KOMENT: BULLGARI: PARTITË POLITIKE BULLGARE ANASHKALOJNË BENEFICIONET THELBËSORE TË STACIONIMIT TË TRUPAVE AMERIKANE

Politikanët neglizhojnë të cekin beneficionet thelbësore të SHBA-ve në planet për përdorimin e bazave ushtarake të vendit.

KOMENT: BULLGARI: PARTITË POLITIKE BULLGARE ANASHKALOJNË BENEFICIONET THELBËSORE TË STACIONIMIT TË TRUPAVE AMERIKANE

Politikanët neglizhojnë të cekin beneficionet thelbësore të SHBA-ve në planet për përdorimin e bazave ushtarake të vendit.

Me zgjedhjet parlamentare të parashikuara në qershor, partitë bullgare përgjatë spektrit politik kanë vendosur të përfitojnë nga stacionimi i planifikuar i trupave ushtarake amerikane në vend – por të gjithë duket të kenë anashkaluar rëndësinë e vërtetë të planit të propozuar.


Gara politike u ndez javën e kaluar me vizitën në Bullgari të gjeneralit të forcave amerikane në Evropë, James Jones, i cili inspektoi një numër të bazave që mund të përdoren nga Ëashingtoni për ristacionimin e trupave amerikane në Evropën Perëndimore.


Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Kongresi janë në vendim-marrje e sipër gjatë javëve në vijim për stacionimin e trupave, pjesë e strategjisë së rilokimit të trupave, e përdorur më parë kundër kërcënimit Sovjetik, në Evropën Juglindore, ku trupat do të jenë të pozicinuar në mënyrë që ti ofrojnë mbështetje më efikase trupave amerikane të angazhuar në regjion dhe Lindjen e Afërt.


Ëashingtoni është duke konsideruar një numër bazash në Bullgari dhe Rumani, të dyjat anëtare të NATO-s nga prilli i vitit të kaluar. Sipas planit, bazat, të cilat do të vazhdojnë të jenë pronë e shteteve nikoqire, do të shfrytëzohen për qëllime stërvitjeje, operacione stacionimi të shpejtë, dhe për deponim të pajisjeve dhe teknologjisë.


Bullgaria dhe Rumania-qeveritë e së cilave kanë ende për të arritur në marrëveshje me planet e SHBA-ve, janë favorizuar për rilokimin e trupave amerikane për shkak të afërsisë gjeografike të vendeve problematike në Ballkan dhe Lindjes së Afërt.


Në Bullgari, Uashingtoni momentalisht është duke konsideruar dy aeroporte ushtarake, një objekt për stërvitje ushtarake dhe një bazë detare në Detin e Zi për vendosjen e trupave.


Vizita e gjeneralit pasoi disa ditë pasiqë Partia Socialiste Bullgare , PSB, “gjuajti plumbin e parë” në fushatën e zgjedhjeve parlamentare me deklaratën e tyre, ku ata cekën se në rast të fitores së tyre në zgjedhje, do të ndërrmerrnin hapa për tërheqjen e rreth 500 trupave bullgare në Irak.


PSB dhe rivalët e tyre në qeveri janë duke diskutuar anët positive dhe negative të rilokimit të parashikuar të trupave amerikane, gjithnjë duke synuar në përfitimin politik përmes këtyre vendimeve me përparimin e zgjedhjeve.


PSB protestoj ndaj këtij vendimi, duke paralajmëruar se prezenca e ushtarëve amerikanë në Bullgari mund të nxitë sulmet terroriste në vend dhe ndaj trupave bullgare përtej oqeanit, posaqërisht në Irak-gjë që dëshmon prezencën e një sentimenti diskret anti-amerikan.


Aksionet e PSB-së u dëshmuan të jenë të përkrahura nga elektorati, sidomos për faktin se pakënaqësia publike me prezencën e trupave bullgare në Irak ka shënuar rritje, pas vrasjes së pesë trupave bullgare dhe kidnapimit dhe vrasjes së dy civilëve gjatë vitit të kaluar.


Në anën tjetër, partitë opozitare të qendrës së djathtë së bashku me partinë në udhëheqje”Lëvizja Kombëtare e Simeonit të Dytë”, deklaruan përkrahjen e tyre ndaj interesave amerikane në bazat ushtarake bullgare. Arsyeja e tyre kryesore – e cituar gjithashtu edhe nga ana e PSB-së-qëndron në faktin se prezenca e trupave amerikane në vend do të inkurajojë investimet e jashtme dhe përmirësimin e infrastrukturës në regjionet ku trupat eventualisht do të stacionohen.


Këto pika të cekura nga PSB dhe rivalët e tyre janë të qëndrueshme gjer në një masë mirëpo janë tejpërdorur.


Stacionimi i trupave amerikane mund të provokojë aksione nga ana e ekstermistëve, por PSB ka dështuar të krahasojë këtë rrezik me sigurinë në nivelin rajonal që trupat amerikane do të ofrojnë.


Në mënyrë të ngjashme, ka diç të vërtetë edhe në faktin se me stacionimin e trupave amerikane, Bullgarisë do ti ofrohet ndihmë në zhvillimin financiar dhe regjional, por jo aq sa është sugjeruar. Pentagoni parashikon transferimin e një numri relativisht të vogël të ushtarëve dhe nuk do të ketë ndërtime të bazave gjigante si në Gjermani, ku bazat ngjasojnë me qytete të madhësisë mesatare.


Ajo çka politikanët dështuan të identifikojnë si beneficione primare me stacionimin e trupave amerikane janë këto: përforcimi i sigurisë rajonale në një kohë kur dhuna etnike mbeset një kërcënim real i stabilitetit; si dhe përmirësimi i paevitueshëm i ushtrisë bullgare dhe kompatibilitetit të saj në NATO, si rezultat i stërvitjeve të përbashkëta me forcat amerikane, dhe qasjes në teknologjinë ushtarake ultra moderne.


Kjo sugjeron se udhëheqësit politikë janë më shumë të brengosur në mbledhjen e “pikëve” në garën për zgjedhje sesa në informimin adekuat të publikut me beneficionet e vërteta strategjike të stacionimit të trupave të propozuar nga SHBA – kjo e fundit duke qenë një pozicion i matur që partnerët e NATO-s do të prisnin nga Bullgaria.


Vessela Tcherneva është drejtoreshë e programit në Qendrën për Strategji Liberale në Sofje.


Frontline Updates
Support local journalists