Koment: Drejt Epokes Se Pas Miloshevicit

Serbia eshte nen shok dhe pa dyshim qe do ta konsideroje akuzimin e Miloshevicit si pjese e sulmit te NATO-s. Por ne detyren e rinovimit te vendit, ne fakt kjo levizje eshte shpetimi i tyre.

Koment: Drejt Epokes Se Pas Miloshevicit

Serbia eshte nen shok dhe pa dyshim qe do ta konsideroje akuzimin e Miloshevicit si pjese e sulmit te NATO-s. Por ne detyren e rinovimit te vendit, ne fakt kjo levizje eshte shpetimi i tyre.

Akuzimi i Slobodan Miloshevicit dhe kater prej bashkepunetoreve te tij me te ngushte shenon nje moment historik per popullin Serb. Por ajo gjithashtu i ve ata perballe nje sfide teper te rendesishme: Serbia tashme duhet te shohe brenda vetes se saj per te konsideruar ceshtjen e pergjegjesise se saj per nje dekade krimesh ne Ballkan.


Per here te pare ne nje kuader ligjor, dhe me hapin e ndermarre nga Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuar i cili krijoi Gjykaten Kriminale Nderkombetare per ish Jugosllavine, natyra e vertete e programit per nje Serbi te Madhe eshte shpalosur krejtesisht.


Nuk mund te vihen shenja barazimi, as edhe relativizmi dhe nuk ka asnje justifikim. Akuza eshte ngritur ndaj kryetarit te shtetit, kryetarit te republikes, komandantit te ushtrise, Ministrit te Brendshem, dhe nje ndihmesi te tij te larte. Ne akuze jepen emrat e 340 Shqiptareve te vrare ne incidente te ndryshme ne Mars dhe Prill ne Kosove dhe i referohet deportimit sistematik nga ana e shtetit te me teper se 740,000 nenshtetasve te tij. Ndersa hetimet vazhdojne, me siguri edhe numri i akuzave dhe permbajtja e tyre do te ndryshojne dhe do te zgjerohen. Lista e viktimave, dhe e te akuzuarve, do te zgjatet edhe me.


Por edhe keto tragjedi jane vetem kulminimi i nje politike agresive nacionaliste e cila solli shkaterrimin e Jugosllavise dhe lufte, masakra dhe debime per nje dekade. Ajo gjithashtu nxiti nacionalizmin rival edhe ne vende te tjera te rajonit, bllokoi zhvillimin ekonomik dhe ndikoi mbi kursin e marredhenieve rajonale dhe nderkombetare.


Miloshevic eshte zgjedhur kryetar i shtetit tre here me rradhe. Gjate kesaj periudhe, pjesa me e madhe e opozites e ka sulmuar regjimin per aresye se ai ka deshtuar ne arritjen e synimeve per Serbine e Madhe, ne vend qe ta bente kete per vete keto synime dhe per mjetet e tmerreshme te perdorura. Duke lene me nje ane ceshtjen e manipulimit te zgjedhjeve dhe te medias, te gjithe ata te cilet e kane mbeshtetur regjimin ne Serbi, per te zgjeruar pushtetin e tij dhe per te vene ne jete planet e tij jane, ne nje fare menyre, te implikuar--politikisht, dhe pse jo edhe ligjerisht.


Si i tille, ne te vertete ky akuzim eshte ne te vertete jo per popullin Serb ne pergjithesi por per programin ekstremist te cilin shume vete e kane pranuar dhe perkrahur.


Kjo nuk do te jete e lehte per t'u pranuar. Eshte nje rast i jashtezakoneshem per nje vend qe presidenti ne fuqi i tij te akuzohet per krime lufte. Por si arriti ai deri ketu? Sa kohe do te qendroje? Asnje shoqeri nuk do te mund te perballonte nje ceshtje kaq te rendesishme menjehere, vecanerisht ne nje periudhe lufte.


Udheheqja ne Beograd do te hedhe poshte akuzimin si nje arme tjeter te Perendimit ne arsenalin e propagandes Perendimore. Ajo do ta etiketoje gjykaten si "Gjykata e Madeleines", duke ju referuar Sekretares Amerikane te Shtetit Madeleine Albright. Ajo gjithashtu do ta vere ne loje ate: Zevendes Kryeministri Vojislav Seselj, udheheqes i Partise ultra nacionaliste te Radikaleve Serbe, eshte edhe tallur me kete vendim duke thene se ai ishte i ofenduar nga akuza qe u behet kaq shume kolegeve te tij te rendesishem dhe se emri i tij nuk eshte ne listen e te akuzuarve.


Per te qene me serioze, regjimi do te perpiqet te jape imazhin e gjykates ne pergjithesi dhe vecanerisht te kesaj akuze si nje akuze te perbashket ndaj kombit Serb--"Edhe nje prove me teper se e gjithe bota eshte kunder nesh". Kjo perputhet krejtesisht me propaganden e madhe te bere rreth fushates se bombardimeve ajrore te NATO-s. Dhe ajo vazhdon me argumenta te vjetra, edhe nga perfaqesuesit e opozites demokratike, se gjykata nuk eshte ngritur per te dhene drejtesine nderkombetare por per te kriminalizuar te gjithe Serbet.


Keto pergjigje jane pa vend dhe teper te demshme. Te transmetuara me force per tek te gjithe njerezit me ane te medias se kontrolluar nga regjimi, ato nuk i lejojne njerezit te krahasojne realitetin e programit per Serbine e Madhe, dhe te verteten rreth asaj qe po ndodh ne Kosove ne emer te tyre.


Por ky kundershtim i gjykates duhet te merret seriozisht, dhe te adresohet me kujdes dhe jo me tallje. Duke qene se eshte arritur ne nje moment kaq kritik, eshte e nje rendesie te vecante qe te jesh perkrahes dhe jo perjashtues i shoqerise Serbe sepse akuzimi e detyron ate te ndermarre procesin e dhimbshem te rikonsiderimit dhe kuptimit te pozicionit te saj.


Nje pjese e kesaj eshte thjesht refuzim. Shkalla e atyre qe kane ndodhur, dhe realiteti per te cilin Serbia eshte pergjegjese, nuk jane te lehta per tu pranuar.


Nje element tjeter eshte frika. Rrethi i krijuar prane regjimit perfshin interesa te biznesit, perkrahes politike, perfitues nga lufta, Mafioze, dhe nje sere kategorish te tjera njerezish dhe institucionesh te cilat jane teper te interesuara per te ruajtur kete situate. Nje pjese e ketij rrethi do te arrije ne perfundimin se i ka hyre shume thelle kesaj rruge se bashku me Miloshevicin dhe tani eshte vone per tu kthyer. Ata do te besojne, apo do te bindin veten, se mund te vazhdojne te rezistojne.


Si rezultat, ata do te luajne me rende lojen e tyre, duke pershkallezuar luften ne Kosove dhe duke sulmuar edhe kundershtaret e tyre te brendeshem. Lufta kunder Shqiptareve mund te shnderrohet ne nje lufte civile brenda Serbise dhe Malit te Zi.


Gjithashtu, do te shpertheje nje konflikt edhe me te tjeret pjese te rrethit te cilet kane perfituar nepermjet Miloshevicit por qe tani e ndjejne se eshte momenti i duhur per t'u distancuar prej tij dhe te perpiqen te gjejne nje menyre per t'u marre vesh me Perendimin. Ata mund te leshojne sinjale te ndryshme nderkombetare, duke u perpjekur te tregohen si persona te mundshem per tu bere partnere te besueshem ne te ardhmen. Nuk ka asnje menyre per te parashikuar se sa i madh do te jete ky grup, dhe sa serioz mund te behet ky konflikt.


Disa te tjere, nga rradhet e opozites e kane konsideruar Miloshevicin si nje kriminel, qe prej shume vjetesh. Gjate demonstratave masive neper rruge te viteve 1996-1997 disa prej tyre kane manifestuar me figuren e udheheqesit Serb te veshur me uniforme te te burgosurve, neper duar. Por tani qe qeshtja eshte shtruar kaq e drejt per drejte, ajo nuk mund te mbetet thjesht retorike dhe teater politik. Do te nevojitet shume kurajo qe te hapet debati me zera te rinj, dhe per shkak te rrezikut te shprehjes se ndonje mendimi te kundert, ka pak mundesi qe kjo te ndodhe.


Edhe vete Perendimi eshte pjese e problemit. Per cfaredo aresye, ky akuzim po behet pothuajse pas dhjete vjetesh nga fillimi i historise, megjithese ceshtja ishte e qarte qe ne fillim. Ashtu si shoqeria Serbe, edhe vete Perendimi ka shtremberuar faktet rrethMiloshevicit, nje here duke e paraqitur ate si nje faktor stabiliteti, pastaj duke turbulluar ujerat rreth ceshtjes se pergjegjesise dhe duke e bere me te lehte argumentin "se te gjitha palet kane faj", dhe tani se fundi, ndersa Perendimi kerkon te justifikoje luften e tij, duke e poshteruar dhe duke e bere si stereotip Miloshevicin, regjimin dhe Serbet. Ky hezitim dhe kjo hipokrizi kane kontribuar aktivisht per luften dhe konfuzionin e krijuar brenda Serbise dhe komunitetit nderkombetar rreth natyres se programit kombetar Serb.


Komuniteti nderkombetar mund te ndihmoje duke premtuar se do te punoje per arritjen e nje zgjidhjeje afat gjate ne te gjithe rajonin. Kjo do te thote zhvillimin e nje kuadri te gjere dhe te ri per demokratizimin dhe zhvillimin e rajonit. Kjo do te thote nje ndryshim rrenjesor te problemit te nacionalizmit etnik dhe mekanizmave per te zgjidhur tensionet e medha ndermjet sovranitetit dhe te drejtave te minoriteteve. Kjo do te thote arritjen e konkluzioneve te qarta mbi qellimet dhe strategjite e lufterave,


dhe ruajtjen e nje konsensusi te qendrueshem mbi ceshtjen e krimeve te luftes dhe drejtesise--perfshire edhe arrestimin e shume njerezve te zkuzuar per keto krime te cilet jane akoma te lire ne Bosnje dhe Herzegovine. Te gjitha keto masa kerkojne krijimin e nje konference te perhereshme nderkombetare per Ballkanin, per te afruar pikepamjet dhe mbeshtetur strategjite e nje sere aktoresh, dhe jo vetem udheheqesve ekstremiste.


Per Serbine, pavaresisht nga fakti ne se Miloshevici do te dale ndonjehere apo jo para gjyqit, kerkesa me e rendesishme eshte hapja e nje debati te ndershem dhe te gjere mbi ceshtjen e akuzimit. Kjo do te thoshte nje konsiderim serioz i pergjegjesive te Serbise per ngjarjet e ndodhura ne Ballkan. Opsionet jane te thjeshta dhe zgjedhja eshte dramatike. Serbia eshte vene ne nje qoshe, dhe shoqeria eshte nen shok. Vendi mund te vazhdoje te ece ne rrugen drejt izolimit, shkaterrimit dhe luftes se vazhdueshme. Ose ai mund te shohe drejt formave te reja te politikes dhe marredhenieve te reja, brenda ne rajon dhe me Perendimin. Ne kete detyre, akuzimi i Miloshevicit nuk eshte nje sulm i Perendimit por ne fakt nje ceshtje jetike. Per te ndertuar nje te ardhme, Serbia duhet te pranoje te kaluaren e saj te afert dhe te tmerreshme.


Sonja Biserko eshte Drejtore e Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi. Ajo tani jeton jashte vendit. Anthony Borden eshte drejtori ekzekutiv i Institute for War & Peace Reporting me qender ne Londer.


Frontline Updates
Support local journalists