KOMENT: DYSHIME MBI TE ARDHMEN E USHTRISE JUGOSLLAVE
Shume gjenerale kane frike se se shpejti do te humbasin statusin dhe privilegjet qe gezojne tani.
KOMENT: DYSHIME MBI TE ARDHMEN E USHTRISE JUGOSLLAVE
Shume gjenerale kane frike se se shpejti do te humbasin statusin dhe privilegjet qe gezojne tani.
Reagimi i ashper i ushtrise ndaj nje artikulli te botuar se fundi nga IWPR mbi reformat e mundeshme ka theksuar shqetesimin e madh qe ekziston ne rradhet e figurave me te larta te ushtrise per te ardhmen e tyre.
Pas disa dekada privilegje nen regjimin komunist te Titos, ushtria Jugosllave ka humbur nje pjese te madhe te influences se saj qe pas shperberjes se ish Jugosllavise. Pervec nje rimekembjeje te shkurter gjate periudhes se Millosheviqit, ky institucion dikur pushtet plote po shihet tani si tejet i vjeteruar dhe qe ka nevoje per nje reformim te thelle.
Analiza e IWPR-se, "Gjeneralet Jugosllave Kundershtojne Reformen ne Ushtri", e botuar ne Raportin e Krizes ne Ballkan Nr. 402, ka terhequr shume vemendje nga media ne Serbia - dhe ka shkaktuar gjithashtu nje reagim cuditerisht te ashper nga ushtaraket.
Nje perfaqesues i shtabit te pergjitheshem, i cili nuk ka preferuar te identifikohet me emer, ka thene per te perditeshmen e Beogradit Glas Javnosti me 11 Janar se analiza e botuar nga IWPR ka qene "skandaloze dhe ne e konsiderojme ate si nje sulm ndaj ushtrise. Shtabi i pergjitheshem vlereson se keto jane ultimatume te reja te leshuara ndaj vendit tone dhe presione me qellim demtimin e te vetmit institucion i cili vazhdon te jete nje factor stabiliteti".
Artikulli i IWPR-se wshtw pwrqendruar ne mundesine qe, me krijimin e nje shteti te ri te Serbise dhe Malit te Zi, kryeministrat e tyre respektiv do te merrnin ne dore kontrollin e ushtrise dhe do te benin ndryshime ne strukturen dhe personelin e ushtrise.
Reagimi i ardhur nga forcat federale tregon se disa fraksione ne gjirin e drejtuesve te ushtrise jane vertete te frikesuar nga mundesia e reformave nga kryeministri Serbe Zoran Gjingjiq dhe kolegu i tij Malazez Milo Gjukanoviq.
Boshlleku politik i krijuar ne Serbi pas deshtimit te dy raundeve te zgjedhjeve presidenciale ka renduar edhe me teper ndjenjen e nervozizmit ne rradhet e zyrtareve te larte te ushtrise.
Kontrolli i ushtrise deri me tani ka qene ne duart e rivalit kryesor politik te Gjingjiq, presidentit federal Vojisllav Koshtunica, i cili e ka konsideruar ushtrine dhe drejtuesit e saj si aleate te forte te tij, dhe per rrjedhim nuk ka filluar asnje reforme pas renies se regjimit te Sllobodan Millosheviq ne Tetor 2000.
Si rezultat, ushtria ka mbijetuar si institucioni i fundit shteteror i paprekur nga ndryshimet politike, strukturore dhe te personelit, dhe ka vazhduar te gezoje te gjitha privilegjet dhe influencen shoqerore qe ka arritur te siguroje gjate dekadave te fundit.
Forcat federale kane dale nga njesite partizane te drejtuara nga ish udheheqesi komunist Jugosllav, Marshalli Tito. Dhe qe prej themelimit te Jugosllavise komuniste ne vitin 1945 deri ne shperberjen e saj ne vitin 1990, ato kane perfaqesuar nje prej simboleve kryesore te shtetit.
Koncepti i Titos per "bashkim vellazerim" eshte reflektiar edhe ne ushtri, ku ushtaret nga te gjitha republikat e ish Jugosllavise kryenin sherbimin e detyrueshem ushtarak.
Per shkak te konsiderates se larte ndaj ushtrise, drejtuesit e saj te larte kane gezuar nje sere privilegjesh deri ne fillimin e shperberjes se Jugosllavise.
Me renien e murit te Berlinit dhe mbajtjen e zgjedhjeve te para shume partiake ne te gjithe Jugosllavine, gjeneralet u perpoqen te ruanin regjimin e vjeter duke krijuar nje levizje te Aleances Komuniste per Jugosllavine, dhe duke detyruar oficeret te anetaresoheshin ne kete parti.
Perpjekjet e ushtrise per te ruajtur sistemin nje partiak deshtuan. Dhe kur vendi filloi te shperbehej, Millosheviq perdori ushtrine per te kercenuar republikat te cilat deshironin shkeputjen nga federata, perpjekje e cila gjithashtu deshtoi.
Ne te njejten kohe, pjesa me e madhe e oficereve Sllovene, Kroate dhe me pas Boshnjake u larguan nga forcat federale per tu bashkuar me ushtrite e tyre respective, duke bere qe ushtria Jugosllave te mbetej nje ushtri kryesisht Serbe.
Millosheviq me pas ndryshoi qendrim dhe filloi te investonte me teper tek forca policore Serbe, duke lene me nje ane gradualisht ushtrine, te cilen ai bente kujdesej ta spastronte vazhdimisht nga kundershtaret e tij politik.
Por forcat federale praktikisht rimorren forcen e tyre ne vitin 1998, kur trazirat ne Malin e Zi dhe Kosove e detyruan Millosheviqin te kuptonte qe vetem policia nuk do te ishte e mjaftueshme per te zbatuar politiken e tij.
Lufta ne Kosove dhe perplasjet me NATO-n ne vitin 1999 shenuan edhe rimekembjen perfundimtare te ushtrise. Se bashku me Millosheviqin, ata filluan te paraqiteshin si heronj.
Me perfundimin e luftes ne Kosove ne vitin 1999, dhe ne atmosferen gjithnje ne rritje te ndjenjave anti Millosheviq ne Serbi, presidenti i ka dhene ushtrise nje rol te madh i cili me pare i ishte dhene vetem policise Serbe - mbajteses te regjimit.
Gjeneralet kryesore filluan te merrnin pjese ne pritjet e organizuara nga partia e Millosheviqit dhe u futen publikisht ne jeten politike - duke kritikuar haptazi partite e opozites dhe duke folur kunder Gjukanoviq.
Pak kohe perpara rrezimit te Millosheviqit me 5 Tetor, 2000, figurat me te larta te ushtrise kercenuan haptazi se do te nderprisnin cdo perpjekje per grusht shteti.
Megjithate, besnikeria e drejtuesve te ushtrise ndaj Millosheviqit nuk i mjaftoi ketij te fundit per te shmangur fundin e tij. Nderhyrja ushtarake nuk ndodhi sepse oficeret me te ulet nuk pranuan te perdornin armet kunder popullit te tyre.
Millosheviq u rrezua - por drejtuesit ushtarak nuk e ndoqen ate. Ata i ofruan besnikerine e tyre Koshtunices, i cili ne ate kohe kerkonte sa me teper mbeshtetje ne luften e tij gjithnje e me te ashper ndaj Gjingjiq.
Koshtunica brenda pak javeve do te largohet nga posti i tij, dhe forcat federale e konsiderojne kete si largimin e mbeshtetesit te tyre te fundit te vertete.
Disa oficere e konsiderojne si nje hap ne drejtimin e duhur - nje ndryshim te nevojshem per fillimin e reformave te domosdoshme, dhe per pershpejtimin e procesit te integrimit te ushtrise ne strukturat Euro-Atlantike.
Megjithate, disa te tjere, mund ta konsiderojne largimin e Koshtunices si nje paralajmerim per humbjen e privilegjeve te cilat i gezojne tani, dhe ndoshta edhe si nje kercenim real per humbjen e pozicionit te tyre.
Daniel Sunter eshte redaktor koordinues i IWPR ne Beograd.