Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Koha, Simbol I Mbijeteses

Ne ditet e para te luftes, zyrat e gazetes kryesore te perditeshme te Prishtines u shkaterruan dhe te gjithe gazetaret e saj u shperndane. Por ekipi eshte mbledhur dhe kane rinisur punen ne ekzil, ndersa Shqiptaret e Kosoves kane perseri nje ze te tyre.
By Iso Rusi

Koha Ditore, gazeta kryesore e perditeshme e Shqiptareve te Kosoves, ka rinisur ne Maqedoni, vetem pak me shume se nje muaj pasi zyrat e saj ne Prishtine u dogjen nga forcat Serbe te sigurimit dhe redaktori i saj Baton Haxhiu gabimisht u njoftua se ishte ekzekutuar.


Numri i pare qe prej 22 Marsit u botua te Premten nga nje grup prej 23 gazetaresh qe punojne ne zyra te vogla ne Tetove dhe Shkup. Ata nuk kane as telefona, as fakse dhe as e-mail. Por ata kane nxjerre nje numer qe nuk bie poshte standarteve te zakoneshme profesionale te gazetes. "Pamja e padurueshme e Krimeve," nje artikull mbi krimet e vazhdueshme ne Kosove ishte kryeartikulli i pare.


Ekipi drejtohet perseri nga Haxhiu i cili arriti shendoshe e mire ne kufirin Maqedonas ditet e para te Prillit, vetem pak kohe pasi ishte njoftuar gabimisht per vdekjen e tij gjate nje konference shtypi te NATO-s ne Bruksel. Tridhjete e nje pjestare te tjere te stafit nuk dihen se ku jane.


Duke perdorur e-mail dhe Internetin e marre hua nga disa burime lokale, gazetaret e Haxhiut tani botojne nje gazete te perditeshme prej 16 faqesh e cila shperndahet falas per lexuesit Shqiptare ne kampet e refugjateve ne Maqedoni. Me mbeshtetjen financiare te qeverise Britanike dhe asaj Franceze dhe te donatoreve private, 10,000 kopje printohen ne Shkup dhe 25,000 kopje te tjera ne Frankfurt te cilat shperndahen ne popullsine Kosovare gjithnje ne rritje ne Europen Perendimore.


Ne javet e ardheshme, Koha Ditore "Daily Times" shpreson te rinise faqen e saj ne internet dhe te filloje shperndarjen e rreth 10,000 kopjeve per refugjatet nga Kosova te cilet gjenden neper kampe ne Shqiperine fqinje.


Rilindja e Koha eshte nje mbeshteteje e madhe per komunitetin e Shqiptareve te Kosoves, duke i dhene perseri ze nje populli te cilet per nje muaj ishin njohur si viktima pa emer. Por Haxhiu kerkon te minimizoje kete duke thene se ai thjesht po perpiqet te botoje nje gazete.


Nje nga qellimet kryesore te gazetes thote ai, eshte t’i japi nje sens te se vertetes Shqiptareve te Kosoves, duke u shpjeguar atyre se ata nuk do te kthehen ne shtepi brenda pak javeve. Por Haxhiu eshte i bindur se rikthimi do te behet relativisht shpejt: brenda dy muajve thote ai "te shoqeruar nga trupat e NATO-s".


Ne Kosove, Koha Ditore ishte bere gazeta kryesore e perditshme duke arritur te siguronte nje pjese te madhe te lexuesve ne te gjithe provincen.


Ne menyre te paevitueshme e prekur nga konflikti dhe nga debatet politike te lidhura me te, ajo megjithate eshte perpjekur te jete nje publikim gazetarie i pavarur dhe profesional i prodhuar nga nje staf ne moshe te re dhe teper entuziast.


Pak perpara fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s, Koha Ditore ndjeu peshen e ligjit te ri drakonian mbi Informacionin Publik ne Serbi dhe u gjobit me nje shume prej 26,800 USD per publikimin e nje deklarate te udheheqesit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves Hashim Thaci--megjithese kjo deklarate ishte shperndare nga agjensia e lajmeve BETA ne Beograd. Koha vendosi qe te nderpriste botimin ne vend qe te paguante gjoben. Dy dite me vone, me 24 mars, policia Serbe vrau rojen dhe dogji zyrat e Koha Ditore.


Iso Rusi eshte gazetar i Focus ne Shkup.


Shenim: Per te ndihmuar ne botimin e Koha Ditore kontaktoni Alan Davis Drejtor Programi ne IWPR.