigurte qe kryetari i shtetit Jugosllav do te zgjidhet ne postin e presidentit te Serbise ne Shtator, duke i shkaktuar keshtu nje shqetesim te madh rivalit te tij kryesor politik.

Wednesday, 11 September, 2002

Presidenti Jugosllav, Vojisllav Koshtunica, duket se do te behet presidenti i ri i Serbise. Cdo rezultat tjeter i zgjedhjeve presidenciale te caktuara per me 29 Shtator do te perbente nje surprize te madhe.


Anketimet me te fundit te opinionit publik tregojne se Koshtunica gezon nje avantazh te lehte ndaj Miroljub Labus, zevendes kryeministrit federal dhe kandidat i koalicionit qeveritar Opozita Demokratike e Serbise, DOS, dhe kryeministrit te Serbise, Zoran Gjingjiq.


Eshte pothuajse e sigurte qe do te kete nje raund te dyte zgjedhjesh. Por ne raundin e dyte Koshtunica duket se do te siguroje numrin me te madh te votave te dhena per kandidatet e tjere ne raundin e pare, duke thelluar keshtu diferencen ndaj Labus.


Koshtunica nuk eshte aspak nje drejtues karizmatik. Por qe prej rrezimit te Sllobodan Millosheviqit, imazhi i ketij profesori te qete te drejtesise eshte shnderruar ne ate te nje shenjtori dhe ai e ka shfrytezuar me sukses nje gje te tille.


Me zgjuarsi, ai eshte distancuar nga koalicioni qeveritar DOS, duke e pozicionuar partine e tij Partia Demokratike e Serbise, DSS, gjate ketij vitit te fundit ndermjet qeverise dhe opozites - duke e distancuar veten dhe partine e tij nga deshtimet e qeverise.


Ne pranvere te ketij viti, Gjingjiq dhe shumica e DOS ne parlamentin e Serbise kane debuar nga asambleja depuetet e DSS. Megjithese ky hap nuk ka qene aspak demokratik, ai nuk ka shkaktuar ndonje zhurme te madhe.


Nje gje e tille do te thote se nese Koshtunica arrin te zgjidhet president i Serbise, ai nuk do te kete nje pushtet te madh sic mund te imagjinohet. Megjithese ky post ka nje autoritet te madh, pa mbeshtetjen e parlamentit ai eshte shume i dobesuar.


Si president i Serbise, Koshtunica do ta gjeje veten pa nje mbeshtetje te madhe ne parlament, sespe shumica e partive te cilat marrin pjese atje, jane mbeshtetese besnike te Gjingjiq. E vetmja menyre me ane te se ciles ai mund te ndryshoje kete gjendje jane zgjedhjet e parakoheshme parlamentare, te cilat Gjingjiq veshtire se mund ti pranoje.


Ne kete moment, dy kampet politike rivale do te duhet te arrijne nje kompromis, te krijojne nje koalicion dhe te ndajne pushtetin.


Nese Koshtunica fiton ne garen presidenciale, ai mund te perballet me probleme serioze per te gjetur njerezit e duhur dhe te afte per te drejtuar vendin. Ne pergjithesi, ai nuk eshte i bindur per nevojen e reformave te shpejta ekonomike dhe privatizimin e shpejte. Megjithese nuk eshte nje anti perendimor, sic paraqitet ndonjehere nga kundershtaret e tij politik, ai pa dyshim i konsideron ceshtje te tilla si krenaria kombetare dhe dinjiteti me te rendesishme sesa per shembull, perqindja e interesit.


Koshtunica ndihmohet edhe nga paraqitja e ashper dhe e ngurte e kundershtarit te tij. Nje ekpert i ceshtjeve ekonomike, Labus nuk ka aspak terheqjen e nje politikani populist. Perpjekjet e deshperuara nga njerezit e tij te cilet merren me maredheniet publike per ta afruar me njerezit deri tani nuk kane pasur sukses.


Megjithese Labus eshte zyrtarisht nje kandidat i pavarur, ai ka mbeshtetjen e fuqishme te koalicionit te DOS dhe konsiderohet si nje besnik i Gjingjiq. Me fjale te tjera, votat per Labus perkthehen si aprovim per politikat reformatore te qeverise Serbe.


Megjithate, mbeshtetja popullore per qeverine po pakesohet, kryesisht sepse ajo nuk ka arritur te permiresoje standartet e jeteses. Per me teper, ajo eshte detyruar te ndermarre disa hapa jo popullore, vecanerisht ekstradimin e te akuzuarve per krime lufte ne gjykaten e Hages dhe ngritjen prej 50 perqind te cmimit te energjise elektrike, e cila ka ardhur si rezultat i presioneve te FMN-se.


Nje fakt tjeter i cili ndihmon perpjekjet e Koshtunices per te marre postin e presidentit te Serbise eshte se ndryshimet e ardheshme kushtetuese do ta kthejne republiken e tanishme federale ne nje bashkim me te lire, duke i lene ne dore kryetarit te shtetit Jugosllav nje pushtet vetem ceremonial.


Koshtunica eshte perpjekur me kote te ruante shtetin e vjeter Serbo-Malazez, duke shtuar keshtu nje ndjenje ne rradhet e publikut se ai i le punet e nisura ne mes, apo me keq, si nje kapiten i cili e le anijen qe po mbytet ne meshire te fatit. Rivalet e tij natyrisht do te perpiqen te nxjerrin perfitime nga ky fakt ne fushaten elektorale, e cila sapo ka filluar.


Por ndersa ai ka deshtuar ne disa pika, ai ka treguar nje aftesi te madhe politike ne zgjerimin e partise se tij DSS nga nje force e vogel politike ne partine me te madhe ne skenen politike te Serbise, duke bere per vete nje numer te madh te ish pasuesve te Millosheviqit.


Megjithese nje prej drejtuesve te koalicionit i cili rrezoi regjimin e Millosheviqit, ai ka dale ne skene si perfaqesuesi me i rendesishem i pikerisht asaj Serbie te vjeter, konservative, patriarkale, dhe disi ksenofobike ne te cilen mbeshtetej dikur Millosheviqi.


Por Koshtunica nuk ka as arrogancen dhe as agresivitetin e Millosheviqit. Ai mund te mos pelqeje te beje compromise, leshime, marreveshje apo pakte, por ai dorezohet kur i duhet te parballet me realitetin.


Koshtunica eshte nje besimtar i vertete, dhe ndoshta i pelqen me teper te flase me prifterinjte sesa me njerezit e biznesit. Por kjo nuk do te thote se ai do te inkurajoje fondamentalizmin e Kishes Ortodokse, apo do te lere pas dore ekonomine.


Kundershtimi i tij ndaj Hages perben nje fakt te njohur, por ai tanime paraqitet me i moderuar dhe eshte larguar nga qendrimet e tij te linjes se ashper ndaj gjykates nderkombetare, duke pasur frike se mund te ndeshkohet nga sanksionet nderkombetare nese nuk pranon te bashkepunoje.


Ne ndryshim nga Gjingjiq, i cili eshte shume dinamik, Koshtunica eshte teper i ngadalte dhe preferon me mire te analizoje cdo gje me hollesi perpara se te vendose per te vepruar.


Meqenese te dy keta njerez duket se do te mbeten aktoret kryesore ne politiken Serbe, forma e ardheshme e republikes do te varet nga shkalla dhe cilesia e bashkepunimit te tyre ne te ardhmen.


Stojan Ceroviq eshte nje komentator i se perjaveshmes Vreme ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists