KOMENT: BE-ja ALEATE NË KËRKESËN PËR AUTONOMI
Duke marrur parasysh mungesën e dialogut në mes të Vojvodinës dhe Serbisë, ardhmëria e provincës mund të mvaret nga suksesi i saj në fitimin e mbështjetjes nga BE-ja.
KOMENT: BE-ja ALEATE NË KËRKESËN PËR AUTONOMI
Duke marrur parasysh mungesën e dialogut në mes të Vojvodinës dhe Serbisë, ardhmëria e provincës mund të mvaret nga suksesi i saj në fitimin e mbështjetjes nga BE-ja.
Mbështetësit e autonomisë në Vojvodinë kanë mësuar një mësim të ashpër nga koha e Sllobodan Millosheviqit, se një administratë e centralizuar në Beograd kurrë nuk do t’i ofroj atyre me dëshirë autonominë të cilën ata e kërkojnë.
Në vitet e nëntëdhjeta, autonomia e gjërë të cilën provinca e ka gëzuar që nga vitet e fundit të kohës së Titos praktikisht u hoq nga qeveria e Millosheviqit.
Që atëherë, premtimi i koalicionit demokratik i cili dëboj Millosheviqin për të kthyer autonominë e Vojvodinës ka mbetur i papërmbushur.
Kryeministri i vrarë i Serbisë, Zoran Gjingjiq, aprovoj një ligj në vitin 2001 nën presionin nga partnerët e tij në Vojvodinë, që ktheu disa nga kompetencat në Vojvodinë.
Por kjo ishte pjesë e vogël e asaj që partitë pro-autonomisë prisnin dhe çka u ishte premtuar.
Problemi nuk është vetëm se elita politike pas Millosheviqit në Beograd ka dështuar të arrij marrëveshje rreth kushtetutës së re por se ata po tregojnë frikë ndaj idesë se ku do të shpie autonomia e Vojvodinës.
Mbështetja për konceptin e një shteti të centralizuar mbetet e fuqishme në Beograd, ku shumë besojnë se nuk do të jetë në interes të Beogradit të ofrohet autonomi e plotë për provincën veriore.
Ata nuk pranojnë se rajonalizimi do të përshpejtoj procesin e përgjithshëm për integrim në Evropë, sikur mbështetësit e autonomisë pohojnë.
Dy propozimet kushtetuese më serioze të ofruara nga qeveria e kryeministrit Vojisllav Koshtunica dhe presidenti Boris Tadic përfshijnë ofrimin e kompetencave legjislative, ekzekutive dhe disa gjyqësore për Vojvodinën, si dhe burime të pavarura të të ardhurave buxhetore.
Por edhepse qeveria e Koshtunicës është duke përpiluar një kushtetutë të re, ajo nuk ka përfshirë autoritetet e Vojvodinës në këtë proces, pasi ata nuk kanë përfaqësues në parlamentin e Serbisë.
Për të kompenzuar këtë, koalicioni qeverisës në Vojvodinë dërgoj tek të gjitha partitë relevante politike në Beograd qëndrimet e saja për pozitën e ardhshme kushtetuse të provincës, duke kërkuar garanca precize për statusin e saj, dhe mbi të gjitha, autonomi ekonomike.
Në veçanti, ata kërkuan që së paku një pjesë e taksave e mbledhur në territorin e saj të mbetet në Vojvodinë së bashku me të drejtën për të drejtuar çështjet e provincës, të cilat Millosheviqi i transferoj tek autoritetet qendrore.
Kërkesat janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë e provincës, pasi Beogradi për momentin kontrollon rreth 75 përqind të buxhetit komunal në Vojvodinë.
Një brengë tjetër është fakti se përfaqësuesit e grupeve minoritare nuk janë përfshirë në procesin e përpilimit të kushtetutës.
Një propozim nga partia më e madhe hungareze që kushtetuta e re të lejoj krijimin e nënrajoneve minoritare ka kaluar pa përgjigje.
Propozimet kushtetuese nga qeveria e Vojvodinës gjithashtu nuk kanë tërhequr vëmendjen e Beogradit.
Administrata e Vojvodinës beson se Beogradi thjeshtë po injoron këtë rajon. Niveli i komunikimit në mes të Novi Sadit dhe Beogradit është padyshim i dobët, duke u treguar nga fakti se që nga emërimi i Koshtunicës si kryeministër vitin e kaluar, ai vizitoj Vojvodinën tri herë por gjithmonë refuzoj të takoj përfaqësuesit e administratës së provincës.
Në këto rrethana, pozita përfundimtare e provinës në kushtetutën e re të Serbisë mund të mvaret nga presioni i Evropës dhe nga gadishmëria e Serbisë të përbush kriteret evropiane.
Asociacioni i Rajoneve të Evropës, AER, organizata më e madhe rajonale në Evropë, në të cilën Vojvodina bënë pjesë si anëtare, kohëve të fundit ka dërguar propozimet e saja tek qeveria e Beogradit, duke kërkuar që të garantoj liri legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në Vojvodinë, si dhe lejoj kontrollin mbi të ardhurat e rajonit.
Në fund, Serbia mund të kuptoj se nuk mund të veproj kundër përkushtimit të BE-së ndaj parimit të decentralizimit dhe rajonalizimit.
Duke marrë parasysh mungesën e dialogut dhe partneritetit në mes të Novi Sadit dhe Beogradit, administrata e Vojvodinës ka kuptuar se dimensioni evropian është përparësia e tyre dhe se Beogradi herët apo vonë duhet të pranoj se nuk mund të ndalë zhvillimin e autonomisë në provincë.
Zuzana Serences është gazetare e lirë nga Novi Sadi.
Ky është një nga artikujt mbi Vojvodinën si pjesë e Projektit për Trajnim dhe Raportim medial të BIRN, të mbështetur nga Ambasada Britaneze në Beograd.