KOMENT: 500 DITET E GJINGJIQ

Zerat per korrupsion dhe keq administrim te fondeve kane erresuar edhe disa arritje vertet te medha te administrates post Millosheviqit.

KOMENT: 500 DITET E GJINGJIQ

Zerat per korrupsion dhe keq administrim te fondeve kane erresuar edhe disa arritje vertet te medha te administrates post Millosheviqit.

Megjithese qeveria e kryeministrit Zoran Gjingjiq mund te kritikohet per shume gjera, ajo perfaqeson nje shkeputje te qarte nga e kaluara dhe nje levizje drejt demokracise dhe tregut te lire.


Nga rrenojat e trasheguara prej ish udheheqesit Sllobodan Millosheviq, qeveria e re ka vendosur bazat per reformen ekonomike dhe per nje anetaresim te mundeshem ne Bashkimin Europian, gjate 500 diteve te saj te para.


Keto arritje te rendesishme jane erresuar shpesh nga nje lufte e panderprere ndermjet Gjingjiq dhe rivalit te tij politik, presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica.


Sipas Partise Demokratike te Serbise, DSS, te Koshtunices, dhe partive te opozites - te cilet jane ish perkrahes te Millosheviqit - qeveria Serbe nuk ka bere as edhe nje hap te vetem drejt reformave te premtuara; ajo eshte e shqetesuar vetem per imazhin e saj politik; dhe eshte e perfshire nga nje korrupsion i madh.


Nje nga problemet e tjera te Gjingjiq eshte edhe trashegimia e varferise nga regjimi i kaluar. Sipas nje studimi te vitit 2000, mbi dy te tretat e popullsise jetonin ne ose nen nivelin e varferise dhe 18 perqind jetonin ne nje gjendje krejtesisht te mjeruar.


Nen drejtimin e Millosheviqit, paga mesatare mujore ka qene 107 marka Gjermane (53 euro) ndersa pensioni mesatar 75 marka (37 euro) - nje renie prej 80 perqind krahasuar me vitin 1990. Paga mesatare sot mbetet e ulet por eshte rritur ne rreth 130 euro, ndersa pensioni mesatar eshte rreth 100 euro.


Pensionet jane ulur dhjete perqind krahasuar me Dhjetorinm sepse ato nuk lidhen me me rritjen e rrogave - por te te pakten tani paguhen rregullisht.


Eshte e veshtire per publikun qe te largoje nga mendja iluzionin se do te kete nje zgjidhje te shpejte te problemeve ekonomike te Serbise dhe se standartet e jeteses do te mund te rikthehen shpejt ne nivelin e viteve 1990, kur Jugosllavia kishte nje Prodhim te Pergjitheshem Bruto, prej 2,700 dollare per fryme. Ne fundin e periudhes se Millosheviqit, kjo shifer ka arritur ne vetem 1,000 dollare.


I gjendur perballe nje vale kritikash ne prag te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi te caktuara per 29 Shtator, Gjingjiq ka thene se qeveria e tij ka arritur nje rritje te padiskutueshme te nivelit te jeteses.


Ai gjithashtu ka theksuar mbeshtetjen nderkombetare per reformat e ndermarra nga qeveria e tij, te cilat kane gjeneruar kredi te domosdoshme dhe shume ndihma financiare.


Analistet ekonomik pranojne se qeveria e Gjingjiq ka miratuar tre ligje teper te rendesishme - per taksat, privatizimin dhe tregun e punes - ne nje periudhe kohe te shkurter. Keto reforma, se bashku me ceshtjen e bashkepunimit me gjykaten e Hages, kane qene teper te rendesishme per te bindur komunitetin nderkombetar per te filluar bisedimet per dhenien e ndihmave dhe kredive per ekonomine e Serbise.


Ne muajin Mars dhe Prill te vitit te kaluar jane miratuar nje sere ligjesh mbi te ardhurat vetem dy muaj pas krijimit te qeverise. Taksat tani paguhen mbi te ardhurat e pergjitheshme, duke shmangur nje mundesi per evasion nepermjet raporteve fictive per fitime minimale. Per me teper, te gjitha te ardhurat buxhetore dokumentohen publikisht dhe asnje qytetar nuk perjashtohet nga detyrimet, gje e cila nuk ka ndodhur asnje here gjate periudhes se korruptuar te Millosheviqit.


Qeveria Serbe ka miratuar gjithashtu nje ligj teper te rendesishem per privatizimin ne fund te muajit Qershor te vitit te kaluar i cili ka mundesuar shkrirjen e "prones ne pronesi sociale", nje forme pronesie e cila eshte krijuar ne Jugosllavine e vjeter dhe e cila ishte provuar si e pasukseseshme, dhe qe nuk ekzistonte ne asnje vend tjeter te botes.


Synimi primar i legjislacionit per privatizimin eshte qe firmat te drejtohen nga pronaret e tyre te vertete. Deri tani, punonjesit e firmes kontrollonin formalisht firmen, por ne realitet sistemi lejonte ngritjen ne pergjegjesi dhe ne page te njerezve te paafte te cilet nuk mbanin asnje pergjegjesi. Nje menyre e tille e habiteshme drejtimi ka bere qe shume fabrika te shkaterrohen si pasoje e administrimit te keq, duke cuar ne kete menyre ne shkaterrimin e plote te sistemit industrial.


Investitoret e huaj nuk kane qene te gatshem te hyjne ne tregun Serb per sa kohe qe ata nuk lejoheshin te shkarkonin as edhe nje punonjes te vetem - edhe ata te cilet kishin marre leje te perhereshme.


Qeveria e re ka gjetur kurajon te shkurtoje 15,000 punetore te fabrikes se prodhimit te makinave Zastava ne Kragujevac. Rreth 10,000 punonjes te tjere jane shkurtuar si rezultat i vendimit te Bankes Kombetare te Jugosllavise per te likujduar kater bankat me te medha te vendit.


Ekonomistet llogarisin se nga 1.5 milion njerez te punesuar zyrtarisht ne vend, rreth nje e treta kane nje vend pune i cili eshte i tepert dhe duhet shkurtuar. Sipas te njejtave raporte, rreth 350,000 deri 500,000 njerez punojne ne menyre jo zyrtare ne te ashtuquajturen "ekonomi gri".


Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale te caktuara per ne Shtator dhe zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare ne vend, eshte e veshtire te imagjinohet qe qeveria te rrezikoje duke shkurtuar vende te tjera pune, pavaresisht se sa kuptim do te kishte nje gje e tille per reformen ekonomike.


Pasi ka ardhur ne pushtet, qeveria Serbe i ka shpallur lufte nje lobi te fuqishem i cili ishte pasuruar nepermjet importit te karburanteve, duke nxjerre nje dekret per importimin e nenprodukteve te naftes. Sipas ketij dekreti lejohej vetem importimi i naftes krudo dhe kjo i detyronte importuesit te perdornin rafinerite lokale, duke eleminuar ne kete menyre kontrabanden e karburanteve.


Autoritetet kane bere ndryshime te thella edhe ne ligjet e ndertimit, duke kercenuar me burgim deri ne tre vjet per pronaret e ndertimeve te ngritura pa lejet e nevojeshme.


Mashtrimet me lejet e ndertimit kane qene nje shembull i mungeses se ligjit ne vitet e sundimit te Millosheviqit, duke i hequr mundesine shtetit te siguronte te ardhura nga taksat dhe duke lejuar lindjen dhe forcimin e nje "mafia te fuqishme te ndertimit".


Qeveria ende duhet te beje me teper per te luftuar nje burokraci te korruptuar dhe kronike e cila zgjat me dashje kohen e dhenies se lejeve te ndertimit.


Nje sukses tjeter per qeverine e Gjingjiq ka qene edhe ulja e shkalles se inflacionit i cili eshte rritur ne shifra teper te larta ne periudhen e sundimit te Millosheviqit.


Te pakten nje pjese e merites per kontrollimin e ngritjes se cmimeve i takon guvernatorit te Bankes Kombetare te Jugosllavise, Mladjan Dinkiq, i cili ka reformuar sistemin, ka mbyllur bankat me te keqia, ka arritur konvertibilizimin e dinarit dhe ka siguruar mbajtjen stabel te kursit te shkembimit per dy vjet.


Nje dore e forte ne politiken monetare eshte shume e rendesishme per nje vend i cili ka jetuar prej vitesh nen kercenimin e inflacionit te pakontrolluar. Ne vitin 1993, qytetaret Serbe kane mbijetuar nje inflacioni prej disa milion perqind. Kete vit mendohet qe inflacioni te jete rreth 20 perqind.


Qeveria e Gjingjiq ka siguruar ndihma financiare nderkombetare per Serbine per here te pare qe prej dhjete vjetesh. Nga Tetori i vitit 2000 deri ne fund te Qershorit 2002, vendi ka marre dhe ka shpenzuar rreth 1.2 miliard dollare ndihme.


Autoritetet kane siguruar nje marreveshje te re tre vjecare me Fondin Monetar Nderkombetar, kredi te reja nga Banka Boterore dhe 280 milion euro per sistemin e shkaterruar te energjise. Fale ketyre ndihmave nderkombetare, Serbia ka mbijetuar per dy dimra pa nderprerje te medha te energjise.


Por pervec sukseseve te 500 diteve te kaluara, qeveria e Gjingjiq ka bere edhe disa gabime te renda.


Shume nga kritikat e opozites qendrojne. Per shembull, qeveria nuk ka arritur te largoje veten nga akuzat per korrupsion, te cilat kane hedhur nje hije dyshimi mbi drejtuesit e saj dhe kane penguar mbarevajtjen e punes se saj.


Gjingjiq nuk ka arritur te ndaloje renien e prodhimit industrial, i cili ka rene me 0.8 perqind ne krahasim me Qershorin e kaluar. Ai gjithashtu nuk ka mundur te shpjegoje as faktin qe eksportet jane rritur vetem me dhjete perqind ne dhumen prej 882 milion dollare, ndersa importet jane rritur me 30 perqind duke arritur ne 2.4 miliard dollare.


Kundershtaret thone se autoritetet nuk kane pasur vullnetin politik per te miratuar legjislacionin e duhur per te taksuar fitimet e siguruara ne menyre ilegale gjate sundimit te Millosheviqit. Ne muajin Maj te vitit te kaluar, nje ligj ambicioz eshte miratuar per kete qellim, ndermjet zerave se ai do te siguronte te ardhura prej nje miliard euro. Vetem 50 milion euro jane mbledhur deri tani.


Investitoret e huaj thone se sistemi gjyqesor eshte hallka me e dobet ne perpjekjet per reforma ekonomike. Ineficient, i tejkaluar nga koha dhe ende ne favor te debitoreve ndaj kreditoreve, sitemi i gjykatave eshte ende larg arbitrit te ndershem qe nevojitet per nje ekonomi kompetitive te tregut te lire.


Ka edhe deshtime te tjera ne procesin e reformave. Qeveria nuk ka arritur te miratoje nje numer ligjet te nevojeshme per plotesimin e reformave ekonomike te cilat tashme kane nisur, perfshire legjislacionin per rikthimin e kredive, falimentimin, ckombetarizimin dhe financimin e partive politike.


Duke pasur para sysh rremujen e trasheguar dhe reformat ekonomike te ndermarra, qeveria e Gjingjiq nuk ka aresye te frikesohet nga mbajtja e zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare per te cilat po insitojne DSS dhe opozita. Kjo qeveri ka siguruar rezultate konkrete dhe duhet te paraqitet para votuesve ne nje menyre te qarte dhe bindese.


Nese qeveria pranon se ajo nuk ka arritur te permbushe disa premtime dhe shpjegon aresyet per kete, kundershtaret e Gjingjiq mund te shohin se do tu levize toka nen kembe, sepse opozita ende nuk ka treguar se do te kishte bere gjerat ne nje menyre tjeter dhe do te kishte arritur rezultate me te mira.


DSS e Koshtunices ka vendosur te heqe dore nga roli i saj ne vendim marrje dhe eshte larguar nga qeveria. Persa i perket partive te opozites, ato kane qene ne pushtet gjate dekades se fundit, dhe e kane lene ish Jugosllavine si nje germadhe.


Biljana Stepanovic eshte nje analiste e ceshtjeve ekonomike ne te perjaveshmen e Beogradit NIN.


Africa, Balkans
Frontline Updates
Support local journalists